Author: almakos

I riu që shihni në foto është 20-vjeçari që humbi jetën sot teksa rroga e një kamioni i shpërtheu në duar, teksa punonte në gomisteri. Rafael Talaj humbi jetën në vendin e tij të punës pas një incidenti që ndodhi gjatë momentit kur frynte gomën. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1 në Kënetë të Durrësit. Sipas dëshmitarëve shpërthimi i gomës ishte shumë i fuqishëm, ndërsa shtuan se ndihma e shpejtë të riut iu dha shumë vonë, duke bërë që ai të ndërronte jetë. Mësohet se i riu kishte kohë që punonte dhe siguronte të ardhurat për…

Lexo më Shumë

Një 43 vjeçar nga Velesi është rasti i katërt i konfirmuar me llojin “Delta” të virusit korona, njoftoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipce. Pacienti është i hospitalizuar në repartin infektiv të Spitalit të Velesit dhe është në gjendje stabile. Nga ky spital njoftojnë se pacienti është i shtruar para shtatë ditësh. – Advertisements – Pacienti është kthyer nga Anglia para dy javësh, ndërkaq është hospitalizuar shtatë ditë më parë në spitalin tonë. Pacienti është me pasqyrë më të lehtë klinike dhe nuk është nën ndihmën e oksigjenit – njoftojnë nga Spitali I Velesit. Edhe katër raste të tjera dyshohen se…

Lexo më Shumë

Një i ri është arrestuar nga policia e Korçës pasi i ka djegur makinën një 32-vjeçareje. Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Andi Gjergji, 31 vjeç, banues në Korçë. Ditën e djeshme, në lagjen nr. 4, Korçë, pranë vendit të quajtur “Ish-Fusha e Druve”, dyshohet se për motive të dobëta, ka djegur me zjarr mjetin tip “Toyota” në pronësi të shtetases S. B., 32 vjeçe, banuese në Korçë.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2873 teste, prej të cilave 16 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19 dhe atë: Tetovë-4, Shkup-3, Strumicë-3, Kumanovë-2, Prilep-1, Ohër-1, Strugë-1 dhe Gostivar-1. – Advertisements – Janë regjistruar dhe katër pacientë të shëruar, ndërkohë që nuk ka asnjë viktimë nga Kovid-19 në 24 orët e fundit.

Lexo më Shumë

Një nga ndalesat e kryebashkiakut Erion Veliaj në Budapest ku u inaugurua busti i Skënderbeut, ishte dhe takimi me komunitetin shqiptar që studion dhe punon atje. Veliaj ka ndarë në rrjete sociale disa nga momentet pikante nga ky takim, teksa i falenderon për mikpritjen. “Sa frymëzim të rinjtë shqiptarë në Budapest – të organizuar, të aftë, mëngëpërveshur në punë, pa komplekse e plot energji pozitive! Shumë faleminderit Ola dhe Desjani të Mon Cheri-së në Budapest, rrjetit shqiptar alla-Starbucks që po shtrihet edhe jashtë vendit, për mikpritjen”, tha Veliaj.

Lexo më Shumë

“Nëse jeni të përfshirë në korrupsion, tani është koha…”, ambasadorja e SHBA reagon pas operacionit të SPAK në Lushnjë: Askush nuk është mbi ligjin Ambasadorja E SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, për veprën penale të korrupsionit. Përmes një reagimi në Tëitter, ambasadorja thekson se tashmë është koha për të ndaluar dhe për të kuptuar se askush nuk është mbi ligjin. MESAZHI I YURI KIM Nëse jeni të përfshirë në korrupsion – pa marrë parasysh sa të fuqishëm mendoni se jeni – tani është koha të konsideroni ndikimin që veprimet tuaja…

Lexo më Shumë

Të tjera detaje dalin në dritë nga arrestimi i kryebashikakut të Lushnjës, Fatos Tushe, i cili dyshohet se ka kryer veprën e korrupsionit.Gazetarja Dorjana Bezat se aktualisht në zyrën e Tushes janë rreth 30 policë që ushtrojnë kontrollet e tyre. Mësohet se ata po verifikojnë dokumentet, ndërkohë që Tushe po merret në pyetje në komisariat. Po ashtu bëhet e ditur se Tushe ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një mbledhje me vartësit e tij dhe sapo ka përfunduar ky takim, në zyrë i zbarkoi policia.

Lexo më Shumë

Dënimi i ish-policit, Zoran Vukotiq për dhunim seksual gjatë luftës në Kosovë, është i pari dënim nga një gjykatë vendase. Rreth 20 mijë gra dhe burra llogaritet të jenë dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë. Nga Deutsche Welle. Gjykata Themelore e Prishtinës e dënoi me dhjetë vjet burgim, serbin Zoran Vukotiq. Ai u dënua nën akuzën për krime lufte kundër popullatës civile, përkatësisht për dhunimin seksual të një gruaje shqiptare nga komuna e Vushtrrisë gjatë luftës së Kosovës. Zoran Vukotiq, ishte akuzuar në muajin mars të vitit 2020 se me 22 maj të vitit 1999 ai bashkë me pjesëtarë të…

Lexo më Shumë

Një 40-vjeçar ka rënë në pranga e policisë së Tiranës, pasi kishte përshtatur një tabachino për shitjen e drogave të forta, kundrejt shumës 3500 lekë të rinj për doze.  Shtetasit K. H., 40 vjeç i janë sekuestruar lëndë narkotike kokainë, një armë zjarri pistoletë, shumat 42.000 lekë të rinj dhe 8730 euro, një automjet, një motomjet dhe 7 aparate celular. Tiranë Finalizohet operacioni policor i koduar “ALLIASI”, pas një hetimi 5-mujor. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për goditjen e veprimtarisë në fushën e narkotikëve. Kishte përshtatur një tabachino…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme (05.07.2021) policia ka privuar nga liria tre persona, A.A. 61 vjeçar, B.A. 22 vjeçar dhe L.A. 21 vjeç që të gjithë nga Shkupi. Pas një bastisje të kryer me urdhër gjyqësor në një shtëpi dhe hapësirë ndihmëse të saj në Hasanbeg, tek 21 vjeçari A.A. nga Shkupi i cili në momentin e bastisjes nuk ka qenë në shtëpi, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e marijuhanës. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Numri i azilkërkuesve në Shqipëri pësoi një rënie të ndjeshme në 2020-ën, që përkoi me periudhën e pandemisë. INSTAT raportoi se në 2020 rezultojnë 2.232 azilkërkues në Shqipëri, duke pësuar rënie me 66,0%, krahasuar me vitin 2019. Azilkërkuesit me origjinë nga Siria dhe Iraku rezultojnë respektivisht 876 dhe 339 azilkërkues, duke zënë 54,4% të azilkërkuesve gjithsej Azilkërkuesit në Shqipëri Azilkërkuesit në Shqipëri, referuar Drejtorisë së Azilit dhe të Huajve, si dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme, rezultojnë 2.232 persona. Duke analizuar vendin e origjinës së azilkërkuesve, kuptojmë se shumicën e rasteve e përbëjnë ata me origjinë nga Siria me 876…

Lexo më Shumë

Mbrojtja dhe të akuzuarit në rastin “Organizatorët e 27 prillit” sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup duhet t’i japin fjalët përfundimtare. Të akuzuar në këtë rast janë ish-kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski, ish-Ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski. Ata akuzohen për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”. Këshilli penal për këtë çështje drejtohet nga gjyqtari Ilija Trpkov, ndërsa prokuroria përfaqësohet nga Vilma Ruskovska. – Advertisements –

Lexo më Shumë