Policia vendore e Durrësit dhe specialistë nga njësia e anti-drogës, po zhvillojnë një operacion blic në Portin e Durrësit.
Mësohet se forcat e policisë ko ushtrojnë kontrolle në një kamion të ngarkuar me banane. Dyshohet se në mjet ka sasi lënde narkotike kokainë. Ngarkesa e dyshimtë është konstatuar gjatë kontrollit me skaner në pikën hyrëse të Portit të Durrësit.



