Operatori i Shpërndarjes së Enegjisë Elektrike njofton të gjithë abonentët në Tiranë se, për shkak të rikonstruksionit të kabinave ditën e nesërme, do të ketë ndërprerje të enegjisë elektrike. Në njoftimin e OSHE thuhet se energjia do të ndërpritet pjesërisht në këto zona: Rruga “Eshref Frashëri” në zonën e “Don Boskos”, rruga “Riza Cuka” në Laprakë, rruga “Besëlidhja” dhe Reparti 5009 në Bathore. Njoftimi i OSHEEStakim, 8 korrikNë vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, nesër 8 korrik gjatë intervalit kohor 10:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:Pjesërisht rruga “Eshref Frashëri” në zonën e “Don Boskos”, rruga…
Author: almakos
Mjeku i njohur virolog-imunolog: Nëse jeni të vaksinuar, jeni të mbrojturDr Liljana Lufo: Rrezikshmëria që mbartin variantet e reja të COVID Nga Prof. Dr. Kristaq Bërxholi dhe Dr. Liljana LUFO Viruset mutojnë kur ata replikohen duke krijuar një version të ndryshëm lehtësisht nga virusi origjinal. Ndonjëherë, këta shtame variante, zhduken. Këta lloj virusesh nuk paraqesin interes për shkencën dhe shkenca nuk interesohet për ta. Por ndodh që rastësisht disa shtame lulëzojnë, në kuptimin që ata mbijetojnë shumë mirë se ata të parët dhe mund të konkurrojnë edhe virusin origjinal. Ata në përgjithësi bëhen më infektive se virusi origjinal, por mundet…
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe, i cili u arrestua ditën e djeshme për korrupsion me tenderat. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe mban firmën e kryeministrit. Në vendimin e firmosur nga Rama thuhet se shkarkimi i kryebashkiakut Tushe nga detyra është bërë, për shkak të shkeljeve të rënda të kryera prej tij.
Po negociohet për tërheqjen e koncesionerëve për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në Kodrën e Diellit. Këtë sot e tha ministri i ambientit jetësor, Naser Nuredini pasi një pjesë e Malit Sharr u shpall park nacional. Sipas Nuredinit, disa nga koncesionerët mendojnë të tërhiqen nga qëllimi për të ndërtuar, ndërsa për tjerët shpreson se do kenë, siç tha, mirëkuptim ekologjik. Megjithatë, bisedimet po vazhdojnë.Në tre muajt e ardhshëm duhet të zgjidhet se kush do të drejtojë me ndërmarrjen parku nacional “Mali Sharr”. Duhet të përcaktohet çfarë dhe deri ku është e lejuar të ndërtohet në secilën prej zonave të mbrojtura.…
Shtatë personat të dënuar me burg të përjetshëm në rastin “Lagjja e Trimave” kërkojnë nga Gjykata Supreme revidim të vendimit. Katër prej tyre erdhën në sallën e madhe të Supremes ndërsa Valdet Zekaj, Fadil Fejzullahu dhe Nasuf Beqiri nuk u paraqitën. Avokatët deklaruan se ka pasur lëshime në menaxhimin e procedurës- nuk kanë mundur të prezantojnë prova dhe nuk kanë mundur të realizojnë biseda me dëshmitarë. Avokati Naser Raufi pohon se të dënuarit nuk janë organizatorë të skenarit të përgjakshëm. – Advertisements – Unë e referova bisedën, vetë Ali Ahmeti dha intervistë dhe tha se ja biseduar dhe sipas asaj…
Një 33-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi ka kryer manovra të rrezikshme me mjetin e tij. Gjithashtu, sipas uniformave blu M. Y., 33 vjeç ka aksidentuar një punonjës policie dhe ka përplasur edhe dy mjete të shërbimeve të policisë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Marlind Ymeraj, 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në sallën e Komandimit të DVP Tiranë kanë ardhur telefonata nga qytetarët se një mjet tip “Benz” po xhironte gomat dhe po kryente manovra…
Katër raste të reja me llojin “Dellta” të virusit janë konfirmuar në laboratorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Shkup. Njëri nga pacientët është në gjendje më të rëndë, ndërsa tre të tjerët janë në gjendje më të lehtë. Bëhet fjalë për dy çifte, të cilët paraprakisht kishin qenë jashtë vendit. Asnjëri nga pacientët nuk është i vaksinuar. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se për t’iu shmangur mbylljes së serishme qytetarët duhet të vaksinohen. – Advertisements – Deri në fund të javës do të diskutojmë, nëse kjo situatë kërkon masa kufizuese. Në të ardhmen nuk e dimë nëse…
Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 26-vjeçar, si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër person, pasi akuzohen se janë autorë të 10 vjedhjeve të kryera në këtë qytet. Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pranga përfundoi shtetasi D. B., 26 vjeç, banues në Laç, si dhe shpall në kërkim shtetasi E. D., 29 vjeç, banues në Rrëshen. “Këta shtetas, gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 06.07.2021, në Vorrozen, Kavajë, kanë vjedhur makinën në pronësi të shtetasit S. B., e cila u gjet dhe u sekuestrua në Fushë-Gjormë, Laç. Nga tërësia e veprimeve hetimore ka…
Interpelanca ndaj kreut të Kuvendit Talat Xhaferi nuk do ta ketë as votën e deputetëve të LSDM-së, edhe pse nga kjo parti, pajtohen se Xhaferi e ka shkelur Kushtetutën me fjalimin e tij në gjuhën shqipe në Parlamentin Evropian. – Advertisements – Të gjithë personat zyrtar të cilët përfaqësojnë institucionet, jashtë vendit duhet ta përdorin gjuhën maqedonase si gjuhë të vetme zyrtare jashtë kufijve të vendit. LSDM-ja nuk do ta mbështesë interpelancën kundër kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi për disa arsye. Njëra prej tyre është që interpelanca është jokushtetuese sepse në të nuk përdoret emri kushtetues i shtetit kurse e…
Një 48-vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Mat, pasi ka mbajtur për disa orë në makinën e tij një 33-vjeçare, pa dëshirën e saj. Nuk dihet ende shkaku, ndërsa policia ka arrestuar 33-vjeçarin me iniciale D.M nën akuzën për “Heqja e paligjshme e lirisë”. “Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 48 vjeç, banues në Klos, për pasi ka mbajtur për disa orë në makinën e tij, një 33-vjeçare, pa dëshirën e saj”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës…
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, sot ka shpalosur më shumë detaje rreth shpalljes së Malit Sharr park kombëtar. Nuredini me këtë rast tha se me miratimin e këtij ligji vihet nën mbrojtje dhe mundësohet krijimi i sistemit të menaxhimit të qëndrueshëm të zonës që është një thesar i biodiversitetit. – Advertisements – “Do të kufizohet zona, por edhe do të krijohet lidhje me parqet tjera me të cilat kufizohet. Do të themelohet institucion përkatës dhe do të sigurohet roje. Të gjitha aktivitetet do të parashihen në planin e menaxhimit, i cili duhet të miratohet brenda një…
Në orën 14:00 trupi i pajetë i 23-vjeçarit Rafael Tafaj do të lërë banesën në zonën e Kënetës në Durrës, për t’u kthyer në vendlindjen e tij në fshatin Cërrujë në Burrel, por kësaj here për t’u prehur përgjithmonë. Familja e Rafaelit ishte shpërngulur në Durrës prej disa vitesh nga Burreli për një jetë më të mirë dhe shpresa e tyre ishte djali i vetëm, drita e syve. Të afërmit e familjes Tafaj në prononcimet e dhëna për gazetaren Klodjana Haxhiaj e përshkruan Rafaelin, si djalin model. “Punonte e mësonte duke mbajtur në shpatulla që në vegjëli barrën e familjes.…

