Kreu i opozitës Hristijan Mickoski kërkon nga shumica parlamentare që të tërheq propozim/ligjin për regjistrimin e popullsisë, në të kundërtën paralajmëroi grumbullimin e firmave të qytetarëve për të parashtruar një propozim/ligj në kuvend përmes të cilit do të kërkohej anulimi i ligjit për regjistrimin e popullsisë.
“VMRO-DPMNE-ja ka sjell këtë konkluzion, që menjëherë shumica parlamentare ta tërheq ligjin për regjistrimin nga procedura parlamentare dhe të organizoj debate që të mund të gjejmë një zgjidhje se si do të duket ky propozim, në të kundërtën VMRO-ja do të organizohet me të gjithë qytetarët që të siguroj firmat për anulimin e këtij ligji. Për këtë i ftojmë të gjithë qytetarët pa dallim, përcaktimit politik, etnik e fetarë. VMRO-ja do të filloj iniciativë për të dorëzuar propozim/ligj në kuvend përmes të cilit do të kërkohet shlyerja e ligjit për regjistrim”, tha Mickoski i cili njëherit akuzoi shumicën parlamentare dhe për keqpërdorim të flamurit evropian gjatë parashtrimit të ligjeve.
Mickoski njëherit numëroi disa vende të cilat për shkak të pandemisë me koronavirus kanë anuluar procesin e regjistrimit.
Data 04.08.2026
Aktuale
- “Koha për llogaridhënie”! Protestuesit i lënë mesazhin e fortë Ramës në Bulevard (FOTO)
- Protestuesi ngre tonet, thirrje kreut të SPAK-ut: Nëse nuk arreston Ramën dhe Ballukun, jep dorëheqjen!
- Protestuesi: SPAK të hetojë politikanët e korruptuar, janë me vila luksoze. Kolona nga Diaspora do i bashkohet protestës
- Vala e të nxehtit: Mbi 200 thirrje në ditë në Ndihmën e Shpejtë
- Denoncimi i Berishës: 8.5 mln euro i janë kaluar sot Ermal Beqirit me urdhër të Ramës
- Nikolloski: Aksi më i vështirë i autostradës Kërçovë-Ohër do të lëshohet në muajt e ardhshëm
- Nikolloski: Aksi më i vështirë i autostradës Kërçovë-Ohër do të lëshohet në muajt e ardhshëm
- Vala e të nxehtit: Mbi 200 thirrje në ditë në Ndihmën e Shpejtë




