Dy pronarë subjeketesh në Durrës janë arrestuar në flagrancë pasi kishin ndërtuar pa leje në zonën bregdetare. Mësohet se në pranga u vunë R. M., 29 vjeç, banues në Shijak, pasi u kap në bregdet duke ndërtuar një objekt me bazament betoni, konstrukt metalik dhe druri, pa lejen e organeve kompetente si dhe M. B., 57 vjeç, banues në Shkafanë, pasi u konstatua duke ndërtuar në zonë bregdetare një objekt me themele betoni dhe konstruksion metalik e druri. “Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimet të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen…
Author: almakos
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit jep njoftim zyrtar për arrestimet në Ministrinë e Brendshme, ku tetë zyrtarë kanë rënë në pranga dhe një në “arrest shtëpie”, pasi akuzohen për abuzime me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit. Në dokumentin e siguriar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, SPAK njofton se më 11 qershor të vitit 2020, në Agjencisë e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar procedura e prokurimit për llogari të Autoritetit Kontraktor, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit me objekt “Blerja dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit,” për…
Tenderi i uniformave, për të cilin policia po ushtron sot kontroll në zyrat e Ministrisë së Brendshme dhe banesat e zyrtarëve të kësaj ministri, ku deri më tani ka arrestuar 8 zyrtarë dhe 1 në “arrest shtëpie”, me urdhër të gjykatës, është kallëzuar penalisht në SPAK nga Grupi Parlamentar “Demokrat”, në vitin 2020. Bëhet fjalë për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit, për të cilin Grupi Parlamentar “Demokrat” theksonte në atë kohë se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka kryer një sërë veprash penale, që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës apo afera korruptive. Në argumentimin që Grupi…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, në fshatin Lubin të Sarajit është zbuluar një punëtori për armatim, transmeton Alsat. – Advertisements – Policia gjatë kontrollit rutinor ka ndaluar një makinë të tipit Opel Zafira, të drejtuar nga 38-vjeçari M.Sh. nga fshati Lubin i Sarajit të Shkupit. Policia fillimisht kishte gjetur rreth 300 plumba të kalibit të ndryshëm. Më pas, me urdhër të gjykatës janë kryer kontrolle në shtëpinë e 38-vjeçarit në fshatin Lubin, ku policia ka gjetur pjesë të ndryshme të armëve, dy pistoleta për sinjalizim dhe sasi të madhe të municionit. MPB njofton se…
Zbardhen detaje të reja nga aksioni në Ministrinë e Brendshme. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se deri më tani janë arrestuar tetë persona, ndërsa një është në “arrest shtëpie”. Mes të dyshuarve është edhe drejtoresha e blerjeve të përqendruara, Edlira Naqellari. Siç raporton gazetarja Lala, bëhet fjalë për tenderin e uniformave që kap vlerën e 25 milionë eurove. Deri më tani policia ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve Edlira Naqellari, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Anisa Bogdani, Flutura Çekrezi, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali.
Mëngjesin e sotëm një veturë e policisë është aksidentuar në Karposh të Shkupi, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, derisa makina që po ecte në rrugën afër shkollës “Orce Nikollov” ka humbur kontrollin duke përfunduar në trotuar, pas çka është rrokullisur. Sipas informacioneve fillestare në aksident janë lënduar tre efektivë të policisë, të cilët janë transferuar në spitalin e qytetit. – Advertisements –
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në Bulqizë, ku një 29-vjeçar, për rrethana ende të paqarta, është hedhur nga kati i tretë i banesës. I riu është pikasur nga banorët e pallatit, të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë. 29-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës, e nga atje, është dërguar për në Spitalin e Traumës në kryeqytet, pasi kishte fraktura të rënda në trup. Ndërkohë policia e Bulqizës ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarje.
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg bashkëshortin e 24-vjeçares që u hodh nga ballkoni i banesës së saj në Durrës. Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 korrik në zonën e Kënetës në qytetin bregdetar. Mësohet se togat e zeza kanë caktuar masën e ‘arrestit me burg’ pa afat për Alfred Gjinin, bashkëshortin e Anisa Gjinit, e cila ndërmori aktin ekstrem të vetëvrasjes pas një debati me 31-vjeçarin. Bashkëshorti i viktimës u arrestua dy ditë më parë, pasi akuzohet se ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se nga java e ardhshme, qytetarët do të mund të zgjedhin llojin e vaksinës kundër koronavirusit. Aktualisht në Kosovë ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka ftuar të enjten qytetarët që të vaksinohen kundër koronvirusit, pasi sipas tij, ekspertët vlerësojnë se në vjeshtë pritet të ketë valë të re të pandemisë COVID-19. “Vjeshta duhet të na gjejë me sa më shumë qytetarë të vaksinuar. Është e vetmja mënyrë dhe me siguri se edhe nëse paraqitet një valë e re deri në vjeshtë, e që sipas ekspertëve është…
Në kuadër të parandalimit të aksidenteve rrugore, policia vijon kontrollet për drejtuesit e automjeteve. Policia Rrugore ka arrestuar 14 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Gjatë kontrolleve intensive në rrugët e Shqipërisë gjithashtu pezulluar edhe 44 leje drejtimi, nga të cilat 37 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 7 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Sipas policisë falë denoncimeve të qytetarëve te Komisariati Dixhital dhe kontrolleve intensive në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë…
Ditën e nesërme, (e shtunë, datë: 10.07.2021) duke nisur nga ora 09:00 deri në 14:00 disa zona të kryeqytetit do të mbesin pa energji elektrike. OSHEE sqaron se ndërprerja e energjisë, do të ndodhë për shkak të punimeve që do të kryhen në kabinën “Prokuroria”. Pa energji elektrike do të mbesë blloku i pallateve 9-katëshe pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Njoftimi i OSHEE: Pershendetje/Njoftim për abonentët #Tiranë Stakim, 10 Korrik Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, nesër, 10 korrik gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të kryhen punime në kabinën “Prokuroria”/ Fid L8/Nst Qendër. Pa energji do të mbeten pjesërisht…
Pika kufitare e Mavromatit do të jetë e kalueshme përgjatë 24 orëve. Lajmi është konfirmuar në një njoftim që Ambasada Greke në Shqipëri, ka bërë në rrjete sociale. Nga krahu tjetër, pika kufitare e Mertizanit, do të jetë e aksesueshme duke nisur nga 13 korriku. Ajo do të jetë e kalueshme nga ora 07:00-19:00 sipas orës lokale të Shqipërisë. Kushtet për të hyrë në Greqi, mbeten ato të njëjtat. Pra, vërtetim që jeni të vaksinuar, ose tampon negativ që i përkon 24 orëve të fundit. Njoftimi i Ambasadës Greke: Sipas Vendimit me Nr. Δ1α/ΓΠ.οικ.42638/07.07.2021 (ΦΕΚ Β’ Αρ. 2978) pika kufitare…

