Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka pasur asnjë viktimë nga Covid-19. Ndërsa është shënuar vetëm një person i infektuar. Sa i përket rasteve aktive në të gjithë vendin ato janë 52, ndërsa 4 pacientë ndodhen në njësitë e kujdesit intensiv. Njoftimi i MSH: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Në 24 orët e fundit…
Author: almakos
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, një person ka humbur jetën dhe 9 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid nga 1 871 testime të kryera. Në total numri i rasteve aktive është 160, ndërkaq sot janë shëruar 14 qytetarë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,376.Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.110 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 205.884 doza të vaksinës. Ndërkohë deri më sot 49.207 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Gazetarja Klodiana Lala, ka siguruar për “BalkanWeb”, kërkesën mbrojtëse që Prokurori Maksim Sota, i ka depozituar ditën e sotme Gjykatës së Posaçme. Në këtë kërkesë, Sota, emri i të cilit është i lidhur me operacionin ndërkombëtarë të koduar “Shpirti”, thekson se pretendimet e nxjerra nga i penduari i drejtësisë, Donjol Drolli, se Ilirjan Ducellari, kreu i grupit ku ai bënte pjesë, i kishte siguruar shtëpi me qira, janë të pavërteta. Në kërkesë ai rendit me pika të gjitha faktet që sipas tij, vërtetojnë të kundërtën. Ndër të tjera, Prokurori Sota e cilëson këtë ngatërresë si të qëllimshme dhe për qëllime,…
VMRO DPMNE-ja propozon bashkim të pozicioneve shtetërore në procesin e negociatave me Bullgarinë. Partia opozitare në ditët në vijim në Kuvend do të dërgojë një rezolutë përmes së cilës nga të gjitha partitë do të kërkojnë mbështetje dhe përcaktimin e pozicioneve të shtetit maqedonas lidhur me integrimin evropian. Nga kjo parti thotë se hapin e këtillë e ndërmarrin për ta ruajtur gjuhën, kulturën dhe identitetin maqedonas. – Advertisements – Në Kuvend të hapim debat dhe të ndërtojmë konsensus të gjerë për projekt-rezolutën për vijat e kuqe maqedonase, e cila nëse miratohet në Kuvendin e Maqedonisë do jetë ndihmë jo vetëm…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një servis makinash në Fushë-Prezë të Tiranës. Nga të dhënat e para, raportohet se zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur 3 zjarrfikës. Mësohet se gomisteria është në pronësi të biznesmenit Çim Mema, ndërsa flakët po përparojnë drejt një servisi tjetër aty pranë.Raportimet e para flasin për zjarrvënie të qëllimshme. Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 14:00, në Fushë-Prezë, ka rënë zjarr në një servis makinash, ku ka vetëm dëme materiale. Sherbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor punon për përcaktimin…
Policia e Tiranës bën me dije se 2 administratorë subjektesh që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse janë proceduar penalisht. Po ashtu janë arrestuar edhe 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. “Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë procedimi në gjendje të lirë i shtetasve M. G., 60 vjeçe dhe B. T., 59 vjeç, pasi kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse. Janë arrestuar: D. D., 24 vjeç dhe R. D., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës…
Klinikat dhe Spitalet e vendit janë stabilizuar tërësisht nga gjendja e pandemisë. Hapësirat e tyre janë zbrazur nga pacientët me Kovid, ndërkaq aparatet e frymëmarrjes nuk janë më aparatura më e kërkuar e institucioneve shëndetësore. ALSAT kontaktoi disa nga Klinikat dhe Spitalet të cilat kanë qenë Qendra Kovid. Të gjitha thanë se tanimë janë rikthyer në normalitet. Njëra nga ish Qendrat Kovid është edhe Instituti i Sëmundjeve të mushkërive në vend, i cili trajton rastet e rënda me tuberkulozë. Drejtori i këtij Instituti, Sead Zejnel thotë se në bazë ditore kontrollojnë rreth 20 pacientë me sëmundje respiratore. – Advertisements -…
Pas Vendimit të Gjykatës kushtetuese për antikushtetshmërinë e kalimit të pronësise së truallit të teatrit, nga Ministria e Kulturës të bashkia, të hënën me 5 korrik, Kastriot Tusha dhe Vikena Kamenica do të mbajnë nje koncert ne sheshin para Ministrisë së Brendshme ngjitur me truallin e teatrit. Aleanca për Mbrojtjen e teatrit ju ka bërë një letër publike artistëve që të mos interpretojnë në një skenë krimi. Duke e parë këtë koncert si simbolikë, Aleanca, që ka qëndruar pet tri vite në shesh, ju sjell në vëmendje artistëve se, ata do të vazhdojnë të jenë artistë pavarësisht kush është që…
Në dosjen e SPAK, që gazetarja Klodiana Lala siguron për “BalkanWeb”, janë edhe dëshmitë e dy skafistëve të penduar të drejtësisë për operacionin “Shpirti”, të cilët flasin për lidhjet e dy ish-shoqëruesve të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ish-drejtorit të Bashkisë së Kavajës, Saimir Kurti, me trafikantët e drogës. Dy ish-shoqëruesit e ish-ministrit Saimir Tahiri, Paul Agustin Deda dhe Hekuran Marku, akuzohen sipas SPAK për trafikimin e 1 mijë kg hashash, që rezulton të jetë kapur në Bari të Italisë, ndërsa dy skafistët, që kanë bërë trafikimin e kësaj sasie, Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini, janë ndaluar atje. Sipas…
Një shumë prej 33 mijë dollarësh është sekuestruar sot në aeroportin e Rinasit, ishin të padeklaruara. Shuma e parave ishte e fshehur ë çantën e laptopit të shtetasit turk N. P., 43 vjeç, ndaj të cilit ka nisur procedimi penal. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas në bashkëpunim me shërbimet e Doganës Rinas dhe Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në vijim të kontrolleve të imtësishme, në bazë të analizës së riskut, në hyrje të PKK Rinas, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar të bagazheve, shtetasin turk N. P., 43 vjeç.…
Përzgjedhja e kandidatëve për zgjedhjet lokale të tetorit në koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të nis më 15 qershori ndërsa më 15 gusht do të dihen kandidatët për të gjitha komunat ku do të garojë ky koalicion, transmeton Alsat. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në konferencën e stome për shtyp njoftoi se do të mundohen të bashkëpunojnë me çdo parti, përfshi këtu VMRO-DPMNE-në, LSDM-në dhe partitë rome ose turke. – Advertisements – “Aleanca për Shqiptarët së bashku me Alternativën as që diskutohet se do të ketë bashkëpunime me më shumë parti. Edhe maqedonase edhe…
Zbardhen të tjera detaje mbi ngjarjen tragjike të ndodhur këtë mëngjes në Velipojë, ku katër pjesëtarë të familjes Gjoka u plagosën rëndë nga shpërthimi i bombolave të gazit në hotelin e tyre, të cilin kishin shkuar mbrëmë për ta pastruar. Spitali i djegies në QSUT jep detaje mbi gjendjen e të lënduarve, duke thënë se nëna me tre fëmijët e saj kanë djegie të rënda në trup dhe ndodhen në trajtim intensiv. “Paraditen e sotme pranë Shërbimit të Djegie Plastikës janë paraqitur pacientët A.Gj mosha 40 vjeç, D. Gj mosha 19 vjeç, K. Gj mosha 15 vjeç dhe E. Gj…

