Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën “Ibrahim Rugova’ në Kosovë, vetëm 2 km nga kufiri me Shqipërinë. Mësohet se nga aksidenti janë lënduar disa persona, ndërsa nuk dihet nëse ka viktima apo jo. “BalkanWeb” mëson se në aksident janë përfshirë 2 kamionë dhe 1 makinë. Siç shihet edhe nga pamjet e frikshme, përplasja ka qenë shumë e fortë, ndërsa ka sjellë edhe bllokimin e kësaj rruge.
Author: almakos
Prokuroria nuk ka asnjë provë materiale apo verbale, se organizatorët e akuzuar të 27 prillit e kanë kryer veprën- është shprehur i akuzuari Spiro Ristovski. Sipas tij, aktakuza bazohet vetëm në deklarimin e Aleksandar Vasilevskit- Ninxha kurse atë ditë, nuk ka pasur kontakt telefonik e as me Mile Janakieskin e as me Nikolla Gruevskin, që është dëshmuar edhe pas kontrollit të telefonit të tij. Ristovski u thirr edhe në deklarimin e kryeministrit Zoran Zaev, i cili në sallë tha se të akuzuarit nuk janë organizatorë të dhunës, por i arratisuri Nikolla Gruevski. – Advertisements – Kur shefi i partisë më…
Klodjana Haxhiaj Durrësi nuk do të ketë më një zyrë kadastrale, pasi ajo do të zhvendoset në Tiranë. Burimet kanë bërë të ditur se shkak për transferimin janë bërë proceset e tejzgjatura dhe burokracitë në kadastrat e qyteteve bregdetare që kanë ardhur për shkak të konflikteve mbi pronësinë. Për shkak të rëndësisë së informacionit, transferimi i arkivit me dosjet, regjistrat hipotekorë e çdo gjë tjetër është bërë i mundur me praninë e policisë. Burimet bëjnë me dije se shërbimet do të vazhdojnë në Durrës për sqarime dhe aplikime. Transferimi nga Durrësi në Tiranë është bërë me qëllim shmangien e kontaktit…
Pika kufitare e Qafë Thanës është rihapur për punëtorët sezonalë, me përjashtim të 10 personave që janë ndaluar nga pala maqedonase pasi kanë marrë vulë ndalimi për 3-6 muaj të tjerët kanë kaluar këtë të hënë. Këta punëtorë ditorë u ndaluan të kalojnë për 3 ditë me radhë në kufi, me pretendimin se nuk plotësonin dokumentacionet e kalimit, në një kohë kur midis Shqipërisë dhe RMV duhet vetëm një kartë ID. Burime për A2 saktësuan se kjo u lidh me vdekjen e një shqiptari disa ditë më parë kur priste dru në një pyll pranë Ohrit dhe për këtë arsye autoritetet…
Një filxhan kafe në ditë mund ta bëjë më të thjeshtë mbajtjen e vigjilencës gjatë punës nga shtëpia në pandemi. Mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të infeksionit Covid-19. Sipas një studimi të ri, pirja e një ose më shumë filxhanëve kafe në ditë shoqërohej me rreth 10 % ulje të rrezikut të Covid-19, krahasuar me më pak se një filxhan në ditë. Të udhëhequr nga studiuesit e Universitetit Northëestern në SHBA, studimi sugjeroi gjithashtu që ngrënia e më shumë perimeve dhe më pak mish të përpunuar, mund të zvogëlojë rrezikun e infeksionit Covid-19. Rezultatet e studimit u botuan…
Çifti në proces divorci Dava dhe Gjet Ndoji, nga Lezha, janë përballur sot live në emisionin “Me zemër të hapur” të Evis Ahmetit, në News24. Historia mes tyre u bë publike pak ditë më parë, kur Dava Ndoj u dhunua nga njerëzit e burrit, përkatësisht kunata e saj, e cila u arrestua për ngjarjen. Në studion e emisionit ishte sot i ftuar Gjet Ndoji, që tregoi të vërtetën e tij, e cila u hodh poshtë nga Dava, në një lidhje telefonike në emision. Kjo e fundit tha se ka të gjitha provat në telefon për tradhtinë e burrit, por edhe…
Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.Në pranga përfunduan shtetasit Y. Sh., 60 vjeç dhe M. Sh., 34 vjeç (babë e bir), banues në Kuman, Roskovec. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së tyre, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe fidanë të dyshuar cannabis sativa. Njoftimi i plotë: Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni policor i koduar “Kuman”, i zhvilluar nga Komisariati…
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1749 teste, ndërkohë që janë regjistruar 5 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19, dhe atë: Shkup-2 dhe Tetovë-3. Janë regjistruar edhe 6 pacientë të shëruar, nga një në Shkup, Tetovë, Makedonska Kamenicë dhe Manastir dhe dy pacient të shëruar nga Velesi. Ndërkohë që në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. – Advertisements –
Ka ndryshuar trupa gjykuese në Apel ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Lajmi bëhet i ditur për nga gazetarja Klodiana Lala, e cila thekson se kanë dhënë dorëheqjen nga gjykimi i çështjes së ish-kryeprokurorit gjyqtarët Saida Dollani dhe Dhimitër Lara. Shkak për tërheqjen e tyre është bërë fakti se ata kanë marrë pjesë në vendimin për sekuestron e pasurive të Llallës. Siç mëson gazetarja Lala, dy anëtarët e dorëhequr të trupës gjykuese pritet të zëvendësohen nga Miliana Muça dhe Enton Dhimitri.
Ministri i shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi sot se vaksinimi i popullatës në terren po zhvillohet pa pengesa. – Advertisements – “Në disa punkte është regjistruar tollovi, besoj se kjo është për shkak se shumë qytetarë dëshirojnë të vaksinohen sa është më herët dhe më freskët. Do të shohim se si do të rrjedh sot procesi, e më pas do të mund të ndërmarrim edhe masa poqëse paraqitet nevoja. Procesi i vaksinimit në terren do të bëhet në të gjithë territorin e vendit. Ekipet mjekësore do të vizitojnë çdo fshat, vend rural dhe lagje”, tha Filipçe i…
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dorëzuar sot në SPAK padinë e saj në adresë të ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca. Në padi Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon zbardhjen e takimit mes ambasadorit Soreca dhe kryetares në detyrë të Gjykatës Kushtetuese një ditë para se kjo gjykatë të shprehej për cështjen e Teatrit Kombëtar. Në një prononcim për mediat pas dorëzimit të padisë në SPAK përfaqësuesja ligjore e Aleancës, Adriana Kalaja tha se kërkojna nga kreu i shtetit Ilir Meta si edhe nga ministrja Xhacka shpalljen ‘non grata’ në Shqipëri të ambasadorit Soreca. “Sot u paraqitëm për…
Dje (11-korrik) rreth orës 15:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, në kryqëzimin e Zdunjës në Gostivar, kanë ndaluar veturën “Opel Omega” me targa të Shkupit, në të cilin janë transportuar , dhe më pas privuar nga liria personat M.S. (51), J.B. (48) dhe E.A. (30), që të tre nga Shkupi, për shkak të dyshimit për përfshirjen e tyre në “prodhimin dhe shpërndarjen e paautorizuar të lëndëve narkotike”, “vjedhjeve “dhe” vjedhjeve të rënda”. – Advertisements – Tre personat janë ndluar në Stacionin Policor Gostivar për procedura të mëtejshme.

