Një 48-vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Mat, pasi ka mbajtur për disa orë në makinën e tij një 33-vjeçare, pa dëshirën e saj.
Nuk dihet ende shkaku, ndërsa policia ka arrestuar 33-vjeçarin me iniciale D.M nën akuzën për “Heqja e paligjshme e lirisë”.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 48 vjeç, banues në Klos, për pasi ka mbajtur për disa orë në makinën e tij, një 33-vjeçare, pa dëshirën e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.



