Një 30-vjeçar është arrestuar në zonën e plazhit në Jalë të Himarës, pasi qarkullonte me armë zjarri me vete. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ra shtetasi Martin Koxha, 30 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë evidentojnë dhe godasin një rast të armëmbajtjes pa leje në zonën e plazhit. I riu u kap nga shërbimet e Policisë, në zonën e plazhit, në vendin e quajtur “Kampingu Jalë, duke qarkulluar si pasagjer në një automjet. Gjatë kontrollit në çantën e dorës të të riut, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një…
Author: almakos
Gjatë një kontrolli në një objekt në Tetovë mbrëmë rreth mesnate janë hasur 8 femra të moshës prej 22 deri në 44 vjet të cilat i kanë zbavitur mysafirët. Nga 8 të arrestuarat 3 ishin shtetase ruse, një ishte nga Ukraina dhe një nga Shqipëria, ndërsa katër të tjerat ishin shtetase të Maqedonisë së Veriut. Aksionin e kanë kryer inspektor të Njësitit për tregti të paligjshme të armëve dhe drogës dhe polic të uniformuar. – Advertisements – Valltaret në fjalë janë privuar nga liria dhe ndaluar në stacionin policorë të Tetovës për procedurë të mëtejme.
Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. Gj., 26 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme ndaj një shtetase të mitur. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. P., 38 vjeç, D. M., 32 vjeç dhe E. P., 38 vjeç, pasi…
Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë natës në Elbasan, ku një person ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi Më rreth orës 01:45, në aksin rrugor Gostimë-Mollas, në fshatin Lumas. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin R.H., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka nderuar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi R.H., dhe është plagosur pasagjeri shtetasi E.Q., 29 vjeç, banues në fshatin Floq, Cërrik i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Procesi i vaksinimit në vend po zhvillohet pa pengesa. Përveç spitaleve publike dhe pikat vaksinale në shtet, vaksinimi realizohet edhe në shtëpitë e pleqve. Nga nesër vaksinimi do të jetë pa termin të caktuar dhe po ashtu do të lejohet edhe vaksinimi i fëmijëve nga 12 deri 16 vjet. – Advertisements – Ministria e Shëndetësisë dje njoftoi se gjatë 24 orëve ishin vaksinuar 9.213 qytetarë, ndërsa prej tyre 7.751 kanë marrë dozën e parë. Deri tani në Maqedoni janë aplikuar 662.372 vaksina, ndërsa 245.231 qytetarë janë rivaksinuar. Sipas paralajmërimeve të MSH-së, nga nesër fillon vaksinimi në terren përmes pikave mobile,…
Sot rafting është një nga sportet në natyrë që preferohet nga udhëtarët dhe janë të shumtë operatorët që e praktikojnë këtë sport në mjedise natyrore të egra dhe të paprekura, ku mund të përjetoni një aventurë të vërtetë përgjatë ujit. Janë gjithnjë e më të shumtë personat, të të gjitha moshave, të cilët tërhiqen pas këtij sporti me adrenalinë dhe argëtues, pranë natyrës. Më poshtë janë 15 vende ku mund të praktikoni rafting, nga një cep i kontinentit në tjetrin. Rafting lindi në SHBA, në fillim të viteve ’80 dhe më pas mbërriti në Europë. Sot rafting është një nga…
Moti sot paradite do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare. Gjatë mesditës dhe në orët e pasdites vende vende do të jetë jostabil dhe me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 21 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 28 deri në 35 gradë Celsiusë. – Advertisements – Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm. Paradite me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa në orët e pasdites moti do të jetë jostabil, me reshje shiu dhe bubullima.…
Gazetari Shkëlezn Henkoja, sjell për “BalkanWeb”, dëshminë e shefit të urgjencës së spitalit të Gramshit, Emanuel Rrengos. Ai ka treguar detaje nga dalja e minibusit nga rruga dhe rënia e saj në një përrua. Ai ka thënë se pasi kanë mësuar lajmin, mjekët u angazhuan dhe kanë shkuar menjëherë për në vendin e ngjarjes. Rrengo, thotë se zona ishte e thepisur dhe puna e mjekëve nuk ka qenë aspak e lehtë. Fillimisht thotë ai, mjekët janë drejtuar për te personi që mbeti i vdekur, 30-vjeçari Ledian Lami. Ai thotë më tej, se në mendje i ka mbetur një çift, burrë…
Një person është mbytur këtë të shtunë në plazhin e “Pishe Poros” në Fier. Ndërsa një tjetër, ndodhet në gjendje të rëndë. Gazetari Ervis Kuçi se i mbytur ka mbetur Fiqo Rexhepi, ndërsa Arben Alizoti ka arritur të shpëtojë.Dy persona kanë rrezikuar të mbyten pasditen e së shtunës në plazhin e Pishe poros në Fier. Njoftimi i Policisë: Pishë Poro, Darëzezë Sot rreth orës 17:00, në plazhin publik në Pishë Poro, Darëzezë, shtetasit A. A., 47 vjeç dhe F. R., 60 vjeç, të dy banues në Fier, duke u larë në det kanë rrezikuar të mbyten. Pushuesit që ishin pranë…
Ish- ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka deklaruarse varianti DELTA i virusit COVID-19 ndodhet në Shqipëri. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu ka ripërsëritur nevojën e vaksinimit me vaksina të certifikuara nga EMA dhe FDA, duke shtuar, se vaksinat e tjera, sipas tij, janë të paefektshme. Postimi i plotë: Covid, pa pergjegjeshmeria ne vazhdim e Qeverise per masat mbrojtese rendon dhe e akuzon fort ate. Varianti Covid Delta eshte ne Shqiperi, ashtu sic ishte dhe ai Alfa ne mes te janarit 2020, kur kjo qeverie e mohonte. Kjo nuk perben ndonje faj te madh per ju, pervecse pa aftesise per ta…
Autoritetet shëndetësore në Kosovë konfirmuan 7 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë. Në total, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, janë 134 persona pozitivë me virusin. Njoftimi i plotë: 10 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.741 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 252.938 doza të vaksinës. Deri më sot 63.529 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.347 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar…
Ledian Lami është i riu që mbeti i vdekur nga aksidenti i rëndë në Gramsh. Minibusi ku ai po udhëtonte, doli nga rruga dhe përfundoi në përrua, e si pasojë 30-vjeçari ndërroi jetë në vend. Ndërsa 9 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, të cilët sipas burimeve janë jashtë rrezikut për jetën. Ata janë transportuar për në spital, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton aksidentin. Sakaq, Gazetarja Doriana Bezat, raporton se nga verifikimet e kryera deri më tani, policia dyshon se drejtuesi i mjetit ka qenë duke folur në celular dhe ka humbur vëmendjen, e kësisoj edhe…

