Me një ndjesë publike drejtuar bashkëqytetarëve dhe sipërmarrësve e ka nisur reagimin e tij kryebashkiaku i Kavajës Redjan Krali për situatën e rëndë që është krijuar nga depozitimi i mbetjeve në zonën turistike midis Spillesë dhe plazhit të gjeneralit. Pas konsultimit në mbledhjen e fundit me Këshillin Bashkiak, Krali thotë se ndotja mjedisore nuk u krijua për faj të Bashkisë së Kavajës, por pengesë u bë Landfilli i Sharrës me të cilin është nënshkruar një marrëveshje dypalëshe për depozitimin e mbetjeve, të cilën Landfilli nuk po e zbaton duke e mbajtur traun ende te mbyllur. Pas kronikave denoncuese që News24…
Author: almakos
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia “do t’i kontribuonte paqes dhe sigurisë në rajon”. Kurti i bëri komentet në një takim me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, të martën në Athinë. Greqia dhe katër vende të tjera të Bashkimit Evropian – Spanja, Rumania, Qiproja dhe Sllovakia – nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, e cila është shpallur në shkurt të vitit 2008. “Greqia dhe Kosova duhet t’i forcojnë marrëdhëniet bilaterale për shkak të lidhjeve të gjata historike dhe qëllimit të përbashkët për një të ardhme më të mirë në Ballkan”,…
Korriku 2021 mund të futet në historinë e drejtësisë së re, të reformuar në Shqipëri si fillimi i funksionimit të saj dhe i ndëshkimit të “të paprekshmëve” dhe të korruptuarve në nivele të larta. Në 10 ditët e para të korrikut Struktura e Posaꞔme Anti-Korrupsion (SPAK), kali i betejës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel të lartë në Shqipëri, arrestoi 18 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të akuzuar për korrupsion përmes “shkeljes së barazisë në tendera dhe shpërdorimit të detyrës.” Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori të hënën (12.07) vendimin për arrest me burg për nëntë zyrtarë të…
Qytetarët muajin e ardhshëm do të paguajnë fatura më të larta për rrymën elektronike. Faturat do të jetë më të larta për 12,3 përqind në bazë të vendimit të Komisionit rregullator që hyri në fuqi nga ky muaj me TVSH prej 18%. Për aq kohë sa deputetët nuk e miratojnë uljen e TVSH-së prej 18 në 5%, qytetarëve do t’ju përllogaritet përqindja aktuale respektivisht 18%. – Advertisements – Derisa ligji të mos kalojë në Kuvend, derisa të mos votohet dhe nuk publikohet në Gazetën Zyrtare, do të vlejë zgjidhja aktuale ligjore, më saktë TVSH-ja prej 18%, për këtë vazhdimisht apelojmë…
Kryeministri Zoran Zaev thotë se LSDM-ja nuk do ta mbështesë rezolutën e VMRO-DPMNE-së nëse në të nuk përfshihet emri kushtetues. Sipas tij, rezoluta e propozuar si e tillë në rast se nuk ndryshohet në përputhje me kushtetutën, nuk mund të procedohet. Lidhur me deklaratat nga Bullgaria të fituesit të zgjedhjeve Sllave Trifunov i cili popullin maqedonas e quan Maqedono-verior, Zaev deklaroi se qëndrimet e tilla nuk janë shembull për zgjidhjen e problemeve. – Advertisements – “Në rezolutën e tyre në disa vende thuhet Republika e Maqedonisë, ndërsa Kushtetuta është Republika e Maqedonisë së Veriut. Nëse e lexoni preambulën e saj…
Drejtoresha e ISHP, Albana Fico, tha në një lidhje me “Skype” në rubrikën “Opinion”, në News24, se akoma nuk është konfirmuar asnjë rast me variantin Delta në Shqipëri. Sipas Ficos, ka pasur disa sinjale të pazakonta, por që pritet dërgimi i mostrave në laboratorin gjerman për të zbuluar të vërtetën, raporton “BalkanWeb”. “Të gjithë variantet e reja tregojnë një fytyrë, e cila mund të jetë më e rrezikshme ose më pak e rrezikshme. Delta është 40-60% më i transmetueshëm. Një person i infektuar me Delta mund të infektojë 3-4 persona, ndërkohë që me variantet e tjera ishte 1-2 persona. Kjo na bën…
Takimi i ri mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të mbahet të hënën më 19 korrik, në Bruksel, ka thënë zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano. Ai ka konfirmuar se ata do të vazhdojnë bisedimet në kontekstin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. “Ky takim i nivelit të lartë të dialogut, do të fokusohet në diskutimin për progresin e arritur – për hapat e ardhshëm në dialog, i cili është shumë i rëndësishëm për perspektivën evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Stano. Ky është takimi i dytë mes…
Të tjera detaje bëhen me dije për kokainën e kapur sot në Durrës në një kontejner me babanë. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” nga terminali i trageteve dhe kontejnerëve, se një sasi e dyshuar si kokainë është kapur në Portin e Durrësit, ndërsa policia ka shoqëruar dy persona.“Kontejneri me banane për llogari të kompanisë Banana King, ndërsa janë gjetur 14 pako të dyshuara me kokainë. Sipas burimeve, kontejneri është mbajtur nën vëzhgim nga policia dhe ditën e sotme kur ka shkuar personi për të tërhequr kontejnerin është bërë dhe ndalimi i tij. Aktualisht po zbrazet sasia e bananeve.Nuk dihet…
Propozim-Ligji për letërnjoftime i propozuar nga Ministria e Brendshme merr dritë jeshile në trupat punues të Kuvendit. Drafti parashikon që në kartën e identitetit përveç gjuhës maqedonase të përdoret edhe gjuha shqipe dhe gjuha të cilën e flasin më pak se 20 për qind e qytetarëve. Propozimi parashikon që përveç gjuhës maqedonase dhe angleze, përdorimi i ndonjë gjuhe tjetër në letërnjoftime mundësohet vetëm me kërkesë ekskluzive të qytetarëve. – Advertisements – Propozim-Ligji për letërnjoftime “Qytetarëve të cilët flasin gjuhë tjetër nga gjuha maqedonase, gjuhën që e flasin 20% e qytetarëve, sipas detyrës zyrtare karta e identitetit i shtypet me të…
Komisioni Europian ka reaguar pas padisë që ka bërë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë Luigi Soreca. Zëdhënsi i KiE-së, Peter Stano tha në një deklaratë për shtyp këtë të martë se iniciativa dhe akuzat ndaj kreut të delegacionit europian në Shqipëri janë të pabazuara dhe dezinformuese. Sipas tij, Luigi Soreca ka mbështetjen e plotë të liderëve të Këshillit Europian për punën e bërë nga ambasadori në përforcimin e marrëdhënieve BE-Shqipëri. “Dua të trajtoj një çështje gjatë kohës së fundit në Shqipëri. Duket se ka filluar një fushatë kundër delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë…
I përgjysmuar do të jetë kapaciteti i skenave në edicionin 61 të Verës së Ohrit që zyrtarisht filloi mbrëmë. Në Teatrin antik, në vend të 3000 shikuesve, në paraqitjen e Operës dhe Baletit Kombëtar dhe Filarmonisë së Maqedonisë ishin vetëm 1500 shikues. – Advertisements – 50% do të jetë kapaciteti i publikut në ambient të hapur ndërsa 30% në ambient të mbyllur. 90% i koncerteve do të jenë brenda kishës Shën Sofja. Pandemia po vazhdon edhe më tej. Më vjen mirë që është situata pak më e lehtë se vitin e kaluar, por megjithatë vlerësoj se nuk duhet të mbushet…
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shpallur gjendjen e jashtëzakonëshme ne komunën e Deçanit. Në shkresën e firmosur prej tij, Ramosaj bën të ditur se në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjit për Parandalimin dhe Sëmundjeve Ngjitëse të Statutit të komunës së Deçanit ka marrë vendim që të shpallet gjendje emergjente në tërë territorin e kësaj komune. Me anë të këtij vendimi obligohen të gjitha institucionet e nivelit lokal për Ngritjen e Gatishmërisë për Menaxhimin e kësaj situate Emergjente e ndodhur pas helmimit të fundit. Nga e shtuna rreth 900 qytetarë të Deçanit kanë kërkuar ndihmë…

