Kreu i LSDM-së Zoran Zaev, sonte pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë bëri publike disa nga emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Zaev me këtë rast u shpreh i bindur se edhe njëherë kandidatët e LSDM-së do të marrin besimin e qytetarëve. Ndërkohë numrin e plotë të kandidatëve për kryetarë komunësh por edhe listat e këshilltarëve tha se do ta publikoj kah fundi i muajit gusht.
“LSDM-ja bashkë me qytetarët e ofron ofertën më të mirë, kishim 630 kandidatura për kryetar komunash. Interesi i madh është dëshmi se politikat e LSDM-së janë njohur dhe pritur mirë nga qytetarët”, tha Zaev, derisa bëri publike emrat e 30 kryetarëve të komunave që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Vlen të theksohet se LSDM-ja edhe një mandat ia besoi kryebashkiakut aktual të qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Përveç Shilegovit edhe Milikije Halimi fitoi besimin për tu kandidaur edhe për një mandat.
– Advertisements –
Eemrat e kandidatëve që morrën dritë jeshile nga Këshilli i Përgjithshëm i LSDM-së:
Pero Kostadinov, Valandov,
Milikije Halime, Haraçinë
Velimir Smilevski, Butel
Sasho Jnakovski, Vevçani
Robert Beshovski, Gradsko
Llaze Petrov, Demir Kapi
Jordan Nasev, Karbinci
Bllagojçe Iliev, Konçe
Ace Vellkovski, Llozovo
Kostadin Georgievski, Ohër
Zhivko Gosharevski, Resnjë
Stojan Nikollov, Rosoman
Goran Stojanovski, Çashka
Sashko Nikollov, Shtip
Petre Shilegov, Qyteti i Shkupit



