Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka zbuluar nga dosja hetimore e SPAK një dëshmi shumë të rëndësishme të tre vëllezërve të mitur që kanë parë autorët e atentatit të Shkozetit në 2019 teksa braktisnin automjetin. Të miturit ishin në tokën e tyre kur automjeti me dy persona, një prej të cilëve dyshohet të ishte Redjan Rraja ndalon dhe heqin kapuçat si dhe lënë armët në sediljen e pasme. Më pas vjen një automjet tjetër nga Durrësi, dhe një prej personave që zbret kërcënon Rrajën me fjalët ‘’Do të të pres fytin’’, sipas të miturit. Nga…
Author: almakos
Qeveria do t’i marrë të gjitha hapat e nevojshëm për ta mbrojtur rajonin e Ohrit sipas rekomandimeve të UNESKO-s. Ministri i transportit Bllagoj Boçvarski, shprehet se nëse autoritetet lokale nuk kanë vullnet për t’i zgjidhur problemet, atëherë Qeveria do t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm. Së shpejti në seancë qeveritare do të shqyrtohet raporti i plotë i UNESKO-s, ku rekomandohet që rajoni i Ohrit të evidentohet në listën e trashëgimisë kulturore botërore në rrezik. – Advertisment – Ajo që është e nevojshme është koordinimi i fortë midis të gjitha instancave qeveritare dhe institucioneve qendrore dhe atyre lokale që kanë kompetencat e…
Prokuroria e Tiranës ka reaguar pas skandalit në COVID 2 ku u zbulua një rast mashtrimi dhe korrupsioni me një paciente të sëmurë që ndërroi jetë më 25 dhjetor nga koronavirusi. Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë ka regjistruar P.p.nr.281 datë 13.01.2021 në ngarkim të shtetases Tire Alldervishi për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2 te Kodit Penal. Sipas Prokurorisë, shtetasja Eltjana Sinanaj, e cila ka bërë kallëzim penal ndaj shtetases Tire Alldervishi e datëlindjes 15.03.1962 pasi sipas saj, i ka marrë disa shuma parash të konsiderueshme për t’i shërbyer mamasë së kallëzueses,…
Institucionet dhe organet e pavarura rregullatore vazhdojnë të politizohen me emërimin e personave me të kaluar politike në krye të tyre. Rastet e fundit me propozimin e anëtarëve të rinj të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi, ai me Avokatin e popullit dhe ai me KSHZ-në ngjallën reagime në opinion. Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi bën thirrje që anëtarët e Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi të votohen sa më shpejtë edhe pse një pjesë e atyre që janë propozuar hedhin hije mbi misionin e tyre. Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi kërkon që Kuvendi urgjentisht ta votojë përbërjen e re të Komisionit…
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Shkodër, ku mbetën të plagosur dy vëllezër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit në ambientet e një bar-kafeje, ndërsa është arrestuar njëri prej autorëve. Në pranga ka rënë 36-vjeçari A. D., ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij, shtetasi M. D., 32 vjeç. Njoftimi i policisë: Dokumentohet ngjarja e ndodhur në datën 11.01.2021, në lagjen “Mark Lula”, ku mbetën të plagosur dy vëllezër. Arrestohet autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje, shpallet në kërkim vëllai i tij. Strukturat e Komisariatit të Policisë…
Dyndje të qytetarëve para Gjykatës Civile në Shkup janë bërë sot për të siguruar një dokument. “Të paktën një metër rrini larg! Vetëm neve na shtynë një metër a këta qëndrojnë këtu. Mos u shtyni! T’i a mos je më i mençuri nga të gjithë këtu sot? Unë! Po ju. Unë për herë të parë po flas. Radhë nuk po mund të mbajnë as gardianët, durimi i qytetarëve ka arritur kulmin dhe secili shtyhet për të hyrë brenda godinës. Në çdo fillim vit qytetarët që gëzojnë të drejtën e ndihmës për fëmijën e tretë, duhet të rinovojnë dëshminë se nuk…
Është pezulluar nga puna efektivi i SHÇBA-së Ardit Zenelaj, i cili u nxori armën disa punonjësve të Policisë Bashkiake. SHÇBA njofton se ndaj Zenelajt ka nisur hetimi disiplinor, ndërsa inkurajon qytetarët që të bëjnë denoncimet pranë kësaj strukture. TIRANË – PEZULLOHET EFEKTIVI I SHÇBA, I PËRFSHIRË NË KONFLIKT, DERI NË PËRFUNDIM TË HETIMEVE Drejtoria e Përgjithshme e SHÇBA pas marrjes në dijeni të një konflikti të ndodhur mes një punonjësi të SHÇBA dhe disa punonjësve të Policisë Bashkiake Tiranë, vendosi pezullimin nga detyra, si edhe fillimin e ecurisë disiplinore për shkelje të rëndë ndaj Nd/specialistit të përfshirë në këtë konflikt,…
Deputeti i ASH-së Elmi Aziri sot kritikoi ashpër pushtetin aktual të udhëhequr nga LSDM-ja duke theksuar se slogani i kësaj partie “një shoqëri për të gjithë” është vetëm farsë dhe se në fakt kjo parti ka qenë dhe mbetet nacionaliste. Këto komente Aziri i bëri derisa iu përgjigj ministrit të brendshëm i cili kohë ë parë sipas tij ka deklaruar se opozita shqiptare nuk di se çfarë kërkon s ai përket ligjit për shtetësi.“Ministri i Brendshëm dje përsëriti qëndrimin e tij se ne nuk dimë çfarë kërkojmë me ligjin për shtetësinë. Jo ministër, ne gjithsesi se e dimë se çfarë…
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga atentati i nëntorit të 2019 ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku i vdekur mbeti shoferi i tij Andi Maloku. Sipas Lalës, shënjestër ishin të gjithë, si prokurori Arjan Ndoja, si Aleksandër Laho apo i njohur ndryshe si ‘’Rrumi i Shijakut’’, ashtu dhe Andi Maloku. SPAK tashmë ka mbyllur hetimet teksa të pandehur janë marrë zyrtarisht Redjan Rraja si koka e grupit kriminal dhe autor aktiv i ngjarjes, por edhe Arjol Halilaj, pjesë e grupit dhe ndihmës në atentat. Mister mbetet ende motivi se pse ka ndodhur ky atentat. Pikërisht ky atentat ndodhi…
Karnavali i Vevçanit, i cili është i vjetër plotë 1400 vjet, për shkak të pandemisë këtë vit nuk do të realizohet. Sot Vevçani është nën kontroll të rreptë të forcave policore, megjithatë banorët thonë se do të vetorganizohen për të shënuar këtë ditë. Nga ana tjetër autoritetet komunale apeluan që të mos ketë grupime dhe të respektohen masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.
Një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Milot. Burimet zyrtare bëjnë me dije se rreth orës 12:10 në rrethana të paqarta është plagosur shtetasi Ylli Ibrahimi. 45-vjeçari është transportuar menjëherë në spital ku po merr mjekimin. NJOFTIMI NGA POLICIA Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 12:10, në Milot,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Y.I., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P.…
Kreu i opozitës Hristijan Mickoski kërkon nga shumica parlamentare që të tërheq propozim/ligjin për regjistrimin e popullsisë, në të kundërtën paralajmëroi grumbullimin e firmave të qytetarëve për të parashtruar një propozim/ligj në kuvend përmes të cilit do të kërkohej anulimi i ligjit për regjistrimin e popullsisë.“VMRO-DPMNE-ja ka sjell këtë konkluzion, që menjëherë shumica parlamentare ta tërheq ligjin për regjistrimin nga procedura parlamentare dhe të organizoj debate që të mund të gjejmë një zgjidhje se si do të duket ky propozim, në të kundërtën VMRO-ja do të organizohet me të gjithë qytetarët që të siguroj firmat për anulimin e këtij ligji.…

