Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në Bulqizë, ku një 29-vjeçar, për rrethana ende të paqarta, është hedhur nga kati i tretë i banesës.
I riu është pikasur nga banorët e pallatit, të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë.
29-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës, e nga atje, është dërguar për në Spitalin e Traumës në kryeqytet, pasi kishte fraktura të rënda në trup.
Ndërkohë policia e Bulqizës ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarje.



