Dy persona janë vënë në pranga, pasi akuzohen se kanë vjedhur një banesë në Sarandë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfunduan Hile Memehaj, 25 vjeç, banues në Prizren dhe Vangjel Pella 57 vjeç, banues në Sarandë, si dhe u shpallen në kërkim shtetasit Nderim Ndreca 26 vjeç dhe Getoarb Mulliqaj 26 vjeç, të dy banues në Gjakovë, Kosovë. Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë vjedhur në banesën e shtetasit L. P. në lagjen nr. 1, Sarandë, një shumë të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë. Burime për “Balkan Ëeb” bëjnë me dije…
Author: almakos
Gjendja e fëmijëve me probleme me frymëmarrjen në Gjevgjeli është e qëndrueshme, ndërsa pjesë më e madhe e tyre trajtohen në shtëpi. Kështu deklaron për Alsat, drejtoresha e Qendrës Klinike universitare për Fëmijë, Aspasija Sofjanova, e cila me një ekip mjekësh shkuan për të hetuar problemin e shfaqur tek më shumë se 50 fëmijë në rajonin e Gjevgjelisë. Drejtoresha Sofjanova thotë se dyshojnë që bëhet fjalë për sindrom të lartë respirator, por më vonë do të dalin me raport më të detajuar. – Advertisements – Duket se bëhet fjalë për virus respirator sinsicial, i cili zakonisht paraqitet tek fëmijët tek…
Drejtori i Rendit Publik, në Policinë e Shtetit, Albert Dërvishi, nëpërmjet një deklarate për mediat ka treguar të gjitha masat që kanë marrë uniformat blu për sezonin turistik 2021. Sipas Dërvishit, Policia e Shtetit, do të jetë me forcat e saj, në të gjithë territorin bregdetar të vendit, për të garantuar qetësi për pushuesit. Ai tha gjithashtu, se nisma “Bregdeti Ynë” është në fazën e dytë të saj dhe ka si qëllim lirimin e zonave të zëna nga ndërtime pa leje. Sakaq, Dërvishaj, apeloi lokalet që të zbatojnë masat e vendosura nga Komiteti Teknik, duke argumentuar, se muzika ndalohet pas…
Fati i gjykimit për autostradat kineze do të vendoset prej të hënës. Rasti “Trajektorja” u anulua sot për shkak të shkarkimit të gjykatësit Goran Boshevski i cili gjykonte lëndën në fjalë. Këshilli gjyqësor ditë më parë konstatoi se ai ka vepruar në mënyrë joprofesionale. Gjykimi tani pritet të nisë nga e hëna. Për mënyrën se si pa tender është zgjedhur oferta e kompanisë kineze “Sinohidro” akuzohen disa zyrtarë, mes të cilëve ish ministri i transporti Mile Janakieski, ish zv/ kryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish drejtori i Agjencisë për rrugë shtetërore, Lupço Georgievski. Derisa gjykatësi i shkarkuar udhëhiqte rastin, i është…
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e ri ditor me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.438 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 250.658 doza të vaksinës.Deri më sot 63.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Nga 1.353 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.422.Në total numri…
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj iu bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen sa më shumë, pasi sipas tij, çdo vaksinë krijon mbrojtje ndaj varianteve të reja të virusit. Duke folur në rubrikën “Opinion”, në News24, Brataj tha se ka pasur raste të dyshimta të variantit Delta në vendin tonë, por duhet pritur përgjigjja nga laboratorët gjermanë. Ndër të tjera, Brataj deklaroi se me ardhjen e vjeshtës, shifrat e Covid-it do të rriten në vendin tonë, ndaj dhe sipas tij, duhen vaksinuar sidomos moshat e reja, që janë më aktive. Varianti Delta në Shqipëri? Nuk mund të themi me saktësi…
Ankthi, frika dhe sulmet e panikut vazhdojnë të jenë brengë e shumë qytetarëve si pasojë e krizës nga Kovid 19. Disa hulumtime të bëra nga universitete të ndryshme amerikane kanë treguar se kriza me korona virusin ka lënë shumë pasoja në shëndetin mendor të qytetarëve. OBSH ka parashikuar që numri I personave me probleme të shëndetit mendor të rritet për 40%. Sipas OBSH 165 milion njerëz në botë vuajnë nga sëmundje të ndryshme mendore, si depresioni, ankthi, demenca apo harresa si dhe pagjumësia. Për trajtimin e rasteve me pasoja në shëndetin mendor, Kryqi I Kuq I Maqedonisë, me mbështetje të…
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, foli në rubrikën “Opinion”, në News24, për dy ngjarjet e rënda të ndodhura në Durrës, ku një nënë e re humbi jetën pak ditë pas lindjes së fëmijës, dhe një 20-vjeçar mbeti viktimë, pasi i shpërtheu goma e makinës, në gomisterinë ku punonte. Për të dyja rastet pati akuza nga familjarët se ambulanca kishte shkuar me vonesë në vendngjarje, ndërsa mjeku Brataj tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se ambulanca nuk vonohet, përveç rasteve kur ka mbingarkesë. Gjithashtu, Brataj foli dhe për protestën e mjekëve, pas arrestimeve të fundit të…
4,086 qytetarë aplikuan në thirrjen për kuponë në vlerë prej 200 euro, për të pushuar në njërin nga objektet hotelierike në vend. Ndryshe nga viti i kaluar, kur ishin në dispozicion më shumë se 100,000 kuponë, tani ky numër është vetëm 1,250. Ato janë të destinuara për familjet me pagë të ulët, ku të ardhurat totale mujore në familje nuk i kalojnë 30,000 denarë. Ministria e Ekonomisë thotë se duke filluar nga 5 korriku, janë lëshuar 500 kuponët e parë. – Advertisements – Sipas dinamikës, më 12 korrik Komisioni do të përgatisë 500 kuponët e ardhshëm mbi parimin kush vjen…
Ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-komandantëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim nga Specialja. Protesta është organizuar nga Nuredin Gashi, ish-luftëtar i UÇK-së, ndërkaq protestuesit me vete kanë pasur flamujt kombëtar e po ashtu edhe parulla me mbishkrimin “Unë jam veç çlirimtar, kështu më deshi lira”. Protestuesit deklaruan se kërkojnë lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit si dhe i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që të reagojë për ish-komandantët që janë në Hagë. Të tilla protesta në përkrahje të komandantëve të…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto pasditen e sotme nga mbërritja e avionit të parë në aeroportin e Kukësit, ku sot kanë nisur zyrtarisht fluturimet komerciale. Ashtu siç e ka zakoni shqiptar, mysafirët e parë janë pritur me lule dhe karamele nga stafi i aeroportit, teksa siç shihet nga pamjet, kushtet janë të njëjta me ato të Rinasit. “✈️ Me këmbë të mbarë në KukësSot në aeroportin “ZAYED-Flatrat e Veriut”#ShqipëriaeArdhmjaJonë☀️#SkaKohëPërPushim♂️”, shkruan Rama.
Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik në shënimin e 15 vjetorit të themelimit ka njoftuar se vitin akademik 2021/2022 do të nis me drejtime të reja studimore, si Fakultetin e Mjekësisë Dentale dhe Shkollën e Lartë të Mjekësisë. Këto degë studimore do të nisin në objekt të ri në kuadër të kampusit universitar, me laboratorë bashkëkohor dhe kuadër profesional me çka gjeneratave të reja do u ofrohet standard botëror i arsimit në sferën e shëndetësisë. Ky universiteti gjithashtu po punon për kapacitete të reja dhe zgjerim të kampusit duke rrumbullakuar projektin për ndërtimin e konvikt studentor modern për 400 studentë brenda kampusit universitar…

