Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pushimin e çështjes për hetimin e hapur për pistoletën tip ‘’Glock’’ të gjetur në banesën e biznesmenit Eugert Lazaj, pasi rezultoi se ishte përdorur edhe në vrasjen e bujshme të 2018 në ish-Bllok.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se nuk ësthë vërtetuar dot se si arma përfundoi në banesën e biznesmenit të vetëvrarë, ndërkohë që pistoleta më parë i përkiste Redi Popeskut.
Gjithsesi Gjykata do të marrë vendimin nëse do e pranojë apo jo kërkesën e prokurorisë për këtë pistoletë e cila rezulton të jetë përdorur në një nga vrasjet më të bujshme të viteve të fundit, atë të ish-Bllokut me një të vrarë e dy të plagosut.



