Në Divjakë është 1 plak rreth 90 vjeç që thotë se është hoxhë. Gazetarja e Fiksit Fare, i prezantohet si një grua e cila ka disa probleme që e shqetësojnë. Ajo vuan nga veshkat dhe ka bllokim të frymëmarrjes. Përsa i përket problemit të veshkave i ashtuquajturi hoxhë i thotë se nuk e ndihmon dot, por në lidhje me bllokimin e frymëmarrjes ai merr përtsipër ta ndihmojë. Ai i kërkon gazetares së Fiksit të marri sheqer nga një kuti aty afër dhe pasi sheh sheqerin që ajo ka prekur me dorë i thotë se ka magji. Më pas ai e…
Author: almakos
Ish-zyrtarët në varësi të ministrisë së Brendshme mes tyre edhe Gëzim Mingaj i cili ditën e arrestimit doli në pension, hynë njëri pas tjetrit në gjykatën e posaçme, që la në fuqi vendimet e dhëna në mungesë dhe dërgoi në paraburgim tetë prej tyre, ndërsa e dyshuara Anisa Bogdani shkoi nën arrest shtëpiak. Ish-drejtoresha e agjensisë Edlira Naqellari dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave dhe të njësisë së prokurimeve, dyshohet se shkelën barazinë në tenderin e uniformave të policisë dhe se në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të kësaj ministrie që po hetohen, ndikuan që uniformat e policisë…
Me fjalë përfunduese nga ana e të akuzuarit Mile Janakieski më 14 korrik vazhdon seanca kryesore për rastin “Organizatorët e 27 prillit”. Seanca e sotme gjyqësore përfundoi me fjalët përmbyllëse të avokatit Elenko Millanov, në mbrojtje të të akuzuarve Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski. – Advertisements – Ai në fillim foli për Ligjin për amnisti, duke cekur se me fuqi të ligjit aktakuza nuk është dashur ta shohë “dritën e ditës”, të inicohet, sepse Prokuroria i ka ditur dispozitat e atij Ligji. “Kjo aktakuzë dhe kjo procedurë nuk mund të fillonte, nuk mund fare të udhëhiqej, për shkak të Ligjit…
Ministri Venko Filipçe në profilin e tij në Facebook shkruan se deri në fund të verës mund të shpresojmë për imunitet kolektiv vetëm nëse vazhdohet vaksinimi masiv. – Advertisements – “Është vërtet inkurajuese për përgjigjen e madhe të qytetarëve për vaksinimin në terren.Falënderime për të gjithë kolegët profesionistë të shëndetit të përfshirë në këtë operacion. Qytetarët që do të vaksinohen në masë, ne kemi përparim të madh në numrin e vaksinuarve. Vetëm me këtë ritëm mund të shpresojmë për imunitet kolektiv deri në fund të verës”, shkruan Filipçe.
Rasti tronditës i 17-vjeçares Amanda, e cila u rrëmbye dhe u mbajt peng nga një efektiv policie ka marrë përmasa të mëdha dhe ka hapur dosje të tjera të ngjashme, përfshirë edhe zhdukjen e 19-vjeçares shqiptare Artemis. Rasti i 17-vjeçares nga Rumania, e cila ra në duart e personit të gabuar që e shfrytëzonte për prostitucion ka shtuar dyshime se tani të gjitha vajzat e tjera që janë shpallur të zhdukura. I arrestuari e ekspozonte të miturën në një faqe interneti, e cila përdorej për “reklamimin” e vajzave që shfrytëzoheshin. Duke marrë parasysh këtë fakt, Policia tani po heton përsëri…
Tenderët publikë dhe korrupsioni kanë qenë në fokus të bisedës në studion e News24 me ish-ministrin e Financave, Arben Malaj. Ai i shikon arrestimet e fundit për korrupsion me tenderët si një kapje e shtetit. Malaj tha se pavarësisht se duhet përshëndetur puna e SPAK, është e pamundur që një punonjës i administratës të marrë përsipër të luajë gurët e rëndë të një tenderi 28 mln euro, duke iu referuar tenderit të uniformave në Ministrinë e Brendshme. “Dua të bëj dallimin a është korrupsion, a është kapje shteti. Instituti për mirëqeverisje është ngritur që më 2013, kur unë u ndava…
Dje në ora 14:35 në SPB Kumanovë u raportua se në burgun në Kshanje ka pasur një përleshje fizike. – Advertisements – Përleshja ka ndodhur midis tetë personave, katër prej të cilëve morën lëndime nga mjete të forta, përfshirë një policë të burgut, njofton SPB Kumanovë. Të lënduarve iu dha ndihmë mjekësore. Ndërsa policia e Kumanovës po merr masa për zbardhjen e rastit.
Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të poetit Uran Kostreci. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Basha thekson se për të ka qenë një privilegj të njihte nga afër kampionin e qëndresës antikomuniste. Mes të tjerash Basha pohoi se poeti i bëri regjimit komunist qëndresë me poezitë e tij, e deri ditën e fundit jetoi si shpirt i lirë. MESAZHI I BASHES Lajm shumë i trishtë largimi nga jeta i Uran Kostrecit. Për mua ka qenë privilegj ta njoh nga afër kampionin e qëndresës antikomuniste, këtë dëshmi të gjallë të asaj kohe të…
Një 13-vjeçare është abuzuar seksualisht nga shumë persona për kohë të gjatë si pasojë se keqtrajtimit dhe e neglizhencës nga familjarët.Sipas mediave kosovare, vajza e mitur prej kohësh ishte përzënë nga familjarët e saj dhe kjo e kishte detyruar atë që të qëndronte e të flinte rrugëve. 13-vjeçarja besohet se ka qenë viktimë e abuzimit seksual nga shumë persona, diçka që sipas informacioneve, është evidentuar nga ekzaminimet mjekësore dhe gjinekologjike. E mitura e abuzuar seksualisht kishte qenë anëtare e një familjeje në kushte të rënda ekonomike dhe sociale me njëmbëdhjetë fëmijë. Sipas informacioneve të Policisë ajo ishte detyruar të qëndronte…
Asnjë humbje jete nga COVID-19 në vend në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 5 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, të gjitha në Tiranë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Në 24 orët e fundit janë kryer 2658 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, pesë…
Kryetari i komunës së Deçanit në Kosovë, Bashkim Ramosaj, është shprehur sot rreth situatës së krijuar, pas dyshimeve se qindra qytetarë janë helmuar nga uji i pijshëm. Në një konferencë për mediat, Ramosaj tha se rreth 884 banorë të kësaj komune kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan. Ai theksoi se ky është rasti i dytë brenda një muaji që qytetarët helmohen nga uji i pijshëm, duke ngritur dyshime se një gjë e tillë mund të jetë e qëllimshme. Megjithatë, Ramosaj shton se kjo gjë duhet të vërtetohet nga organet kompetente. “Deri më tani 884 pacientë…
Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhene sot vendimin per 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, ku ka lënë në fuqi masat e arrestit për ta. Zyrtarët u arrestuan me urdhër të SPAK për abuzimet me tenderat. Lajmi u be i ditur nga gazetarja Klodiana Lala per BalkanWeb. ARREST ME BURGEdlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqëndruara në MPB Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara Fatmir Demneri, anëtar i KVO Mariglen Buzali, anëtar i KVO Kreshnik Bejkaj, anëtar i KVO Ani Omuri, anëtar i KVO. Gëzim Mingaj, anëtar i KVO. ARREST SHTEPIE Anisa Bogdani, anëtar…

