Një ngjarje e rëndë sapo ka në zonën e Alliasit, në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se një person është hedhur nga kati i pestë i një pallati.Siç raporton gazetarja Bezat, personi ka rënë në tarracën e katit të dytë të pallatit dhe ka mbetur i varur në një pjesë metalike, duke terrorizuar banorët. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca, e cila e ka marrë menjëherë për ta transportuar në spital, pasi ishte me shenja jete.
Author: almakos
Aktori i humorit, Agron Llakaj, ka shkruar disa vargje të ndjera për humbjen e mikut të tij, poetit Petrit Ruka. Përmes një postimi në rrjetet sociale, aktori shkruan se “Ikja jote është e rëndë dhe ta merr frymën, s’doja ta besoja”. MESAZHI I PLOTË I NGUSHËLLIMIT Petrit Ruka,poeti i madh dhe mik i shtrenjte, sot na la! Ne kete mengjes te hidhur,nuk e gjej dot fjalen per Ty Petja …,Ikja jote eshte e rende dhe ta merr frymen…,sdoja ta besoja,kerkova qe thjesht te jete nje lajm enderrash…,dhe te zgjohesha me shijen e nje gjumi te keq.Gjithmone kam shpresuar se ne…
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar këtë pasdite një takim me kryeministrin e këtij vendi, Viktor Orban gjatë vizitës zyrtare në Hungari. Teksa publikon në “Facebook” pamjet e takimit, Meta thekson se ka zhvilluar me Orban një bisedë të hapur, të ngrohtë dhe produktive për shumë çështje me interes të përbashkët.“Përherë kënaqësi të takohem me Kryeministrin Orban, mik i sinqertë i Shqipërisë, të cilin e falenderoj për pritjen, si gjithmonë të veçantë.Bisedë e hapur, e ngrohtë dhe produktive për shumë çështje me interes të përbashkët, në dobi të qytetarëve tanë dhe forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe historike, tradicionale dhe premtuese…
Policia e Durrësit reagon lidhur me ngjarjen e rëndë të raportuar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodjana Haxhiaj, ku 29-vjeçarja Ardita Muça kishte ndërrura jetë pesë ditë pas lindjes së fëmijës së saj të dytë. Policia thekson se 29-vjeçarja ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal Durrës mbrëmjen e kaluar. Sipas bluve të Durrësit, trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar. Njoftimi i policisë: Më datë 05.07.2021, rreth orës 20:00, jemi njoftuar se ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal Durrës shtetësja A. H., 29 vjeçe, banuese në Shkallnur. Trupi…
OSHEE bën të ditur se nesër, më 7 korrik, në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak të rikonstuksionit të kabinave. OSHEE sqaron se energjia do të stakohet pjesërisht në rrugët: Rruga “Albanopoli” në zonën e “Don Boskos”, rruga “Vangjel Notii” në zonën e Laprakës, Bathore. Njoftimi i OSHEE: Stakim, 7 korrik Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 7 korrik gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:Pjesërisht: Rruga “Albanopoli” në zonën e “Don Boskos”, rruga “Vangjel Notii” në zonën e Laprakës, Bathore
Policia e Shtetit, me anë të një njoftimi ka treguar bilancin e gjobave, arrestimeve dhe lejeve të drejtimit të pezulluara në 24 orët e fundit, ndaj shoferëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Në njoftim thuhet se gjatë kontrolleve, janë ndaluar dhe gjobitur mjete që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, duke variuar nga 82 km/ h në qendrat e banuara e deri në 175 Km/h në rrugët interurbane. Në total, policia thotë se janë arrestuar 5 persona, 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 48 leje…
Shkolla e shumë premtuar në lagjen Bardhi të fshatit Bllacë do të jetë shkollë mobile. Sipas dokumentit që ka siguruar Alsat, respektivisht lejes së ndërtimit të miratuar për Komunën Çuçer Sandevë një ditë më parë, thuhet se bëhet fjalë për objekt të kategorisë së dytë, për shkollë mobile me vetëm tre klasë. Në lejen për ndërtim thuhet se investitori mund t’i filloj punimet ndëtimore pasi kjo lejë ndërtimi do të bëhet e plotfuqishme në procedurën administrative. Gjithashtu, thuhet se kjo leje ndërtimi do të bëhet e pavlefshme në rast se investitori nuk fillon me ndërtim në afat prej dy vjetësh…
Regjistrohen 10 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga dy mijë 143 testime të bëra për COVID-19, nga të cilët 10 kanë rezultuar pozitivë. Gjatë këtyre orëve nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërkaq janë shëruar edhe 16 persona. Kujtojmë se në këtë vend janë identifikuar 2 raste me variantin e ri Delta.
Shuarja para kohe e poetit dhe kineastit, Petrit Ruka, ka lënë në trishtim miqtë e bashkëpunëtorët. Shumë prej tyre u përulën para trupit të pajetë, duke e nderuar për herë të fundit. Autor i dhjetëra botimeve e 40 veprave kinematografike, Ruka do të mbahet mend kryesisht për natyrën e paqtë në raportet njerëzore. “Dite e trishte, krizantema si shpirti i tij. Ruka fisnikëroi shpirtin, na mësoi dashurinë për jetën”, tha regjisori Pirro Milkani. Rioshi nga Tepelena që iku prej andej duke bartur me vete deri në fund të jetës dashurinë për çfarë la pas, ruajti gjithaq respektin dhe një kod…
Të akuzuarit për organizimin e ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit nuk mund të përgjigjen për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues, vlerësojnë avokatët mbrojtës. Ata thonë se veprimi sipas rregullores në Kuvend nga ish kryetari Trajko Veljanovski, tani i akuzuar, nuk mund të jetë akt i dhunës. Nuk ka pasur komunikim intensiv mes të akuzuarve, siç dëshiron të vërtetojë Prokuroria. – Advertisements – Me analizimin e dëshmive unë nuk mund të propozoj asgjë tjetër përveç vendim për lirimin e klientëve të mi”, tha Elenko Millanov, avokat. Millanov vlerëson se rol në vendimin e fundit të gjykatës rreth fajit eventual të…
Kjo është 33-vjeçarja Dava Ndoj nga fshati Markatomaj i Lezhës, e cila një ditë më parë i përfshi në një konflikt me familjarët e burrit me të cilin është në proces divorci.Urdhrat e mbrojtjes nuk e kanë shpëtuar nënën e 4 fëmijëve nga dhuna e vazhdueshme që prej muajin janar të këtij viti. Me duart duke mbajtur kokën që i dhemb vazhdimisht ajo shpjegon ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ndërsa frakturat që ka pësuar nga dhuna duken qartë. “Po rrija me djalin në ballkon dhe aty ka ardhur motra e ish-burrit dhe më ka goditur, më është vërsulur…
Rezoluta e VMRO-DPMNE-së, sipas ekspertëve politik në vend, përforcon pozitën e Maqedonisë së Veriut ndaj Bullgarisë. Malinka Ristevska-Jordanovska nga Instituti për politika evropiane vlerëson se pas bllokadës nga Bullgaria vendi jonë nuk ka nevojë të bëjë lëshime të mëtejme gjatë negociatave. Ndërsa profesori universitar Zemri Elezi vlerëson se Rezoluta forcon unifikimin partive politike në vend. – Advertisements – Në çdo rast, nevojitej pajtueshmëri politike dhe partiake sa më e gjerë për qëndrimet lidhur me kërkesat e Bullgarisë, pasi Bullgaria ka qëndrim të fortë dhe nuk tërhiqet nga ai qëndrim, nga ana tjetër edhe tek ne dëgjohen mënyra, ide dhe propozime…

