“Nesër nisim vaksinimin antiCovid-19”. Kështu shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në “Facebook”, para pak minutash.
Kryeministri ka deklaruar më herët se të parët që do të vaksinohen janë bluzat e bardha, për të vijuar më pas me mësuesit, policët dhe moshat madhore mbi 75 vjeç.
Kujtojmë se Shqipëria ka siguruar 500 mijë vaksina antiCovid të Pfizer-it, nga kompania BioNTech, teksa vijojnë bisedimet me AstraZeneca-n dhe Moderna-n. Vaksinimi do të nisë ditën e nesërme, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
LAJM I MIRË
Nesër nisim vaksinimin antiCovid19
#ShqipëriaBuzëqesh
Posted by Edi Rama on E Diele, 10 Janar 2021



