Një rrobaqepësi është përfshirë nga flakës pak minuta më parë në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Budi”, ku ka rënë zjarr në rrobaqepësinë e shtetasit E. Sh., 37 vjeç. Fatmirësisht nga flakët nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.
“Më datë 07.01.2021, rreth orës 11:00, në rrugën “Budi”, ka rënë zjarr në rrobaqepsinë e shtetasit E. Sh., 37 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale.
Sherbimet e forcave zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.



