Ditën e sotme do të nisë në Shqipëri vaksinimi i personave të parë anti-Covid .Kamera e Neës24 ka hyrë sot brenda ambienteve të stadiumit “Air Albania” ku janë krijuar 60 qendra të posaçme për pacientët e parë që do të vaksinohen.
Mësohet po ashtu se përgatitjet në këto ambiente janë drejt përfundimit që gjithçka të jetë gati e të nisë rreth pasdites procesi i vaksinimit.
Ashtu siç ishte njoftuar edhe më herët, të parët që do të vaksinohen janë mjekët dhe infermierët, Mësohet gjithashtu se doza e dytë e vaksinës mund të merret pas 21 ditësh.



