Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bën me dije se sapo kanë mbërritur edhe 100 mijë doza të vaksinës AstraZeneca në vendin tonë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan se do të vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, derë më derë, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.
Postimi i plotë:
100,000 vaksina AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik, falë solidaritetit dhe mbështetjes së qeverisë së Republikës së Greqisë për Shqipërinë
1,220,070 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani në Shqipëri. Jemi të vendosur për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, derë më derë, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.
#ShqipëriaBuzëqesh



