Author: almakos

Mbrëmjen e djeshme (7-korrik) rreth orës 23:20, në fshatin Dobrosht të Tetovës, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovës kanë privuar nga liria 31-vjeçaren F.M. nga ky fshat, e cili njëzet minuta më herët në shtëpinë e tyre familjare, e kishte sulmuar fizikisht vjehrrën e saj 65-vjeçare dhe kishte dëmtuar orenditë e shtëpisë. Ajo është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë. Nga SPB-Tetovë njoftojnë se pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj sa do të ngritët padi adekuate. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Një mjek, i cili i është bashkuar protestës para Spitalit Ushtarak të Tiranës, në mbrojtje të kolegëve të tij të arrestuar së fundi për korrupsion, tha se arrestimi nuk është mënyra e duhur për të zgjidhur problemin. Sipas mjekut, edhe vetë kryeministri Edi Rama e ka thënë që problemi nuk është tek individi, por te sistemi. Duke folur për një reformë të thellë në sistem, mjeku deklaroi se zgjidha duhet bërë në sistem përmes autonomisë spitalore. “Jam mjek që prej 30 vitesh. Nuk dua t’i heq asgjë prononcimit që bëri kolegu, por dua të shtoj: Kryeministri para disa vitesh ka…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (07.07.2021) në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 206 gjoba dhe atë: 46 për tejkalim të shpejtësisë, 20 gjoba u janë shqiptuar motoçiklistëve, 15 për ngasje të makinës pa patentë shoferi. Nga ky dikaster njoftojnë se 10 gjoba janë shqiptuar për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 8 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 5 për vozitësit fillestar, 4 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara dhe 28 të tjera për parkim të parregullt. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bën me dije se sapo kanë mbërritur edhe 100 mijë doza të vaksinës AstraZeneca në vendin tonë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan se do të vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, derë më derë, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Postimi i plotë: 100,000 vaksina AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik, falë solidaritetit dhe mbështetjes së qeverisë së Republikës së Greqisë për Shqipërinë 1,220,070 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani në Shqipëri. Jemi të vendosur për të vijuar pa u ndalur…

Lexo më Shumë

Vaksinat jo vetëm që parandalojnë sëmundjen dhe vdekjen për shkak të Covid, por gjithashtu edhe zhvillimin  e varianteve të reja. Studiuesit analizuan mostrat gjenetike te 30 pacientë me Covid-19 të cilët nuk ishin vaksinuar dhe te 23 pacientë të vaksinuar por që ishin infektuar. Studimi u përqendrua në gjenet e lidhura me proteinën spike me të cilën virusi depërton në qelizat njerëzore dhe është objektivi kryesor i  prodhimit të vaksinave dhe antitrupave. Sa më shpesh  kjo proteinë pëson mutacion, aq më pak efektive bëhen antitrupat e vaksinës. Gjithsesi në krahasim me të pavaksinuarit, virusi kishte pësuar më pak mutacione tek…

Lexo më Shumë

Moti në vend do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë, në pjesët lindore me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, në juglindje nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 22, ndërsa ajo maksimale prej 33 deri në 40 gradë. – Advertisements – Në Shkup dhe rrethinë mot i ngjashëm. Temperatura minimale do të ulet në 19 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 39 gradë Celsiusë.

Lexo më Shumë

“Shqipëria duhet të jetë më e pranishme dhe të interesohet më shumë për çështjet e shqiptarëve në Mal të Zi”. Kjo është kritika që ka zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, për vendin tonë, ndërsa shton se, megjithatë, së fundmi ka parë një ndryshim të situatës për mirë. Në një intervistë të dhënë për analistin Mentor Nazarko, Abazoviç tregon ndër të tjera vizionin që ai ka për të ardhmen e rajonit, por edhe për marrëdhëniet që ka me liderët shqiptarë Edi Rama dhe Albin Kurti. “Shqipëria është e pranishme, por ekziston një mundësi për të qenë shumë më e…

Lexo më Shumë

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 46-vjeçar, i cili akuzohet se tregtonte pa licencë gaz të lëngshëm dhe naftë, jashtë kushteve tekniko-ligjore. Sipas uniformave blu, gazi që përdorej në këtë hotelin e familjes Gjoka, ku nga shpërthimi u plagosën rëndë nëna me tre fëmijët, tregtohej në kundërshtim me ligjin nga 46-vjeçari Petrit Mlloja. Njoftimi i policisë: Ushtronte pa licencë aktivitetin tregtar të shitjes së gazit, vihet në pranga nga Policia. Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: M., 46 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi…

Lexo më Shumë

 Në Bruksel ka përfunduar takimi mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë dhe zyrtarëve evropianë, në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga BE-ja, por përveç diskutimeve për dallimet që kanë palët, asnjë vendim nuk është arritur. Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i ngarkuar me çështjen e dialogut, tha se në takim është diskutuar për marrëveshjet e arritura deri tani në kuadër të dialogut dhe për vërejtjet që kanë palët në lidhje me zbatimin e tyre. “Ne kemi parashtruar ato vërejtje për marrëveshjet në lidhje me hapat e deritanishëm të Serbisë, përshembull për marrëveshjen për menaxhimin e integruar…

Lexo më Shumë

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka pritur në selinë blu, delegacionin e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, të kryesuar nga kryetari Bruna Ceka. Basha shkruan në “Facebook” se vlerëson rolin që diaspora shqiptare në SHBA ka dhëne dhe jep për çështjen kombëtare. Ndër çështjet e diskutuara sipas kreut të PD, ka qenë edhe bashkëpunimi dhe kontributi i shqiptaro-amerikanëve për forcimin e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Postimi i plotë i Lulzim Bashës: “Pata kënaqësinë të prisja sot një delegacion të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, të kryesuar nga Kryetari Bruno Ceka. U shpreha mirënjohjen e thellë për kontributin e çmuar që ka dhënë dhe vazhdon…

Lexo më Shumë

Në Shqipëri, parlamenti zgjodhi sot drejtuesin e ri të Autoritetit të Mediave Audiovizive, pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga institucionet ndërkombëtare. Në krye të këtij institucioni u votua zonja Armela Krasniqi, drejtuesja aktuale a agjencisë shtetërore të lajmeve ATSH dhe ish zëdhënëse e Partisë Socialiste. Delegacioni i Bashkimit Europian kishte ftuar autoritetet që ta shtynin vendimin për legjilaturën e ardhshme të parlamentit të ri, duke theksuar se është e rëndësishme që të mos ketë dyshime mbi natyrën jopartiake, profesionale dhe pluraliste të punës së AMA-s. Po ashtu dhe OSBE-ja kishte vënë theksin te nevoja e një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent. Votimi…

Lexo më Shumë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjete sociale, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të babait të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Basha shkruan, se z. Fazli, ka përjetuar momente të vështira gjatë përballjes me okupatorin serb. Ai shtoi më tej, se është burim krenarie ajo që Kadri Veseli bëri për Kosovën, edhe pse sot po përballet me padrejtësi që nuk kanë qenë të pakta sipas tij gjatë historisë sonë. Postimi i Lulzim Bashës: Me hidhërim mora lajmin e ndarjes nga jeta të z. Fazli Veseli, babait të një prej themeluesve…

Lexo më Shumë