Një ngjarje e rëndë sapo ka në zonën e Alliasit, në Tiranë.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se një person është hedhur nga kati i pestë i një pallati.Siç raporton gazetarja Bezat, personi ka rënë në tarracën e katit të dytë të pallatit dhe ka mbetur i varur në një pjesë metalike, duke terrorizuar banorët.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca, e cila e ka marrë menjëherë për ta transportuar në spital, pasi ishte me shenja jete.



