Author: almakos

Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Durrës ku një 24 vjeçare pas një konflikti me bashkëshortin e saj dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i shtëpisë. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ishte në banesën e 24-vjeçares Anisa Gjini, një vilë katër katëshe familjare, e ngritur nga vëllezërit Gjini, ku çifti i bashkëshortëve jetonte në katin e tretë. Të shokuar nga lajmi tronditës kanë qenë të gjithë të afërmit që kanë udhëtuar gjatë gjithë natës për të qenë pranë familjes, pas ngjarjes së rëndë, ku 24-vjeçarja gjeti vdekjen. Vëllai i bashkëshortit të së resë tha se ishte lajmëruar…

Lexo më Shumë

Prezenca e OSBE/ODIHR në Tiranë ka mbështetur deklaratën e bërë nga delegacioni i BE në Tiranë, i cili kërkon shtyrjen e zgjedhjes së kreut të AMA për në shtator. Në një reagim në Twitter, OSBE/ODIHR thekson nevojën e një procesi gjithëpërfshirës, pjesëmarrës dhe transparent për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të rinj të AMA, për t’u siguruar që AMA mund të përmbushë në rastin më të mirë misionin e saj të ndjeshëm. REAGIMI I OSBE-SË Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka ndjekur procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Ne gjithashtu kemi…

Lexo më Shumë

Vaksinimi është mënyra e vetme që të parandalohet shpërndarja e variantit Delta në Maqedoninë e Veriut dhe me këtë të ndërpritet edhe një valë e re e fuqishme eventuale e virusit, kështu kanë bërë thirrje nga Ministria e Shëndetësisë deri te qytetarët që të vaksinohen kundër Covid-19. – Advertisements – “Pas detektimit të 7 pacientëve ku është vërtetuar prania e variantit indian, është konstatuar se të njëjtit nuk kanë qenë të vaksinuar, që edhe njëherë e vërteton faktin se sa është e nevojshme që qytetarët sa më shpejtë të vaksinohen. Varianti Delta është i pranishëm në rreth 100 vende të…

Lexo më Shumë

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me shpërthimin e bombolës së gazit në Kaplik, ku u plagos Sadete Kukaj. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit në fshatin Palvar. Fqinji i familjes Kukaj, Ymer Brahimi në një prononcim për mediat ka shpjeguar se si ndodhi ngjarja dhe se si i nxori nga shtëpia djalin dhe të ëmën. “Kam qenë duke mbushur ujë dhe më thirrën. Kam thyer xhamin dhe derën. Mendoja për djalin. Hipa prej shkallëve tek dhoma sipër, vura shkallë druri. Mora zorrën e ujit dhe po e hidhja në kuzhinë. Zonjën e shtëpisë e kemi gjetur…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme (06.07.2021) diku rreth orës 23:00, në fshatin Debrosht pjesëtarët e policisë kanë privuar nga liria N.A. 32 vjeç nga ky fshat, tek i cili gjatë bastisjes janë gjetur 13 paketime me kokainë. Ai është ndaluar në stacionin policorë në Tetovë, nga ku njoftojnë se pas dokumentimit të rastit, ndaj 32 vjeçarit do të ngritët padi adekuate. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi në oborrin e banesës iu gjet e mbjellë lëndë e dyshuar kanabis. “Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. Sh., 46 vjeç, banues në Rreth Libofshë, pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa”, njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”- thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më Shumë

Gjykata Supreme do të mbaj seancë publike lidhur me ankesat kundër aktvendimit për rastin “ Lagjja e Trimave”, të cilin para 2 viteve e vërtetoi Gjykata e Apelit-Shkup. Për rastin janë dënuar gjithsejtë 33 persona, 7 prej të cilëve me burgim të përjetshëm, ndërsa 13 me 40 vite heqje lirie. – Advertisements – Sulmi i armatosur ndodhi më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 ndërsa zgjati më tepër se 20 orë. Jetën e humbën tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë së Maqedonisë, ndërsa u vranë edhe 10 anëtarë të grupit të armatosur.

Lexo më Shumë

Një grua ka mbetur e plagosur rëndë pas shpërthimit të një bombole gazi në Koplik. Zjarri ka rënë rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm duke shkrumbuar gjithçka në katin e parë të një banese dy katëshe. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e repartit zjarrfikës të cilët kanë shuar flakët, teksa e zonja e shtëpisë, shtetasja Sadete Kukaj është dërguar në spital me dëmtime të rënda në trup. Mësohet se gruaja ka qenë me familjen në shtëpi në momentin kur ka rënë zjarri, por nuk ka mundur të dalë menjëherë.

Lexo më Shumë

Moti në vend do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale di të jetë në interval prej 11 deri në 21 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 32 deri në 39 gradë Celsiusë. – Advertisements – Edhe në Shkup e rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm. Temperatura minimale do të jetë 19 gradë, derisa ajo maksimale do të arrij 37 gradë Celsiusë.

Lexo më Shumë

Teksa kanë kaluar rreth 15 muaj që prej ‘shpërthimit’ të virusit, pandemia Covid-19 vazhdon të mbajë ‘mbërthyer’ disa vende. Shkak janë mutacionet dhe variantet e reja të koronavirusit, të cilat shfaqen vazhdimisht. Efektiviteti i vaksinave kundër mutacioneve të koronavirusit, do të përcaktojë se çfarë do të ndodhë në muajt e ardhshëm në të gjithë botën. Revista amerikane e vlerësuar ndërkombëtarisht “Atlantic” ka nxjerrë në pah tre parime të thjeshta në lidhje me raportin me vaksinës dhe varianteve të COVID. Vaksinat ende mundin të gjitha variantet Varianti britanik kishte nisur të përhapej në të gjithë botën kur filluan vaksinimet e para.…

Lexo më Shumë

Shqipëria ka arritur në shifrën e 1 milionë vaksinimeve deri më tani. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, me anë të një fotoje në rrjete sociale. Kujtojmë që procesi i vaksinimit në vend, nën moton “Shqipëria Buzëqesh”, ka nisur që në fillim të janarit. Personat e parë që u vaksinuan ishin punonjësit e personelit mjekësor, për të vijuar më pas me mësuesit, pedagogët, të moshuarit e azileve, të moshuarit plus 85. Me kalimin e muajve grupmosha vijoi duke u ulur, duke arritur në kategorinë që jemi sot, në ato mbi 40. Aktualisht në vend, po përdoren katër…

Lexo më Shumë

Mjeku Zllate Mehmedoviq thotë se deri në fund të verës do të ketë valë të re me llojin indian të coronavirusit. – Advertisements – Sipas tij, lloji delta i virusit shumë shpejt shpërndahet sikur zjarri. “Intensiteti i valës së katërt do të varret se çfarë masa do të ketë dhe sa përqind e popullatës do të imunizohet”, deklaroi Mehmedoviq. Ai shton se deri në fund të gushtit ose në fillim të muajit shtator do të ketë numër më të madh të të infektuarve prej të cilëve shumica do të jenë me llojin indian.

Lexo më Shumë