Author: almakos

Pas pushimeve të vitit të ri sot ka rinisur viti i ri shkollor në të gjithë Shqipërinë. Kryebashkiaku i Tiranës ka postuar disa fotografi nga shkolla “Fan Noli” në kryeqytet, ku policët bashkiakë kanë ndihmuar kalimin e nxënësve në vijat e bardha. Po kështu, policët bashkiakë kanë ndihmuar qarkullimin e automjeteve në zonat e nevojshme ku reshjet e shiut e kanë vështirësuar këtë proces. “Suksese dhe na krenoni me 10-ta”, shkruan kryebashkiaku në “Facebook” duke i uruar nxënësit për rinisjen e vitit shkollor.

Lexo më Shumë

Para 27 prillit të përgjakshëm, VMRO-DPMNE-ja negocioi në mënyrë aktive për të formuar  qeveri të gjerë. Nuk kishte marrëveshje, por duhej të ishte përbërje që do të përshpejtonte rrugën e vendit drejt BE-së dhe NATO-s, tha ish ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov në rolin e dëshmitarit. Tha se nuk kishte qenë kurrë në protestat “Për  Maqedoni të përbashkët” kurse VMRO – DPMNE nuk ishte organizatore. Më 27 prill, ka qenë në Parlament dhe në vend të koalicionit të gjerë, ndodhën ngjarjet e përgjakshme. Ai nuk shpjegoi pse nuk kishte marrëveshje, megjithëse ai personalisht negocioi me LSDM dhe partitë e tjera.…

Lexo më Shumë

Ashtu si ishte lajmëruar, në orën 15:00 ka nisur vaksinimi në vendin tonë. E para që ka bërë vaksinën anti-COVID ka qenë shefja e Infektivit, Najada Çomo. Pas saj menjëherë është vaksinuar edhe kryeministri Rama. Pas disa pyetjeve procedurë përpara vaksinën, ai ka hequr këmishën dhe ka bërë vaksinën e Pfizer në krah të majtë.

Lexo më Shumë

Banorët e Strugës tashmë disa ditë po përdorin ujë të turbulluar. Nëse deri para vetëm dhjetë ditësh qyteti dhe zona përreth kishin problem me mungesën e ujit, tani për shkak të reshjeve të mëdha, uji nga e premtja nuk është i pijshëm dhe ka marrë ngjyrë kafe. Banorët e Strugës janë të revoltuar dhe kërkojnë përgjegjësi nga autoritetet në komunë. “Nuk është i pijshëm. Pas shiut është turbulluar. Nuk lejohet kjo. Duhet rregulluar disi. Kush duhet të përgjigjet? Thonë se është krizë për ujë, se është mot i thatë.” “Kompetente është Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe kanalizim”. Faturat i sjellin kur…

Lexo më Shumë

Austria është vendi që i dha Shqipërisë 975 dozat e para të vaksinës anti-Covid. Gjatë konferencës vetë Rama refuzoi që të bënte publik shtetin nga ishin siguruar dozat e para të vaksinës Pfizer, duke qenë se kjo kishte qenë një nga kërkesat e palës tjetër. Por, pak kohë më parë autoritetet austriake deklaruan se 5% të pakicave, pra vaksinës do ta shpërndanin për vendet e Ballkanin Perëndimor, mes tyre edhe Shqipëria. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama kritikoi ashpër BE, duke thënë se e mendoi vetëm për vete dhe jo për Ballkanin.

Lexo më Shumë

Komisioni kuvendit për çështje të mandatit dhe imunitetit në seancën e sotme ka konfirmuar listën e kandidatëve të paraqitur për kryetar dhe anëtarë të KSHZ-së, ndërkohë që me propozim të BDI-së, Naser Ziberi me shtatë vota për është konfirmuar si propozim-kandidat për Avokat të Popullit.Në konkursin për Avokat të popullit, që u shpall në fund të nëntorit u paraqitën katër kandidatë. Ndërkohë sot deputetja e BDI-së Arta Zendeli propozoi Naser Ziberi të konfirmohet si kandidat për Avokat të Popullit i Komisionit për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit. Pas kësaj reaguan Aleanca për Shqiptarët dhe Aletrnativa. Surija Rashidi nga Aleanca për…

Lexo më Shumë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka prezantuar planin e vaksinimit ndaj COVID-19  në Shqipëri që nis nga sot. Manastirliu tha se sot fillon vaksinimi për mjekët dhe infermierët dhe më pas të moshuarit që jetojnë në institucionet e kujdesit shëndetësor apo shtëpitë e të moshuarve. Manastirliu ka theksuar se në Shqipëri do të ketë një vaksinim të kombinuar që do të përfshijë njëkohësisht disa grupe të riskuara. ”Më lejoni t’ju bëj prezent planin e vaksinimit. T’ju prezantoj me punën intensive të bërë nga ekspertët, gjithashtu dhe nga dy komitetet e vaksinimit dhe imunizimit. Këto komitete kanë ekspertët më të mirë…

Lexo më Shumë

Pas PD edhe LSI kallëzon në SPAK drejtuesit më të lartë të Partisë Socialiste, duke nisur nga kryeministri Edi Rama, ministi Ahmetaj, kryebashkiaku Veliaj deputetë, kryebashkiakë dhe drejtorë. Në padinë e dorëzuar sot nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari në SPAK, emrat e sipërpërmendur akuzohen se po përdorin funksionin publik për interes elektoral. Sipas LSI, të gjithë emrat e kallëzuar prej tyre janë përfshirë në veprime të kundraligjshme, duke konsumuar elementë të shpërdorimit të detyrës si dhe përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike apo zgjedhore. Në kallëzim theksohet se këta individë më shumë se njëherë me veprimet…

Lexo më Shumë

Një sasi prej 540 mijë paketash cigaresh është sekuestruar gjatë ditës së sotme, në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit, të cilat po kontrabandoheshin përmes një trajleri me targa serbe. Sipas përllogaritjeve nëse kjo sasi do të hidhej në treg, detyrimi doganor i mungur do të ishte 86.6 milonë lekë, ndërsa penaliteti 260 milion lekë. Në lidhje me këtë ngjarje është shpoallur në kërkim administratori me inicialet S.S., i shoqërisë “Plus International”, të cilës i përket trajleri me targa serbe, si dhe babai i tij. Njoftimi i plotë: Strukturat e Administratës Doganore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit sekuestruan një…

Lexo më Shumë

-Toni i Sofjes në lidhje me bllokimin bullgar të rrugës evropiane për në Maqedoninë e Veriut diktohet nga anëtari i koalicionit qeverisës, partia e ekstremit të djathtë VMRO – Lëvizja Kombëtare Bullgare e ministrit të Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov”, tha ish ministri i Jashtëm grek Nikos Kocias, në një intervistë për “Euroaktiv”, transmeton Alsat. “Bullgaria nuk e kupton që në Maqedoninë e Veriut ka lindur një komb i ri, i cili ka gjuhën e vet. Në vend që ta respektojë atë dhe të kontribuojë për paqen dhe miqësinë e popujve të rajonit, Bullgaria po vepron në mënyrë destabilizuese, duke pretenduar të…

Lexo më Shumë

Ditën e sotme do të nisë në Shqipëri vaksinimi i personave të parë anti-Covid .Kamera e Neës24 ka hyrë sot brenda ambienteve të stadiumit “Air Albania” ku janë krijuar 60 qendra të posaçme për pacientët e parë që do të vaksinohen. Mësohet po ashtu se përgatitjet në këto ambiente janë drejt përfundimit që gjithçka të jetë gati e të nisë rreth pasdites procesi i vaksinimit. Ashtu siç ishte njoftuar edhe më herët, të parët që do të vaksinohen janë mjekët dhe infermierët, Mësohet gjithashtu se doza e dytë e vaksinës mund të merret pas 21 ditësh.

Lexo më Shumë

Nivelet e lumenjve janë rritur në mënyrë drastike pas reshjeve të shiut që kanë kapluar vendin ditëve të fundit. Në disa lumenj është regjistruar nivel gjashtë herë mbi mesataren e zakonshme gjatë muajit të janarit. Sipas matjeve hidrologjike të sotme, më shumë ujë është regjistruar në lumin Vardar, Treskë, Lepenec, Pçinja, Babuna, Bregalnicë, Strumicë, Crna dhe Sateska. Asnjë nga lumenjtë nuk është nën mesataren, ndryshe nga liqenet, gjendja e të cilave ka ndryshuar pak. Liqeni i Ohrit dhe Prespës mbetet ende nën vlerat mesatare. “Paralajmërojmë për lëvizje të kujdesshme përgjatë rrjedhave ujore si dhe grykave për shkak të mundësisë për…

Lexo më Shumë