Author: almakos

Ilustrim Një 79-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë plagëve të marra nga një aksident në rrugën magjistrale Kumanovë-Kriva Pallankë, transmeton Alsat. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 17:20 në vendin e quajtur “Livadi”. Makina e tipit “Citroen Berlingo” me targa të Kumanovës, e që po drejtohej nga 66-vjeçari L.M. nga Kumanova, ka goditur 79-vjeçarin B.M. nga Kumanova. Pas aksidentit B.M. fillimisht është shtruar në Qendrën Emergjente në Kumanovë, pas çka është transferuar në Qendrën Klinike në Shkup, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në ora 23:30.

Lexo më Shumë

Një rrobaqepësi është përfshirë nga flakës pak minuta më parë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Budi”, ku ka rënë zjarr në rrobaqepësinë e shtetasit E. Sh., 37 vjeç. Fatmirësisht nga flakët nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale. “Më datë 07.01.2021, rreth orës 11:00, në rrugën “Budi”, ka rënë zjarr në rrobaqepsinë e shtetasit E. Sh., 37 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale. Sherbimet e forcave zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më Shumë

Policia e rajonit të Shkupit mbrëmjen e djeshme ka arrestuar dy persona nga Shkupi të cilët dyshohet se kanë kryer vjedhje të rëndë. “Me 06.01.2021 policia ka arrestuar A.K. (28) dhe M.K.(28) nga Shkupi pasi të njëjtit dyshohet se rreth orës 17:50 kanë kryer vjedhje të rëndë në një shtëpi në bulevardin `Aradhet Partizane`”, thonë nga MBP. MPB njofton se pas dokumentimit të plot të rastit, kundër personave në fjalë do të parashtrohet padi konkrete.

Lexo më Shumë

45 është numri i rasteve pozitive me Covid-19 të regjustruara në dy ditët e fundit në qarkun e Beratit. Mes të prekurve me koronavirus regjistrohen 3 punonjës të administratës së bashkisë Berat. Infektime janë rishfaqur edhe në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ku janë konfirmuar pozitivë 2 efektivë policie dhe një punonjëse e administratës brenda këtij institucioni. Infektiktimet kanë vijuar edhe në disa shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në qarkun e Beratit, edhe pse shkollat vijojnë të jenë të mbyllura. 1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Velabisht dhe 1 nxënës në shkollën jo publike “Irfan Ngjeqari” në Berat rezultojnë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në 24 orët e fundit janë sanksionuar 149 vozitës në Shkup, prej të cilëve 15 për vozitje me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 24 për vozitje pa patentë shoferi, 19 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara., transmeton Alsat. Tre gjoba janë vendosur për vozitje nën ndikim të alkoolit, 11 për përdorim të telefonit celular, dy për parakalim të parregullt si dhe pesë gjoba për kalim në semafor të mbyllur. MPB apelon tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit e qëllim që të rritet siguria në trafik.

Lexo më Shumë

Djali i Përparim Ademit, autorit të vrasjes së dy motrave Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani është kërcënuar pasditen e djeshme me jetë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se në telefonin e djalit Kristo Ademi i ka ardhur një mesazh kërcënues në rrjetet sociale nga një profil që i thoshte se do e vriste. Menjëherë 21-vjeçari ka bërë kallëzim në komisariatin nr.2 dhe Policia po punon për të identifikuar autorin e mesazhit kërcënues. Ditën e fundit të 2020, Pëparim Ademi vrau dy motrat Bardhi dhe Metani me të cilat prej kohësh kishte lidhje, madje ka dyshime të forta se i shfrytëzonte për prostitucion…

Lexo më Shumë

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur si datë të zgjedhjeve të parakohshme 14 shkurtin e 2021. Osmani thotë se tashmë me këtë vendim i takon KQZ-së që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin. Ajo shpreson që ky proces zgjedhor të shërbejë për avancimin e mëtejshëm të demokracisë në vendin tonë. STATUSI NGA VJOSA OSMANI Duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. KO-95/20, si dhe pas diskutimit me partitë parlamentare dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kam marrë vendim të shpallë zgjedhjet dhe të caktojë 14 shkurtin…

Lexo më Shumë

Në kuadër të vizitës së sotme zyrtare të delegacionit shqiptar në Ankara, Turqi dhe në vijim të nënshkrimit të Marrëveshjes së Partneritetit Strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë, Ministrja Evis Kushi dhe homologu i saj turk Ziya Selçuk kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e arsimit. Në thelb të kësaj marrëveshjeje është rritja dhe promovimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë e Turqisë në një sërë fushash, duke filluar me nxitjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit dhe botimeve shkencore në fushat e arsimit; si dhe shkëmbimin e akademikëve, ekspertëve të arsimit, mësuesve, studentëve dhe nxënësve. Shkëmbimi i përvojave…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 452 testime për Kovid dhe prej tyre 622 kanë rezultuar pozitivë me virusin, ose 25 për qind e testeve të kryera. Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 1 689 pacientë, ndërsa e kanë humbur betejën me virusin 12 pacientë. Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë kryer 409 991 testime dhe prej tyre 85 328 kanë rezultuar pozitivë, kurse viktimat deri më sot janë 2 571. Për momenti aktivë me koronavirusin në vendin tonë janë 16 964.

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme bën me dije për Alsat se ka gjobitur 8 persona me nga 20 euro secili për mbledhjen e funksionarëve të BDI-së për ditëlindjen e liderit të tyre, Ali Ahmeti dy ditë më parë.Alsat ka mësuar nga burime në Ministrinë e Brendshme se 8 urdhra pagese me nga 20 euro secila janë dërguar tashmë për disa nga të ftuarit në zyrën e Artan Grubit. Midis tyre janë lideri Ali Ahmeti, nikoqiri Grubi, si dhe për Bujar Osmanin.Ditëlindja e 62-të e Ali Ahmetit dhe hapja e zyrave në ndërtesën e re stil barok prej 14 milion eurosh, ku do…

Lexo më Shumë

Restaurimi i Xhamisë së Plumbit në Shkodër wshtw nw mesin e marrëveshjeve të nënshkruara sot në Ankara mes Shqipërisë dhe Turqisë Një gjë e tillë është përshëndetur edhe nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti. “Do ta quaja një fillim të mbarë dhe një ogur të mirë, që një nga punët e para të këtij viti të ri lidhet me restaurimin e shtëpisë së Zotit. Por Xhamia e Plumbit nuk është thjesht një objekt kulti. Ajo është pjesë e trashëgimisë sonë kulturore.  Ndaj dhe Marrëveshja që nënshkruam sot në Ankara, mes Drejtorisë së Përgjithshme të Fondacioneve të Ministrisë së Kulturës dhe…

Lexo më Shumë