Vlora është qyteti i dytë ku do të nisë vaksinimi anti-Covid.
Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se vaksinimi do të nisë të shtunën dhe po shihet mundësia e dy ambienteve, i pari është holli i stadiumit të futbollit Flamurtari dhe një tjetër ambientet është ai i palestrës së basketbollit.
Të parët që do të vaksinohen janë bluzat e bardha, ndërsa ende nuk dihet numri i dozave që do arrijnë në Vlorë.



