Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, ka dhënë shkaqet qe dërguan në shpërthimin e bombolave të gazit në një hotel të Velipojës, ku mbetën të plagosura rëndë, nëna dhe tre fëmijët. ISHTI sqaron se shpërthimi dhe zjarri ka ndodhur në katin e parë të hotelit tre-katësh, në pjesën jugore të saj, në një ambient të mbyllur që përdorej si magazinë nga familjarët. Në pjesën e jashtme të saj, sipas ISHTI-t, janë gjetur 6 bombola gazi kampingu, me kapacitet 3-5 kg. Më tej sqarohet se bombolat nuk kanë pësuar shpërthim dhe nuk kanë dëmtime në trupin e tyre, por vetëm efekte të…
Author: almakos
Kreu i SPAK, Arben Kraja, gjatë fjalës së tij në konferencën me titull “Sfida dhe lufta ndaj korrupsionit”, tha se koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund. Ai tha se SPAK, edhe në një kohë kaq të shkurtër, ka dhënë rezultatet e para. Kraja e cilësoi risi faktin që SPAK ka kërkuar konfiskimin e pronave dhe parave që rrjedhin nga struktura kriminale. Ai theksoi ndër të tjera, se ndaj tyre, kërkohet të bëhet evidentimi i abuzimeve me fonde publike. Në këtë drejtim, Kraja paralajmëroi se do të ketë shumë shpejt të reja. “Kemi objektiv vendosjen e kontakteve me BE. Është e…
Privohet nga liria 63-vjeçari A.R. nga Shkupi i cili menjëherë është dërguar në vuajtje të dënimit prej 12 vjetëve. A.R. ishte në arrati për rreth 17 vite, megjithatë dje ra në pranga të policisë. – Advertisements – “Më 04.07.2021 rreth orës 18.20 policët nga Kisella Voda dhe Çairi, në rrugën e Lubotenit kanë arrestuar A.R .(63) nga Shkupi, i cili ka qenë në arrati që 17 vjet. Për të ishte shpallur fletarrestim qendror për të mbajtur dënimin me burg prej 12-vjetësh për “prodhim të paautorizuar të drogave narkotike”. Ai është dorëzuar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme, ku më…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shprehet se punësimi i mjekëve specialist në Spitalin Rajonal të Kukësit, ka përmirësuar ndjeshëm shërbimin për banorët e qarkut verilindor. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja sqaron se së shpejti pritet të finalizohet faza e parë e investimit me urgjencën dhe sallat e reja të kirurgjisë, duke vijuar më pas sipas saj, me rehabilitimin e plotë të spitalit. Postimi i plotë: Punësimi i mjekëve specialistë në Spitalin Rajonal të #Kukësit, ka rikthyer e forcuar shërbimin në specialitete të munguara më parë. Mjekët e rinj, dr. Eljona Xhelili, kirurge e përgjithshme, dr.…
Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar 293 gjoba, prej të cilave 117 për tejkalim të shpejtësisë, 32 gjoba për motoçiklistët, 28 për ngasje të makinës pa patentë shoferi. Janë shënuar edhe 56 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 7 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 5 për përdorim të celularit dhe 14 të tjera për parkim të parregullt. – Advertisements –
Furtune ndryshimesh në Policinë e Shtetit. Burime nga Drejtoria e Policisë se Shtetit thonë se janë ndryshuar gjithë drejtorët e qarqeve, përveç Tiranës dhe Gjirokastrës. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se Gjovalin Loka është emëruar drejtor qarku në Elbasan, ndërsa Ferdinant Mara drejtor qarku në Fier. Po ashtu mësohet se Edmont Targaj është emëruar drejtor Qarku në Berat. Mes të tjerash, ndryshimet kanë prekur edhe disa zv.drejtorë.
Në një aksident në rrugën lokale Mudania-Paliouri në pjesën e parë të Hallkidikit në Greqi, humbi jetën një shtetas 22 vjeçar i Republikës së Maqedonisë së Veriut Shkaqet e aksidentit tani për tani janë të panjohura. Ndërkohë që raportohet se në makinë ka qenë edhe një udhëtar tjetër i cili ka marrë lëndime trupore, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. – Advertisements –
Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos sot për prokurorin e Vlorës, Maksim Sota, i cili ndodhet në masën “arrest shtëpie” pasi u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Shpirti”. KLP pritet që të pezullojë Sotën, deri në përfundim të hetimeve, ashtu siç e parashikon ligji. Kujtojmë se prokurori Sota u arrestua pas operacionit ndërkombtar që u shtri në disa shtete, ndërkohë që ai akuzohet për veprën penale ‘shpërdorim detyre’. Në dosjen e Prokurorisë, janë përgjimet e grupeve kriminale, si dhe dëshmitë e të penduarve të drejtësisë, të cilët kanë rrëfyer para autoriteteve italiane fakte e prova që kompromentojnë dhe…
Statuja e heroit tonë kombëtar, Gjergji Kastrioti Skënderbeu vendoset sot në parkun qendror të Budapestit, përballë statujës së bashkëkohësit të tij, heroit të Hungarisë, Janosh Huniadit. Vendosja e bustit është nismë dhe dhuratë e Bashkisë së Tiranës per qytetin e Budapestit. Ashtu siç pati premtuar edhe kryebashkiaku Veliaj, monumenti i Skëndërbeut, vendoset në kryeqytetin e Hungarisë, në shenjë nderimi dhe kujtimi për miqësinë dhe bashkëpunimin që heroi ynë ka pasur me Huniadin, por edhe për miqësinë që vijon mes dy popujve dhe dy kryeqyteteve. “Sapo në Budapest, për vendosjen më në fund të bustit të Skënderbeut në Parkun Qendror –…
Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) sot do të marrë vendim për vendosjen e masave kufizuese lidhur me mbrojtjen e kufijve kundër përhapjes së variantit Delta të koronavirusit, i cili u përhap në Evropë dhe do të vlerësojë nëse testet janë masë reale me të cilën do të mund të mbrohemi. Gjithashtu, prej sot fillon edhe vaksinimi i të punësuarve në shkollat fillore dhe të mesme në shtet. – Advertisements –
Bullgaria vlerëson se Shqipëria i ka përmbushur kriteret për mbajtjen e konferencën së parë ndërqeveritare me BE-në edhe pse vetoja e saj për shkak të kontestit me Maqedoninë e Veriut bllokoi hapin e radhës në integrimin e Tiranës dhe Shkupit. Dy vendet humbën më 22 qershor, për të tretin vit radhazi shansin për tu bërë palë në negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian. – Advertisements – Këtë vit, pavarësisht ndryshimit të qëndrimit nga vende spektike si Holanda, vendimi penalizues për dy shtetet u ndikua nga vetoja e Bullgarisë prej mosmarrëveshjeve kryesisht të identitetit me Shkupin zyrtar. Por Bullgaria, ndërkohë, në…
Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Fier. Gazetari Ervis Kuçi, sjell raporton se aksidenti ka ndodhur në rrugën kryesore të qytetin, në lagjen “Konferenca e Pezës”, në afërsi të shkollës së muzikës. Në aksident, janë përfshirë tre mjete, duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Policia ndodhet në vendngjarje, ku po heton aksidentin, por edhe po orienton trafikun e mjeteve të tjera që janë bllokuar. Ambulanca ka marrë 2 persona që kanë mbetur të lënduar, ndërsa raportohet, se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

