Author: almakos

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev, sonte pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë bëri publike disa nga emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Zaev me këtë rast u shpreh i bindur se edhe njëherë kandidatët e LSDM-së do të marrin besimin e qytetarëve. Ndërkohë numrin e plotë të kandidatëve për kryetarë komunësh por edhe listat e këshilltarëve tha se do ta publikoj kah fundi i muajit gusht.“LSDM-ja bashkë me qytetarët e ofron ofertën më të mirë, kishim 630 kandidatura për kryetar komunash. Interesi i madh është dëshmi se politikat e LSDM-së janë njohur…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku një pushues 80 vjeçar nga Kosova është mbytur në det. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, te “Shkëmbi Kavajës”, është mbytur duke u larë në det shtetasi kosovar S. O., 80 vjeç. “Më datë 13.07.2021, në orën 18:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, te “Shkëmbi Kavajës”, është mbytur duke u larë në det shtetasi kosovar S. O., 80 vjeç, (pushues)’, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme vendos ‘arrest shtëpie’ për ish-zëvendës ministren e Punëve të Brendshme Rovena Voda. Lajmi është bërë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Klodiana Lala. Voda akuzohet për veprën penale ‘ushtrim ndikimi të paligjshëm’. Sipas SPAK, Voda akuzohet se ka marrë përfitime nga Florida Beu dhe Majlinda Hasani kundrejt emërimeve të tyre në detyrë. Ndërkohë që GJKKO ka caktuar sot masën ‘arrest shtëpie’ edhe për Florida Beun si dhe Majlinda Hasanin. NJOFTIMI I SPAK “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka zhvilluar hetime në kuadër të procedimit penal që bën fjalë për veprën penale “Ushtrim…

Lexo më Shumë

Mikrobiologu Nikolla Panovski këshillon qytetarët të jenë të kujdesshëm. Ai thotë se vetëm të vaksinuarit  ose ata që kanë kaluar virusin mund të shkojnë në dasma, ndërsa më të moshuarit dhe ata që janë të sëmurë kronikë duhet të qëndrojnë në shtëpi. – Advertisements – “Mërgimtarët tanë nga vendet ku me të madhe po shpërndahet virusi delta, pa kufizim hynë në Maqedoni. Ka ahengje dhe festa edhe në të hapur edhe në të mbyllur, dhe pikërisht kjo i duhet virusit. Rekomandoj që sa më shumë persona të vaksinohen dhe t’i respektojnë masat. Nëse janë të pavaksinuar të mos shkojnë në…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas kapjes së një sasie prej 11 kg e 650 gram kokainë në një kontejner me banane në Portin e Durrësit. Ai deklaron se shkon në rreth 1 ton sasia e kapur gjatë katër muajve të fundit dhe se asgjë nuk është e rastësishme, por dëshmi e dëshmi e luftës pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe e aftësisë zbuluese e goditëse të Policisë së Shtetit. “Faktet flasin vetë. Pas operacionit të sotëm shkon në rreth 1 ton sasia e lëndës narkotike e llojit kokainë e kapur në Portin e Durrësit gjatë katër…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska në fjalimit e saj në Samitin për lidershtip për vajzat tha se vetëm barazi gjinore mund të krijojë të ardhme të mirë, pa paragjykime dhe pa diskriminim. – Advertisements – “Besoj se nxënësit e tanishëm në këtë Samit do të sjellin konkludime për krijimin e një bote më të mirë që nuk njeh diskriminim në bazë gjinore, etnike, kulturore, sociale ose ndonjë përkatësie tjetër”, tha Carovska. Sipas saj, shkolla është vendi ku zhvillohen aftësitë e lidershipit si për vajzat ashtu edhe për djemtë. “Për këtë shkak, Republika e Maqedonisë së Veriut me konceptin…

Lexo më Shumë

11. 650 gr është sasia e kokainës të sekuestruar sot në portin e Durrësit, të cilat ishin fshehur në një kontejner me banane që vinte nga Ekuadori. Ngarkesa kishte mbërritur dy ditë më parë nga Ekuadori, teksa policia e ka mbajtur nën vëzhgim dhe ditën e sotme teksa ka mbërritur shoferi për ta tërhequr kanë ndërhyrë. Në lidhje me sasinë e drogës së sekuestruar është arrestuar Barjon Gumeni, vëllai nga nëna i Eduart Dautit, administratori i kompanisë “Alba Exotic Fruit”. Ndërkohë, personi i dytë i ndaluar, juristi i kompanisë, u la i lirë. Droga ka qene e vendosur në impiantin…

Lexo më Shumë

Prej më shumë se një muaji materniteti i Spitalit Bashkiak Mat ishte pa shërbimin obstetër gjinekologjik. Kjo për shkak se mjeku që ishte më parë Halit Karaxha nga Malisheva e Kosovës, refuzoi të firmoste kontratën për vijimin e punës pranë këtij materniteti. Një ditë më parë, gratë shtatzëna në Mat paralajmëruan një protestë këtë të martë, por vetëm njëra prej tyre u paraqit. Linela Markja sëbashku me bashkëshortin e saj protestuan në mënyrë simbolike për mungesën e këtij shërbimi. Ndërkohë po në të njëjtën kohë pranë maternitetit mbërriti mjeku obstetërgjinekolog Altin Gjeci. Drejtori i Spitalit Bashkiak Mat, Roland Meta tha…

Lexo më Shumë

Në hapësirat boshe të spitalit të Gostivarit, me kërkesë të të punësuarve që praktikojnë fenë islame ka filluar edhe realizimi i projektit të një faltoreje. – Advertisements – Sipas një njoftimi nga Spitali i Gostivarit, kjo erdhi pas kërkesës së madhe nga një numër i konsiderueshëm i të punësuarve, të cilët sipas njoftimit, janë të përkatësisë islame. “Ju njoftojmë se pas pastrimit të disa hapësirave që deri më tani kanë qenë të pa shfrytëzuara, sot filloi realizimi i një projekti tepër human, njerëzor dhe tepër i nevojshëm për personelin e spitalit tonë. Pas kërkesës së madhe nga një numër i…

Lexo më Shumë

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në një parcelë toke në lagjen “Zinxhiria” të qytetit të Gjirokastrës. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shmangien e një situate tragjike pasi u përballën me prezencën e tre predhave luftarake prodhim kinez të pashpërthyera, si dhe një sasi të konsiderueshme municionesh. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke evaduar predhat dhe municionet të cilat mund të shkaktonin tragjedi nëse do shpërthenin pasi ndodheshin afër zonës së banuar. Predhat dhe municionet kanë qenë ë vendosura aty prej 1997, sqarojnë specialistet e Policisë Kriminale.

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka treguar se çfarë po planifikon që të diskutojë me kryeministrin Albin Kurti ku do të takohen për të diskutuar për dialogun me Kosovën. Takimi në fjalë u planifikua të mbahet në Bruksel. Ai tha se në takimin e radhës me kryeministrin e Kosovës do ta shtrojë për diskutim edhe çështjen e serbes së kthyer në Kosovë, Dragica Gashiç. “Kjo çështje nuk është e vetmja, por është një paradigmë sepse i shqetëson ata si simbol i kthimit të serbëve në shtëpitë e tyre. Ne në Kosovë nuk kemi pasur pushtet de facto që nga viti…

Lexo më Shumë

Presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar sot në Deçan për të parë situatën shëndetësore atje pasi mbi 1000 qytetarë kanë shfaqur simptoma helmimi. Osmani thotë se do të merren të gjitha masat që kjo qendër shëndetësore të marrë barnat e nevojshëm. “Është një rast shumë i çuditshëm pasi deri më sot fshatrat nga kanë ardhur qytetarët e helmuar kanë pasur një burim të vetëm të furnizimit me ujë, por në ndërkohë kanë ardhur edhe qytetarë tjerë të helmuar që nuk janë furnizuar nga ai burim i ujit por nga burime tjera”. Presidentja thotë se pos analizave kimike, janë duke u pritur…

Lexo më Shumë