Tre persona janë vënë në pranga në Elbasan për vepra të ndryshme penale, ndërsa një është shpallur në kërkim. ”Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale, shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër. Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun Elbasan, në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin: M. A., 31 vjeç, banues në fshatin Balëz e Poshtme, Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit në pronësi…
Author: almakos
Aplikimet për azil të shtetasve shqiptarë në Bashkimin Europian e të tjera (BE+) gjatë dekadës së fundit kanë qenë shumë të larta në raport me popullsinë e vendit. Sipas shifrave të raportit të fundit vjetor të Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO), nga 2010-a (viti i parë që raportohet) deri në 2020-n, në total ka pasur 207.2 mijë aplikime nga shtetasit shqiptarë për azil në Bashkimin Europian + Zvicrën (nuk përfshihen të dhënat për Mbretërinë e Bashkuar). Numri më i lartë i aplikimeve për azil ishte në 2015-n, me gati 67 mijë persona, duke u përgjysmuar një vit më pas dhe…
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot mbledhje do të mbajë Komisioni i Kuvendit për financim dhe buxhet, ku do të debatohet për rishikimi e Buxhetit për vitin 2021, në lexim të dytë. – Advertisements – Në Kuvendin sot seanca do të mbajnë Komiteti për marrëdhënie midis bashkësive dhe Komisioni për sistemin politik.
Në emisionin “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj, u zhvillua pjesa e 3-të e “Saga e një Dinastie” Qëndrimit ngutës së qeverisë provizore i del përballë qëndrimi këmbëngulës i një opozite patriotësh së vendosur me në krye Bektash bej Cakranin, përfshi edhe disa ministra të tjerë të vetë qeverisë, ku në një memorandum drejtuar asaj, i kërkonte të anulonte konçesionet ndaj të huajve. Po lind në Qeverinë e Vlorës një opozitë nga më të fuqishmet, kemi të bëjmë me një opozitë serioze e cila s`kërkuaka gjëra të erës dhe mërira, por gjëra fondamentale. Siç mësojmë në këtë opozitë qënkan shumë njerëz…
Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 5 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, teksa fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Në 24 orët e fundit janë kryer 3039 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, pesë qytetarë në këto bashki: Nga 1 rast në Tiranë,…
Sot në Bullgari mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, 4 muaj pas zgjedhjeve ku asnjë parti nuk arriti të formonte qeveri. Anketat e fundit nga agjencitë e opinionit publik parashikojnë një garë të ngushtë midis partisë GERB, të udhëhequr nga Bojko Borisov, dhe “Ka një popull të tillë”, nga shoumeni i famshëm dhe prezantuesi televiziv Slavi Trifonov. Presidenti Bullgar Rumen Radev, u bëri thirrje qytetarëve të votojnë masivisht për të fituar qeveri të qëndrueshme, dhe në pyetjen nëse do ta largojë bllokadën ndaj Maqedonisë, ai tha se politika e Bullgarisë ndaj Maqedonisë nuk duhet të varet nga qeveria e re, dhe…
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar 12 raste të reja me COVID-19 nga testimi i 1 mijë e 898 mostrave.Ndërsa, 13 persona janë shëruar nga ky virus. Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 133. Njoftimi i MSH’së: 11 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 919 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të…
Policia Rrugore ka forcuar kontrollet në rrugë, për të ndëshkuar të gjithë drejtuesit e mjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit. Intensifikimi i kontrolleve nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në DVP-të, duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara, ka çuar në pranga 28 drejtues mjetesh, nga të cilët 12 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, që varionte nga 0.60 mg/l deri në 1.22 mg/l, 15 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 1 për falsifikim të certifikatës për errësimin e xhamave të automjetit. NJOFTIMI I…
Nga nesër fillon vaksinimi pa termin i qytetarëve, kundër Kovid 19. Të gjithë ata të cilët duan të vaksinohen, por deri më tash nuk janë paraqitur, mund që pa termin të caktuar paraprakisht t’ju drejtohen pikave të vaksinimit në shtëpitë e shëndetit, spitale apo Poliklinika në qytetet e tyre. Nëpër sallat e sportit nga nesër do të bëhet rivaksinimi i atyre të cilët veçmë kanë pranuar dozën e parë. Në Shkup vaksinim pa termin do të ketë në Poliklinikën Jane Sandanski, Bukuresht dhe Çair, të cilët do punojnë nga ora 7.30 – 19.30 të mbrëmjes. Nga nesër do të hapet…
Aktivitetet për zbatimin e regjistrimit të popullsisë do të intensifikohen gjatë javëve të ardhshme me rishpalljen e thirrjes për angazhimin e regjistruesve dhe instruktorëve rajonal. Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Apostoll Simovski, thotë se pavarësisht shtyrjes së regjistrimit në prill, aktivitetet nuk janë ndaluar kurrë dhe gjithçka do të jetë gati për regjistrimin në terren në muajin shtator. Sipas tij, koha e mbetur për zgjedhjen e regjistruesve dhe vaksinimin e atyre që do ta pranonin këtë mundësi, është e mjaftueshme. Simovski thotë se bëhet përpjekje për zbatimin e regjistrimit të sigurt. – Advertisements – Me Ministrinë e Shëndetësisë jemi…
Nëse Bashkimi Evropian nuk zgjerohet në Ballkanin Perëndimor atëherë në këto rajon dikush tjetër do të shtrij ndikimin, ka deklaruar ambasadori i Sllovenisë në Shkup, Millan Predan duke komentuar kontestin me Bullgarinë e cila ka bllokuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Sipas, tij, kryeministri Janez Jansha ka bërë të qartë me dije se zgjerimi nuk është një çështje teknike, por një çështje e madhe gjeostrategjike për Bashkimin Evropian. “Samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të jetë në thelb ngjarja kryesore gjatë presidencës sonë gjashtëmujore. Ne presim që ky të jetë një samit…
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Kukësit, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit të koduar “Kepi” pas hekurave përfundoi kryeplaku i fshatit Gurë- Kalis, djali dhe vëllai i tij, si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike. Ndërkohë që është proceduar në gjendje të lirë inspektori i pyjeve, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit, M. M., 50 vjeç, kryeplak i fshatit Gurë-Kalis, E. M, 24 vjeç, dhe U. M., 38 vjeç ( person me precedent penal), banues në…

