Author: almakos

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se imuniteti i tufës kundër koronavirusit, nuk ka shumë të ngjarë të zhvillohet këtë vit, përkundër fushatave të vaksinimit që kanë nisur në disa vende. “Edhe kur vaksinat të fillojnë t’i mbrojnë më të cënueshmit, ne nuk do të arrijmë nivele të imunitetit të popullsisë ose imunitetit të tufave në vitin 2021”, tha shkencëtarja e OBSH-së, Soumya Swaminathan. “Edhe nëse kjo ndodh në disa vende, njerëzit në të gjithë botën nuk do të jenë të mbrojtur”,  shtoi ajo. Nga Evropa në Amerikë dhe Azi, virusi ka qenë i ashpër, pavarësisht masave të izolimit që synojnë…

Lexo më Shumë

Në spitalin privat “Pllodnost” në Manastir është kryer ndërhyrja e parë laparaskopike gjinekologjike te një paciente 52 vjeçare me kancer në endometriumin e mitrës. Përmes ndërhyrjes laparaskopike është bërë heqja e mitrës, vezorëve dhe gjëndrave limfatike. Ndërhyrja e tillë tejet e ndërlikuar është operacioni i parë i këtij lloji i bërë në Maqedoni. Ndërhyrja ka zgjatur 3 orë e gjysmë. Pacientja pas tre ditësh kurim në spital, është lëshuar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore. Ekipi që bëri ndërhyrjen më të ndërlikuar në Maqedoni është i përbërë i nga vëllezërit Hristijan dhe Sinisha Tërpçevski, anesteziolog Filip Trajkovski dhe të…

Lexo më Shumë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se janë regjistruar 4 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit.  Sipas njoftimit ditor për situatën epidemiologjike, janë testuar edhe 1.751 mostra, prej të cilave janë konfirmuar 279 raste pozitive. Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 54.261 të prekur nga sëmundja COVID-19. Prej tyre 1.387 pacientë kanë vdekur ndërsa 47.079 janë shëruar.

Lexo më Shumë

Gjykata e Kukësit ka shqyrtuar sot kërkesën ndaj këngëtares Fjolla Morina. Gjykata ka vendosur dërgimin për gjykim të çështjes në ngarkim të shtetases Fjolla Morina, e akuzuar për kryerjen e veprës penale trafikim i armëve dhe municionit parashikuar nga neni 278/A/1 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Në të njejtën seancë Gjykata e Kukësit ka vendosur pushimin e ndjekjes penale te shtetasve Fisnik Syla dhe Fitim Muji. Pra, këngetarja Fjolla Morina shkon si e akuzuar e vetme dhe jo në bashkëpunim. Burime bëjnë të ditur se këngetarja Fjolla Morina e përfaqësuar nga avokatja e saj Aurora Guska, i ka…

Lexo më Shumë

Në afat prej dy muajsh, kamp shtëpizat e vendosura pranë Liqenit Treska duhet të tërhiqen. Këtë urdhër, Komuna e Sarajit u kumtoi pronarëve të kamp shtëpizave që tashmë sa vjet janë qiraxhinj në këtë vend. Mirëpo, këto të fundit nuk pajtohen me këtë vendim të komunës duke kërkuar zgjidhje të problemit ndërsa për të martën kanë paralajmëruar edhe protesta. Liqeni Treska bashkë me kampet është e qytetarëve të Shkupit. Të mos kuptohemi gabimisht, të mos politizohet, kërkojmë zgjidhje të qetë. Kjo është e pakuptimtë, ku do ti dërgojmë këto kamp shtëpiza. Tashmë 5 vjet bëjmë luftë të mbajmë takime, kemi…

Lexo më Shumë

Vlora është qyteti i dytë ku do të nisë vaksinimi anti-Covid. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se vaksinimi do të nisë të shtunën dhe po shihet mundësia e dy ambienteve, i pari është holli i stadiumit të futbollit Flamurtari dhe një tjetër ambientet është ai i palestrës së basketbollit. Të parët që do të vaksinohen janë bluzat e bardha, ndërsa ende nuk dihet numri i dozave që do arrijnë në Vlorë.

Lexo më Shumë

Artan Grubi nuk mund ta arsyetoj mos zgjidhjen e problemeve të qytetarëve me zhvendosjen e ministrisë së tij tek një ndërtesë luksoze të ndërtuar nga Nikolla Gruevski. Kështu tha për Alsat kryetari i grupit parlamentar të BDI-së Izet Mexhiti, i cili ende është në pritje të përgjigjeve nga Grubi lidhur me pyetjet të tij në seancën parlamentare. Mexhiti thotë se ministrat e BDI-së duhet ta keni fokusin tek problemet e qytetarëve, e jo tek luksi personal i tyre. Mexhiti thotë se largimi nga ndërtesa e qeverisë në objekt të ri paraqet ikje nga vendi ku zgjidhen problemet. Pra është zhvendosje…

Lexo më Shumë

Në momentin kur prindërit ndahen nga jeta për fëmijët është një shok emocional dhe si asnjëherë më parë kanë nevojë për të afërm, që t’i ngushëllojnë e t’u bëhen krah. Por, për personazhin e sotëm në emisionin “Me zemër të hapur”, në Neës24, ky shok ka qenë edhe më i rëndë. Pas humbjes së babait, ajo e gjeti veten në rrugë, pasi halla i mori shtëpinë. Kjo është historia e 34-vjeçares Flutura Sefa, e cila edhe para kësaj ngjarjeje ka jetuar një jetë plot drama. Me prindër të divorcuar sa në dyer të shtëpisë së fëmijës e sa në derën…

Lexo më Shumë

“Që nga e shtuna e kaluar, telefoni i tij është i fikur dhe i paarritshëm”, kështu shkruajnë mediat italiane një ditë pas lajmit të bujshëm të arratisjes së trafikantit shqiptar të drogës, Moisi Habilajt, nga një banesë në provincën e Katanias, ku ndodhej nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. 43-vjeçari shqiptar mbahej në mbikëqyrje me byzylyk elektronik, pasi ishte dënuar me 15.5 vite burg, ndërsa dje kur policia ka shkuar për ta rikthyer në burg, ai nuk është gjetur në banesë. “Misteri i fundit në lidhje me trafikantin shqiptar të drogës Moisi Habilaj kalon nga një apartament i vogël në…

Lexo më Shumë

Voltiza Duro – Pandemia COVID-19 ka sjellë rënien më të madhe ekonomike në vend, rënie që Shqipëria e kishte kaluar për herë të fundit në vitin 1997. Kjo është deklarata e bërë nga eksperti dhe pedagogu i ekonomisë, dr Klodian Muço gjatë një interviste në “Gazeta Shqiptare” ku analizon bilancin ekonomik të 2020-ës dhe pritshmëritë për vitin 2021. Sipas tij shqiptarët sot janë  7% më të varfër se në 2019, e përgjatë 2020 varfëria ekstreme u rrit me rreth 5%, ndërsa personat që jetojnë në varfëri, me më pak se 5.5$ dollar në ditë kaluan në 41.5%. Muço shpjegon se…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë ditës së sotme ka realizuar takim me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe me pjesëtarë të personelit mjekësorë ushtarak në vend. Filipçe njoftoi se një ekip i personeli mjekësorë ushtarak do të trajnohet në Norvegji, pas çka së bashku me kolegët norvegjezë do të shërbejnë në misionin e NATO-s në Afganistan “Mbështetja e Vendosur”, transmeton Alsat. “Ky projekt është i rëndësishëm për të gjithë vendin sepse anëtarësimi në NATO nënkupton gjithashtu zhvillimin e ekipeve mjekësore për ndërhyrje të shpejtë. Nga pjesëmarrja e ekipit tonë mjekësor në mision do të përfitojë i gjithë sistemi shëndetësor…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pushimin e çështjes për hetimin e hapur për pistoletën tip ‘’Glock’’ të gjetur në banesën e biznesmenit Eugert Lazaj, pasi rezultoi se ishte përdorur edhe në vrasjen e bujshme të 2018 në ish-Bllok. Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se nuk ësthë vërtetuar dot se si arma përfundoi në banesën e biznesmenit të vetëvrarë, ndërkohë që pistoleta më parë i përkiste Redi Popeskut. Gjithsesi Gjykata do të marrë vendimin nëse do e pranojë apo jo kërkesën e prokurorisë për këtë pistoletë e cila rezulton të jetë përdorur në një nga vrasjet më të bujshme të…

Lexo më Shumë