Arrestohen në flagrancë 7 persona nga Policia e Tiranës, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. M., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike heroinë. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z. Z., 27 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë…
Author: almakos
Për Maqedoninë e Veriut përveç BE-së nuk ekziston alternativë tjetër. Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev gjatë pjesëmarrjes së tij në Konferencën e “Ekonomist” që mbahet në Athinë. Zaev ka shtuar se vendi më shumë se një dekadë e gjysmë është kandidate për anëtarësim. Ndërsa marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim e ka nënshkruar më herët edhe se vende të cilat tani janë anëtare. – Advertisements – “Maqedonia e Veriut 16 vite e gjysmë është vend anëtar për anëtarësim. Ndërsa marrëveshja për Stabilizim dhe asociim u nënshkrua pas Sllovenisë dhe para Kroacisë. Nga Bashkimi Evropian 12 herë kemi dëshmi se 100…
Në fjalën e tij para kryebashkiakëve, Rama renditi pesë kritere, që tani e tutje do duhet të zbatohen nga kryebashkiakët, pasi në të kundërt, sipas tij, ata do të përballen me hetuesit e SPAK. “Ndër procedurat e asistuara 88.5% e procedurave kanë rezultuar me probleme, në hartimin e kritereve, ndaj dhe bashkive përkatëse u janë dërguar rekomandime precize nga Agjencia e Prokurimit Publik. 52.5% e bashkive nuk kanë reaguar dhe nuk kanë bërë asnjë reflektim në proces të rekomandimeve teknike të Agjencisë së Prokurimit Publik. Tani, qepja me dorë e procedurës së tenderit e cenon drejtpërsëdrejti shkallën e pjesëmarrjes dhe…
Edhe për pesë vjet do të vazhdohet afati për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje deri në vitin 2011, për lëndët të dorëzuara deri te komunat deri në vitin 2018, për çfarë zgjidhja ligjore duhet së shpejti të kalojë në seancë plenare. Komisioni Kuvendor për Transport dhe Lidhje sot e përfundoi leximin e dytë të Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje dhe e përcolli në lexim të mëtejshëm. Deputetët u dakorduan se duhet të organizojnë debat mbikëqyrës apo publik në përgjithësi për gjendjen me ndërtimin në vend me pjesëmarrjen…
Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar nga Partia Socialiste ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe, pas shkarkimit nga detyra, për shkak të arrestimit të tij me urdhër të SPAK për korrupsion me tenderat publikë. Gjatë fjalës së tij para kryebashkiakëve, kryeministri Rama deklaroi se PS nuk do të bëhet zyrë avokatie e të pandehurve dhe të akuzuarve nga drejtësia, por do t’i shërbejë Shqipërisë dhe popullit shqiptar. “Ju kam thirrur për një shkak dhe për 2 arsye themelore në lidhje me punën tuaj. Shkaku që e afroi në kohë këtë takim është arrestimi i kreut të Bashkisë Lushnje dhe disa bashkëpunëtorëve të…
Prokuroria Themelore Publike-Kumanovë ka sjell vendim për ngritjen e procedurës hetimore ndaj një 39 vjeçari nga Kumanova, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “sulm seksual ndaj një personi të moshës së mitur”. – Advertisements – Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari në shtëpinë e tij në Kumanovë, disa herë në periudhën maj-qershor ka kryer veprime seksuale ndaj një fëmije, të cilat i ka incizuar me telefon celular dhe videot i ka shpërndarë rrjetet sociale. Në drejtim të zhvillimit të papengueshëm të procedurës penale, dhe për shkak të rrezikut për arratisje dhe përsëritjen e veprës penale, prokurori publik…
Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka shkarkuar nga detyra shefin e komisariatit të Sarandës, Syrja Bello, pas kritikave të ashpra të bëra një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Dorjana Bezat, e cila thekson se në vendë të Bellos është emëruar Klodian Kondi. Kujtojmë se dje kryeministri Rama bëri një takim me drejtuesit e Policisë, ku plagosjen në një lokal nate në Sarandë, e përdori si shembull për të ilustruar korrupsionin mes disa drejtuesve policie dhe pronarëve të lokaleve. Ndryshime ka pasur edhe në drejtorinë e Korçës, ku vendin e zëvendësdrejtorit Hamdi…
Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar një 21-vjeçar, pasi tentojë të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të tentativës për mitëdhënie dhe si rezultat i kontrolleve permanente parandaluese për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, në rrugën “Imer Ndregjoni”, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë konstatuar një drejtues mjeti që po përdorte aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit. Gjatë kryerjes së veprimeve policore për shkeljen e konstatuar, drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale A. S., 21 vjeç, i ka…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (08.07.2021) në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 231 gjoba, dhe atë: 76 për tejkalim të shpejtësisë, 17 gjoba për motoçiklistët, 18 për ngasje të makinës pa patentë shoferi. Janë shqiptuar edhe 10 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 13 të tjera për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 4 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 64 për parkim të parregullt. – Advertisements –
Rastet me COVID-19 në Kosovë vazhdojnë të shënojnë rënie. Gjatë ditës së enjte u shënuan vetën tetë raste me këtë virus, ndërsa dy qytetarë humbën jetën. Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 151. “Nga 1.721 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.412. Në total numri i rasteve aktive është 151”, thuhet në njoftimin e MSh-së. Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 5.271 doza të vaksinës kundër COVID-19.…
Një tjetër incident me bombola gazi, kësaj here në Durrës. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Rrashbull, Durrës, në banesën e shtetasit G. B., 28 vjeç. Mësohet se bombola e gazit ka shpërthyer aksidentalisht duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Materialet i kaluan për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Kryeministri Zaev sot do të merr pjesë në panel diskutimin në kuadër të konferencës së “Ekonomist” – 25 Tryezë e rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë në temë: “Nga distancimi social në solidaritet social”. – Advertisements – Nga kabineti qeveritar njoftojnë se gjatë ditës së sotme do të nënshkruhet edhe Marrëveshja ndërmjet qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë për zhvillimin e ndërlidhjes për transmetimin e gazit natyror Greqi-Maqedoni e Veriut. Takimet që do të zhvillohen në fokus kanë ekonomi dhe energjetikën.

