Author: almakos

Policia vendore e Durrësit dhe specialistë nga njësia e anti-drogës, po zhvillojnë një operacion blic në Portin e Durrësit. Mësohet se forcat e policisë ko ushtrojnë kontrolle në një kamion të ngarkuar me banane. Dyshohet se në mjet ka sasi lënde narkotike kokainë. Ngarkesa e dyshimtë është konstatuar gjatë kontrollit me skaner në pikën hyrëse të Portit të Durrësit. Nga burime pranë Policisë bëhet me dije se është sekuestruar një sasi droge, por nuk jepen detaje të mëtejshme.

Lexo më Shumë

Sot, zyrtarisht filloi procesi i pastrimit të lindanit dhe izomereve të tij nga deponia e vogël në rrethin e OHIS. Për këtë qëllim, kontraktori i përzgjedhur Polieko filloi me aktivitete përgatitore që përfshijnë pastrimin e terrenit, sigurimin dhe instalimin e pajisjeve dhe makinerive të nevojshme përreth deponisë së vogël. – Advertisements – “Me këtë projekt, konfirmuam vendosmërinë tonë për të eleminuar pikat e nxehta në vend. “Në të kaluarën, sasi të mëdha kimikatesh jashtëzakonisht të rrezikshme hiqeshin dhe shkatërroheshin në mënyrë të sigurt, të cilat ishin depozituar për dekada në rrethin e OHIS-it, dhe sot po ndjekim fillimin e pastrimit…

Lexo më Shumë

Shqipëria dhe Anglia kanë nënshkruar një marrëveshje për dëbimin e emigrantëve shqiptarë pa letra dhe të atyre që janë përfshirë në vepra kriminale. Marrëveshja e re është firmosur nga ministri i Brendshëm shqiptar, Bledi Çuçi, dhe sekretarja britanike për punët e brendshme, Priti Patel, gjatë vizitës së kësaj të fundit në Shqipëri, javën që kaloi. Kjo marrëveshje do të forcojë rregullat ekzistuese të Britanisë së Madhe për të larguar shtetasit shqiptarë, të cilët nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në këtë vend, ndërsa nuk ka asnjë ndikim tek ata, të cilët kanë mbërritur në Angli sipas rregullave në fuqi të…

Lexo më Shumë

Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre, ka apeluar vendimin e Shkallës së parë Anti-Korrupsion, e cila e la në burg. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila raporton se ish-kryebashkiaku ka pranuar kërkesën e SPAK, që e akuzon atë për shpërdorim detyre. Nëpërmjet avokateve të tij mbrojtës, Tushe i është drejtuar Apelit, ku kërkon masë më të butë sigurie, pasi për të nuk ka prova që e implikojnë atë në abuzimin me tenderin prej 240 milionë lekësh, për rehabilitimin e kanalit vaditës.

Lexo më Shumë

Dje (12-korrik) rreth orës 15:40, në rrugën “Goce Delçev” në Gostivar, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë privuar nga liria 44-vjeçaren V.A. nga Forina e Gostivarit, e cila më parë kishte kryer vjedhje në një dyqan po në këtë rrugë.Çështja është duke u sqaruar dhe dokumentuar. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Ka marrë përmasa tragjike situata me helmimin nga uji në Deçan të Kosovës, ku raportohet se kanë humbur jetën dy persona, ndërsa mbi 800 të tjerë kanë përfunduar në spital. Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se kanë ndodhur dy raste të “Vdekjes së dyshimtë”, për shkak të situatës së krijuar në atë rajon. Lajmin e ka konfirmuar për mediet fqinje zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi. “Gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur dy vdekje të dyshimta në komunën e Deçanit. Për shkak të situatës se krijuar në atë rajon, Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3227 teste, ndërkohë që janë regjistruar 21 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19, dhe atë: Shkup-3 dhe Tetovë-11, Kumanovë-3, 1 në Gostivar, 1 në Shtip dhe 2 të infektuar në Strugë . Janë regjistruar edhe 7 pacientë të shëruar, 2 në Shkup, 2 në Kumanovë, nga 1 në Tetovë, Manastir dhe Kërçovë. Ndërkohë që në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Nga qendra më e madhe ku kryhen kontrollet në  kryeqytet, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë,  Belinda Balluku, dhe drejtori i Transportit Rrugor, Bledi Gonxhe, e bënë të qartë se  automjetet e amortizuara nuk mund të qarkullojnë, pavarësisht se ligjërisht iu takon  të përfitojnë nga shtyrja e afatit të kolaudimit edhe me një vit ekstra. “Kolaudimi është përgjegjësi personale. Ky afat që ne e shtymë nuk është për ata që i kanë mjetet copë-copë. Ata duhet të kuptojnë që janë përgjegjës për mjetin e tyre. Edhe në rast se kanë përfituar nga ky afat, duhet të mbajnë përgjegjësi për mjetin kur…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 224 gjoba, prej të cilave 60 për tejkalim të shpejtësisë, 40 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve, 14 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 12 për vozitësit e motoçikletave. Nga MPB-ja gjithashtu njoftojnë se janë shqiptuar edhe 7 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 9 për ngasje të makinës nën ndikim të alkoolit, 4 për kalim në të kuqe në semafor dhe 45 gjoba për parkim të parregullt. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Policia ka proceduar dhe ka ndëshkuar disa drejtues mjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi të çmendur, bënin manovra të rrezikshme apo gara në gjendje të dehur.Sipas “bluve” telefonatat e qytetarëve kanë bërë që Policia të reagojë shpejt duke shmangur ngjarje që mund të ishin me pasoja të rënda për jetët e njerëzve. Njoftimi i plotë “Telefonatat që shpëtojnë jetë”! Qytetarët që duan rregull dhe siguri, nuk ngurojnë të japin kontributin e tyre, sa herë konstatojnë paligjshmëri dhe shkelje që cenojnë sigurinë publike dhe atë rrugore, duke telefonuar menjëherë në numrin e emergjencave 112 ose në Komisariatin Dixhital. Shumica e informacioneve…

Lexo më Shumë

Komisioni për financim dhe buxhet sot duhet ta vazhdojë debatin për amendamentet për rishikimin e Buxhetit. Raportohet se janë parashtruar mbi 200 amendamente, nga të cilat 153 nga VMRO-DPMNE-ja. Në Kuvend sot seancë do të mbaj edhe Komisioni Ligjvënës-juridik ku do të debatohet për Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për letërnjoftim, në lexim të parë. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mbërritjen e 18,720 dozave të vaksinës Pfizer sot në Rinas. Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë theksoi se numri i vaksinave të mbërritura në vendin tonë deri më tani është 1,238,790. MESAZHI I RAMËS ✈️ Aeroporti “Nënë Tereza” – 18,720 doza të vaksinës Pfizer mbërritën sot, duke e çuar në 1,238,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri #ShqipëriaBuzëqesh

Lexo më Shumë