Ministri i shëndetësisë Filipçe përgënjeshtron Avokatin e Popullit Naser Ziberin i cili ditë më parë tha se nëpër burgje ka mungesë të medikamenteve për personat e varur nga lëndët narkotike. Lidhur me mungesën e kuadrit Filipçe tha se mjekët nuk paraqiten në konkurset e Shtëpive të shëndetit për tu punësuar. Zgjidhje për kuadrin premtoi deri në shtator edhe atë nëpërmjet dy skenarëve. – Advertisements – Njëri që të jepet më shumë stimulim financiar për ata mjek që do të punojnë ose të ketë sistem të rotacionit të mjekëve të cilët në çdo moment do të jenë në dispozicion të burgjeve.…
Author: almakos
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka pranuar sot 182.900 doza të vaksinës AstraZeneca, që janë donacion nga Norvegjia. “Kontingjenti i vaksinave nga Norvegjia kanë mbërritur në Kosovë përmes transportit të organizuar nga institucionet e Bashkimit Evropian. Kjo mbështetje nga Qeveria norvegjeze, populli norvegjez dhe institucionet e BE-së kanë një rëndësi të madhe për ne, për të cilën shprehim mirënjohjen tonë”, thuhet në njoftimin e MSH-së. Sipas njoftimit, gjatë pranimit të vaksinave, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka falënderuar Novergjinë për këtë donacion dhe ka thënë se procesi i imunizimit është forma më e mirë për ta mposhtur sëmundjen COVID-19. Ndërkaq,…
Një hetim i nisur që në vitin 2019, më 21 nëntor kur policia e Kukësit çoi në pranga 5 persona, pasi u kapën me një sasi droge në makinë. Nëpërmjet hetimeve, përgjimeve u zbulua se prokurori Edmond Kariqi, drejtues i komanduar i Prokurorisë së Kukësit mori një sasi prej 2 mijë eurosh ryshfet për të pushuar çështjen për një prej të arrestuarve, duke e nxjerrë nga burgu. Ishin përgjimet ndaj familjarëve të Ramadan Dedjas, i arrestuar për drogë që çuan në zbulimin e korrupsionit. Në dosjen e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, jepen detaje nga hetimi dhe një…
Ish-ministri Arben Malaj ka paditur në prokurori një ndërtues në Vlorë. Ngjarja në fjalë ka ndodhur pas një konflikti për përdorimin e ashensorit në pallatin të ndërtuar nga Sulo Shehu në Lugomare në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku Malaj ka në pronësi të tij një apartament, shkruan BW. Në kallëzimin e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala Malaj ka sqaruar të gjithë situatën, ku shpjegon se si nisën debatet mes tij dhe administratorit të pallatit, ku ky i fundit i ka kërkuar një shumë lekësh dy herë për t’u pajisur me chipa për ashensorin.
Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.028 teste të kryera janë regjistruar 6 raste të reja me Covid-19, gjegjësisht nga dy raste në Shkup, Manastir dhe Kërçovë, transmeton Alsat. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë pacient i shëruar, por fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.706 raste, prej të cilëve 150.067 janë shëruar, kurse 5.486 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 153 raste aktive me virusin korona, 65 në Shkup, 17 në Manastir,…
Policia e Tiranës ka ndërmarrë një operacion të koduar ‘Blloku’, ndërsa një shpërndarës droge është arrestuar. Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet M. D., të cilit iu sekuestruan mbi 100 doza lëndë narkotike kokainë. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë pas veprimeve të para hetimore, në banesën e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar shuma prej 6.000.000 të reja, të cilat dyshohet se janë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike kokainë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Një person është mbytur paraditen e sotme ne bregdetin e Velipojës. Viktima është identifikuar si shtetasi Murat Hyseni, 76 vjeç. Ka qenë duke notuar në thellësi dhe dyshohet se ka pësuar infarkt brenda në ujë. Menjëherë pushues të tjerë e kanë nxjerrë në breg ndërsa ka shkuar edhe ambulanca e qendrës shëndetësore të Velipojës, por ka qenë e pamundur për ta rikthyer në jetë pasi i moshuari kishte ndërruar jetë brenda në ujë.
Vihen në pranga një mjek kirurg dhe një mjek anestezist, si dhe një shtetas që iu ka dhënë këtyre dy mjekëve, një shumë parash për të kryer operacionin e djalit. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale paratë që kanë marrë mjekët për kryerjen e operacionit. Strukturat Hetimore të DVP Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, me mbështetjen e forcës së Posaçme “Shqiponjat” të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bisturia”. Në kuadër të operacionit u bë ndalimi për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që…
Ministria e Shëndetësisë njofton se në platformën e internetit për vaksinim janë paraqitur gjithsej 484.220 qytetarë, transmeton Alsat. Gjithsej në vendin tonë janë aplikuar 586.537 doza të vaksinave kundër Covid-19, 227.851 prej të cilëve paraqesin dozën e dytë. Gjatë 24 orëve janë aplikuar gjithsej 13.732 vaksina, 11.299 prej të cilëve janë persona që kanë pranuar dozën e parë. – Advertisements –
Një shtetas egjiptian ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi u kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm. Në kuadër të operacionit policor “Perimetri” u arrestua në flagrancë i shtetasit A. M., 36 vjeç, banues në Aleksandri. Shërbimet e policisë rrugore, kanë kapur në lagjen nr. 2, Pogradec, këtë shtetas, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Hyundai”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 300 euro për secilin, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.
Ministria e Shëndetësisë njofton se nga e hëna do të nis vaksinimi i të gjithë punonjësve në arsimin fillorë dhe të mesëm, transmeton Alsat. Sipas autoriteteve, do të imunizohen të gjithë të punësuarit, përfshi edhe stafin teknik, me çka synohet që viti shkollorë 2021/2022 të nis me prezencë fizike. Nga java e ardhshme pritet që të caktohen termine edhe për punonjësit në arsimin e lartë. – Advertisements –
Tre persona përfunduan në prangat e policisë së Tiranës në një operacion policor të koduar ‘Armatimi’. Nga sa mësohet, Indrit Dumi, Mario Çelmeta dhe Fabion Dumi janë personat që u arrestuan në fshatin Vishnje të armatosur deri në dhëmbë. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Smart” me drejtues shtetasin Fabion Dumi dhe pasagjer shtetasin Mario Çelmeta Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale: 1 armë zjarri mitraloz të lehtë, 2 automatikë, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak, 3 aparate celular. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe automjeti. Shtetasi I. D. i priste 2…

