Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ekstradohet nga Belgjika, 48-vjeçari i dënuar për vrasje. Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Bruksel u bë e mundur kapja në Belgjikë dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Pëllumb Muskaj, 48 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Vlorë e ka dënuar me 16 vjet burg, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Më datë 15.01.1993, në një lokal në Orikum, Vlorë, shtetasi shqiptar Pëllumb Muskaj ka debatuar me shtetasin G. H., pasi ky i fundit akuzohej…
Author: almakos
Udhëheqësi kinez Xi Jinping u ka kërkuar partive politike në botë që të mbajnë përgjegjësinë e tyre në ndjekjen e mirëqenies së njerëzve dhe përparimin e njerëzimit. Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe Presidenti Kinez Xi, u bëri thirrje partive politike për të forcuar bashkëpunimin në trajtimin e sfidave globale, duke përfshirë pandeminë e COVID-19, pabarazinë, terrorizmin dhe ndryshimet klimatike. Gjatë fjalës së tij përmes një lidhjeje me video në Pekin në Samitin e PKK-së dhe Partive Politike Botërore, Xi kritikoi praktikat që kërkojnë bllokimin e teknologjisë dhe distancimin, politizimin e pandemisë, “manipulimin…
Moti në vend do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë, pasdite me vranësira mesatare. Nga fundi i ditës në disa vende do të ketë paraqitje të jostabilitetit lokal dhe shiut të rrëmbyeshëm, bubullimave dhe erës së përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 22 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 32 deri në 39 gradë Celsiusë. – Advertisements – Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, me diell dhe shumë i ngrohtë. Temperatura minimale do të ulet në 19 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri n 38 gradë…
Përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs ngriti dyshime për fshehje pasurie dhe e cilësoi të turpshme moskryerjen e hetimeve për tonelata drogë nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, kur drejtohej nga Besim Hajdarmataj. Gjithashtu, ai evidentoi se Hajdarmataj duhej të kishte dhënë dorëheqjen nga hetimi i një çështje, ku i kallëzuar ishte një person me të cilin kishte miqësi. Seanca publike në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA të enjten më 8 korrik për prokurorin Besim Hajdarmataj, u dominua nga pyetjet dhe konstatimet e vëzhguesit ndërkombëtar, Theo Jacobs për disa çështje lidhur me pasurinë dhe profesionalizmin. “Flisini frëngjisht?”,…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia e rajonit të Kisella Vodës sot rreth orës 19:00 ka privuar nga liria 37-vjeçarin me iniciale A.A. nga fshati Mojancë, transmeton Alsat. Personi në fjalë kërkohej nga policoa pasi më herët ishte dënuar nga Gjykata Penale me 20 vite burg për shkelje të nenit 123, alinea 1 nga Kodit Penal, respektovosht për vrasje. Nga MPB njoftojnë se A.A. tashmë është transferuar në burgun e Idrizovës. – Advertisements –
Prindërit i braktisën rreth 2 vite më parë ndërsa gjyshërit e kanë të pamundur t’i ushqejnë. Dy të miturit vëlla e motër jetojnë me gjyshërit e tyre ne nje banesë qe as nuk iu përket ne fshatin Grabjan te Divjakes. Paga e pensionit është e vetmja e ardhur që ka çifti i të moshuarve Ali dhe Nadire Meçani. Mes varfërise ekstreme, problemeve të pafundme shëndetesore te moshuarit përjetojnë gjithë dhimbje situatën e nipit dhe mbesës të cilët shpesh herë mbeten pa bukë. Të shpeshta janë rastet kur ata pësojne gjendje të fikëti si pasojë e kequshqyerjes. Një gjendje të tillë…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Seman. Gazetari Ervis Kuçi raportoi se aksidenti ndodhi rreth orës 20:00, ku një motor është përplasur me një automjet tip “Benz”. Fatmirësisht shoferi i motorit nuk ka pësuar dëmtime dhe nga përplasja ka vetëm dëme materiale. Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes.
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka hapur arkivat duke kujtuar rininë e tij. Pacolli sot në rrjetin social Facebook ka postuar një fotografi me nënën dhe babanë e tij, duke lënë një porosi domethënëse. “Kurrë mos harroni nga vini, kush ishit dhe çfarë keni kaluar në jetë”, shkroi Pacolli. Pacolli kohë pas kohe poston fotografi me familjen e tij, për të cilën thotë se është shumë krenar. Ai asnjëherë nuk heziton të tregojë se çfarë ka kaluar për të arritur aty ku është sot.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka pezulluar hetimin disiplinor ndaj anëtarit të KPA Luan Daci, për shkelje disiplinore duke pritur kështu vendimin e Gjykatës së Lartë.Sipas njoftimi zyrtar, Gjyqtari hetues i çështjes Ardian Hajdari, pasi kreu veprimet hetimore të domosdoshme në lidhjen me çështjen e gjyqtarit vendosi të pezullojë hetimin. GJKKO vendosi dënimin e tij me 6 muaj burg dhe pezullimin për një vit pasi anëtari i KPA u konstatua të kishte kryer falsifikim të mosdeklarimit të një mase disiplinore në formularin e aplikimit për në institucionet e Vetingut. Njoftimi:Pas regjistrimit në regjistrin e Juridiksionit Disiplinor të çështjes (JD) nr.5/2021,…
Prej disa ditësh qytetarët e Elbasanit po paguajnë për parkimin e automjeteve në disa prej rrugëve dhe shesheve kryesore të qytetit. Vendimi i marrë që prej vitit të kaluar nga këshilli bashkiak ka hyrë në fuqi këtë javë. 50 lekë në orë është tarifa e vendosur nga Bashkia për parkimin publik, duke përjashtuar rezidentët për të cilët do aplikohet një formulë pagese mujore. Qytetarët e Elbasanit e mirëpresin vendimin për pagesën e detyruar për parkimin e automjeteve në disa rrugë, ndërsa cilësojnë jo të lartë koston e vendosur. 5 rrugë janë caktuar nga Bashkia e Elbasanit ku do aplikohet parkimi…
Për të dytin muaj radhazi inflacioni i çmimeve shënoi rënie duke shfaqur ngadalësim të ritmit të rimëkëmbjes së konsumit. Instituti i Statistikave raporton se gjatë muajit Qershor çmimet e mallrave kryesore u rritën me vetëm 1.6%, shume më ulët se objektivi i Bankës së Shqipërisë. Rritja e çmimit të ushqimeve dhe karburanteve ishin faktorët kryesorë të inflacionit për muajin Qershor. Krahasuar me muajin Qershor të vitit 2020 rritja më e madhe e çmimeve ishte në grupin “Komunikimi” me 2,8 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,7 %, “Transporti” me 2,5 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,7…
Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviç deklaroi se roli i Milena Popoviç, gruas së ve të politikanit të vrarë nga Kosova, Oliver Ivanoviç, është që ta mbrojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç nga hetimi për vrasje. “Ajo nuk ka zgjidhje tjetër përveçse ta sjellë Vuçiqin më afër hetimit. Ajo nuk duhet të mbetet pa mbrojtjen e Vuçiqit”, i tha Trajkoviç gazetës serbe, Danas. Duke komentuar deklaratën e Milena Popoviç, e cila është gjithashtu anëtare e Partisë Progresive Serbe në Parlamentin Serb, se nënkryetari i Listës Serbe në Kosovë, Milan Radoiçiq duhet ta provojë pafajësinë e tij në vrasjen e Ivanoviçit,…

