Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë në mungesë për 30-vjeçarin Rilian Lala, i cili u arratisur mëngjesin e sotëm nga Komisariati Nr. 1 i Policisë së Tiranës.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se Gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” për 30-vjeçarin, për akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Ndërkohë, sa i përket akuzës për arratisje nga komisariati, gjykata pritet ta shqyrtojë në një moment të dytë, pasi dosja nuk ka mbërritur ende.



