Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në katin e 6-të të hotel “Radisson” në Tiranë.
Mësohet se flakët janë shkaktuar nga një kondicioner, ndërsa situata është drejt normalizimit.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Situata është vënë nën kontroll brenda disa minutash.



