Arrestohen në flagrancë 7 persona nga Policia e Tiranës, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. M., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike heroinë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z. Z., 27 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. A., 23 vjeç, për veprat penale “Shtyrja e të miturve në krim” dhe ”Vjedhje” e kryer në bashkëpunim, pasi ka shtyrë një shtetas të mitur për të vjedhur një biznes në rrugën “Thoma Koxhaj”.



