Author: almakos

Gjykata Kushtetuese ka shpallur sot vendimin mbi ligjin për Policinë e Shtetit. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese:Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në seancën plenare publike të datës 01.07.2021 mori në shqyrtim çështjen me kërkues Avokatin e Popullit dhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit, me objekt:– Shfuqizimi i nenit 131 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.– Pezullimi i zbatimit të nenit 131 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të…

Lexo më Shumë

Premtim i ri për ndërtimin e shkollës fillore në lagjen Bardhi. Të paktën, kështu ka paralajmëruar në rrjetet sociale zv/kryeministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Artan Grubi duke shtuar se tashmë është dhënë leja dhe është shpallur tenderi për ndërtim. – Advertisements – Jepet leja për ndërtimin e shkollës fillore në lagjen Bardhi, fshati Bllacë dhe shpallet tenderi për ndërtim. Falënderoj kryetarin e komunës Çuçer Sandevë Jovan Pejkovskin dhe ministren e arsimit Milla Carovska për bashkëpunimin”, tha Artan Grubi, zëvendëskryeministër. Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, nga Ministria e Arsimit kishin deklaruar se gjatë vitit 2020,…

Lexo më Shumë

Mbi 16  mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të mbërrijnë mbrëmjen e kësaj të hëne në vendin tonë. Ministrja Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook, shkruan se lëvrimi i vaksinave COVID po ecën normalisht sipas një kalendari për shpërndarjen e tyre. Postimi i Manastirliut: Mbi 16 mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të mbërrijnë sot në Shqipëri, duke vijuar lëvrimin sipas kalendarit të vaksinave anticovid, për të rritur mbrojtjen e sa më shumë qytetarëve nga #Covid19.

Lexo më Shumë

Pritjet e qytetarëve para sporteleve për të marrë dokumentet personale nuk kanë fund. Qytetarët sot u lejuan që të presin brenda ambienteve të administratës së policisë. Pamjet e dërguara nga qytetarët tregojnë për rrëmujë dhe pritje të gjata. – Advertisements – “Kishim termin në 2 pa një çerek ndërsa turma brenda ka më shumë se 30 vetë, nuk ka as rend e asgjë. Vetëm gënjejnë se gjithçka shkon siç duhet por jo asgjë nuk ka në rregull. Shumë jam i dëshpëruar dhe nuk di si ta përshkruaj. Kot që bëjnë terminë, më mirë të thoshin le të vij kush të…

Lexo më Shumë

Një person ka mbetur i plagosur para pak minutash sot në Sarandë. Ngjarja ndodhi në hyrje të portit, në sy të pushuesve dhe banorëve të zonës. Tre persona ende të paidentifikuar i kanë zënë pritë një automjeti tip ‘Mercedes Benz’ dhe pasi kanë thyer xhamat kanë nxjerrë drejtuesin e mjetit duke e goditur me shkopa bejsbolli. I plagosuri, mësohet se është një 39-vjeçar, është transportuar drejt Spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka rrethuar zonën dhe po kryen veprimet e para hetimore si dhe zbulimin e motiveve të ngjarjes në fjalë.

Lexo më Shumë

Shkarkohet Goran Boshevski – Gjykatës në Gjykatën Penale. Këshilli Gjyqësor me dhjetë vota “për”, vendosi ta shkarkojë Boshevskin. Boshevski është gjykatësi që gjykoi rastin “Trajektorja”, për ndërtimin e autostradave kineze – seksionet Milladinovcë – Shtip dhe Kërçovë – Ohër. Gjykimi filloi më 6 dhjetor 2017. Pas më shumë se tre vjet e gjysmë, nuk ka asnjë aktvendim, kështu që u vjetrua rasti i të arratisurit Nikolla Gruevski, i cili u akuzua së bashku me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, Mile Janakieski, Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i Agjencisë së Rrugëve, Ljupço Georgievski. Këshilli Gjyqësor konstatoi joprofesionalizëm dhe neglizhencë në kryerjen e…

Lexo më Shumë

Divorci është një plagë familjare që bëhet edhe më i vështirë kur partnerët ndahen pa mirëkuptim. Në studion e emisionit “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti, këtë të hënë u trajtua historia e një 26 vjeçarje, nënë e 3 fëmijëve e cila pak muaj më parë është divorcuar nga bashkëshorti emigrant në Itali. Pas ndarjes ish-bashkëshorti i ka kthyer shpinën dhe nuk i jep asnjë ndihmë për rritjen e 3 fëmijëve të mitur të cilët tani kanë gjetur strehë tek shtëpia e gjyshërve nga nëna. Cifti u njoh me shkuesi 8 vite më parë kur vajza ishte vetëm…

Lexo më Shumë

Opozita dhe pushteti në Kuvend arritën marrëveshje që pa procedurë tenderimi me kontratë direkte konzorciumi Bechtel Enka t’i ndërtoj autostradat nga Korridori 8 dhe 10. Propozimi është parashtruar nga një grup i deputetëve dhe ka marrë dritë të gjelbër në Komisionin për Financim dhe Buxhet dhe do të dërgohet për miratim në seancë plenare. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Gruaja që shihni në foto është Klarita Ismalaja, e cila u masakrua sot për vdekje nga bashkëshorti i saj, Artan Ismalaja. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bubq të Krujës, paraditen e sotme rreth orës 10:45, para oborrit të  një magazinë. Gazetari Juljan Shota ka siguruar për ‘BalkanWeb’ foto të 45-vjeçares, e cila u gjet e pajetë brenda makinës në pronësi të burrit të saj. Ndërkohë që ky i fundit kishte tentuar të vetëvritej, duke goditur veten me thikë, ndërsa ndodhet rëndë në spital. Deri më tani nuk dihen rrethanat e krimit në fjalë, ndërsa mësohet se çifti kishte një…

Lexo më Shumë

“Fillimisht mendova se ishin në momente intime, dhe u afrova për t’i larguar, por më pas pash viktimën të mbuluar me gjak, atëherë njoftova policinë” – kështu është shprehur punonjësi i sigurisë në dëshminë e tij për policinë, lidhur me krimin e ndodhur mesditën e sotme në fshatin Bubq të Krujës. Ka qenë pikërisht roja i magazinës që ka njoftuar policinë, pasi ka pikasur makinën tip ‘Ford”, në të cilën 51 vjecari Artan Ismalaja qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, 45-vjecare Klarita. “U afrova për t’i larguar” mësohet të jetë shprehur ai. Ngjarja e rëndë u shënua në…

Lexo më Shumë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka pezulluar nga detyra, me 10 vota pro, prokurorin Edmond Kariqi. Ky i fundit, me funksion drejtor i komanduar në Prokurorinë e Kukësit, u arrestua para disa ditësh në Kavajë, nën akuzën e korrupsionit. Prokurori ishte prej kohësh në përgjim nga SPAK dhe u kap teksa i kërkoi vëllait të një dënuari, shumën e 2 mijë eurove, për të ulur dënimin. Kariqi është dënuar me masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa pezullimi zgjat deri në rënien e shkakut të vendosur. Ndaj vendimit të KLP-së, Kariqi ka të drejtë të bëjë ankimin në Gjykatën Administrative…

Lexo më Shumë