Të tjera detaje tronditëse janë zbardhur nga vrasja tragjike në Greqi, ku humbi jetën një shtetas shqiptar i identifikuar si 53-vjeçari Edmond Llangozi dhe iu plagosën rëndë dy fëmijët, Anxhelo e Mihal Llangozi, përkatësisht 28 dhe 22 vjeç.
Nga sa bëhet e ditur, babai ka dalë përpara djemve për ti mbrojtur ata, ndërsa ka mbetur i vdekur nga breshëria e plumbave që është derdhur në drejtim tyre.
Autorët kanë qëlluar në drejtim të shqiptarëve në një kafene, kurse kanë plagosur edhe kamerierin.
Në vendngjarje janë gjetur 7 gëzhoja. Fillimisht, u tha se ata u qëlluan nga një makinë në lëvizje, por policia greke nuk ka gjetur ende asnjë automjet.
Të plagosurit po trajtohen në spitalin “Gennimatas”. Policia po përpiqet të identifikojë dhe të arrestojë autorët. Si motiv i ngjarjes së rëndë fillimisht u tha se gjithçka ndodhi për një borxh, por priten hetimet e detajuara për zbardhjen e ngjarjes.



