Komisioni kuvendit për çështje të mandatit dhe imunitetit në seancën e sotme ka konfirmuar listën e kandidatëve të paraqitur për kryetar dhe anëtarë të KSHZ-së, ndërkohë që me propozim të BDI-së, Naser Ziberi me shtatë vota për është konfirmuar si propozim-kandidat për Avokat të Popullit.
Në konkursin për Avokat të popullit, që u shpall në fund të nëntorit u paraqitën katër kandidatë. Ndërkohë sot deputetja e BDI-së Arta Zendeli propozoi Naser Ziberi të konfirmohet si kandidat për Avokat të Popullit i Komisionit për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit. Pas kësaj reaguan Aleanca për Shqiptarët dhe Aletrnativa. Surija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët kërkoi që të ndërpritet seanca për zgjedhje e Avokatit të Popullit dhe të bisedohet për kandidat tjetër i cili do të propozohej nga partitë opozitare shqiptare. Nga koalicioni ASH-AAA theksojnë se Ziberit i është premtuar ky post që para zgjedhjeve, kur pranoi që të jetë kandidat i BDI-së për kryeministër.
Data 04.08.2026
Aktuale
- Denoncimi i Berishës: 8.5 mln euro i janë kaluar sot Ermal Beqirit me urdhër të Ramës
- Nikolloski: Aksi më i vështirë i autostradës Kërçovë-Ohër do të lëshohet në muajt e ardhshëm
- Nikolloski: Aksi më i vështirë i autostradës Kërçovë-Ohër do të lëshohet në muajt e ardhshëm
- Vala e të nxehtit: Mbi 200 thirrje në ditë në Ndihmën e Shpejtë
- IAEA: Centrali i Zaporizhzhya-s humbi furnizimin e jashtëm me energji për herë të 24-t gjatë konfliktit
- Konsullata serbe në Shkodër dhe varret masive në Veri të Kosovës!
- Abdixhiku, Osmani dhe Haziri hyjnë në takim te Kurti
- “Po privatizon tenderat”/ Denoncimi i Salianjit: Rama po bën “Kayo 2”, sektori i shëndetësisë në dorë të Ron Yeffet




