Katër karrotecë (makina merimangë) të shoqëruar nga policia kanë nisur të largojnë makinat e parkuara para godinës së Gjykatës Themelore Penale në Shkup. Parkimi i makinave para objektit së Gjykatës është i ndaluar dhe shfrytëzohet vetëm për nevoja të Gjykatës.
Author: almakos
Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Tiranë pak minuta më parë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se është plagosur me plumb në këmbë 42-vjeçari Sino Llanaj. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti fizik mes dy pronarëve për një pallat, ku i plagosur me sende të forta ka mbetur edhe roja i objektit. Gazetarja Bezat raporton se biznesmeni Llanaj është dhunuar dhe fizikisht pak ditë më parë.
I dërguari special i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vllado Buçkovski realizoi takim pune në Sofje me figura të shquara të kulturës së Republikës së Bullgarisë, në të cilin bashkëbiseduesit kanë shfaqur pajtim se zhvillimi i marrëdhënieve kulturore- artistike mes të dyja shteteve po zhvillohet në drejtim të mirë. Në takim bashkëbiseduesit kanë arritur pajtueshmëri se zhvillimi i marrëdhënieve kulturore- artistike mes të dyja shteteve po zhvillohet në drejtim të mirë, por se nevojitet pasurim me projekte konkrete dhe intensifikim të takimeve mes personaliteteve nga sfera e artit dhe kulturës, ndërsa ishte theksuar se përmes sferës së kulturës dhe…
Policia e Tiranës ka arrestuar sanitaren Tire Alldervishi, që i mori qytetares 8 milionë lekë për t’i shpëtuar nënën nga koronavirusi, por që e kishte lënë të vdiste, duke mos i dhënë as ushqim. 59-vjeçarja Alldervishi është arrestuar sot, pas denoncimit të bërë në emisionin investigativ “Stop”, ku rezultonte se ajo ishte prezantuar si infermiere te shtetasja E. S., duke i marrë 8 milionë lekë për t’i shpëtuar të ëmës 55 vjeçe, por që kjo e fundit kishte ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Sipas denoncimit, në muajin dhjetor (gjatë kohës kur nëna e kallëzueses ndodhej e shtruar në spital),…
Gjatë 24 orëve të fundit (12/13.01.2021) në gjithë territorin e vendit Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka regjistruar gjithsejtë 395 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, me çrrastë pasojnë gjoba adekuate për shkelësit e kësaj mase. Nga MPB në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon me forcë veprimin e paligjshëm dhe korruptiv, të sanitares me inicialet T.A., tē spitalit “Shefqet Ndroqi”, i bërë publik sot në emisionin investigativ “STOP”. Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar drejtorisë së spitalit “Shefqet Ndroqi” shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të sanitares me inicialet T.A. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon autoriteteve kompetente, të kryejnë sa më parë hetimin e këtij rasti, për t’i shkuar deri në fund. Akti i izoluar i një punonjëseje të papërgjegjshme, nuk mundet kurrësesi të njollosë punën e jashtëzakonshme dhe sakrificën e mijëra mjekëve dhe infermierëve…
Mes 33 rasteve të konfirmuara sot pozitive nga Ministria e Shëndetësisë në qarkun e Beratit konfirmohen të prekur edhe në disa institucione vendore. Mes të infektuarve janë: 1 specialist në drejtorinë e sh.a. Ujësjellës-Kanalizimeve Berat dhe 1 specialist në Drejtorinë e Bujqësisë Berat. Të prekur me Covid-19 regjistrohen edhe në disa biznese private që operojnë në shërbim të qytetarëve, 3 gjithsej. 22 raste të reja rezultojnë të jenë pensionistë të moshave nga 60-72-vjeç, ndërkohë që 6 raste të tjera “pozitive” konfirmohen të papunë. Burimet zyrtare brenda Drejtorisë së Shëndetit Publik Berat konfirmojnë se mes të infektuarve nuk janë regjistruar persona…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Gjakovë, ku një 38 vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese. Lajmin për mediat kosovare e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusrert Gjurkaj, i cili tha se viktima është nga Malisheva. Policia është njoftuar sot pasdite në orën 16:20 dhe në vendngjarje mbërriti ambulanca dhe e transportoi në spital, por pa shenja jete. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përgjegjëse të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe prokurori dhe inspektori përgjegjës.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Spitali Rajonal i Fierit ku janë shpërndarë autoambulancat e reja të flotës antiCOVID, deklaroi se lufta ende nuk ka mbaruar, teksa shtoi se sfida e radhës është vaksinimi, i cili do të jetë i kombinuar për grupet prioritare. “Lufta ende nuk ka mbaruar. Ne jemi tashmë në sfidën tonë të radhës, atë të vaksinimit anti-Covid. Në prioritetet tona për vaksinimin në fillim të tij si grup prioritar dhe ai më i ekspozuari ndaj këtij virusi të rrezikshëm janë kategoria e mjekëve, infermierëve. Kemi filluar me ata të cilët punojnë në spitalet…
Të tjera detaje tronditëse janë zbardhur nga vrasja tragjike në Greqi, ku humbi jetën një shtetas shqiptar i identifikuar si 53-vjeçari Edmond Llangozi dhe iu plagosën rëndë dy fëmijët, Anxhelo e Mihal Llangozi, përkatësisht 28 dhe 22 vjeç. Nga sa bëhet e ditur, babai ka dalë përpara djemve për ti mbrojtur ata, ndërsa ka mbetur i vdekur nga breshëria e plumbave që është derdhur në drejtim tyre. Autorët kanë qëlluar në drejtim të shqiptarëve në një kafene, kurse kanë plagosur edhe kamerierin. Në vendngjarje janë gjetur 7 gëzhoja. Fillimisht, u tha se ata u qëlluan nga një makinë në lëvizje, por policia greke nuk ka gjetur ende…
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 3 mijë e 23 teste të realizuara për koronavirus, në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 520 raste të reja, 231 prej të cilëve vetëm në Shkup. Listës së të shëruarve nga koronavirusi i janë shtuar edhe 372 persona, ndërsa betejën me këtë sëmundje e kanë humbur 12 persona, 4 nga Shkupi, nga dy viktima kanë regjistruar Struga dhe Ohri ndërsa nga një viktimë kanë regjistruar Dibra, Strumica, Kriva Pallanka dhe Kërçova.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 5 pacientë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me virusin në 24 orët e fundit, ndërsa janë kryer 3727 testime, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 656 qytetarë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 258 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Njoftimi i plotë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju njeh me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon: Janë kryer 3727 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 656 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 190 raste në Tiranë,…

