Author: almakos

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në konferencën e sotme për shtyp tha se koalicioni ASH-AAA kërkon që të ri-vendoset në funksionim sistemi “Mirë se vjen bebe”, transmeton Alsat. Nga ky koalicion pyesin Ministrinë e Shëndetësisë se pse u ndërpre ky projekt. – Advertisements – “6-7 muaj pasi dolëm nga qeveria, ky projekt fatkeqësisht u ndalua. Arsyet nuk dihen. Kemi informata se shumica e prindërve, pasi u lind fëmija tash, sepse nëpër zyra të ndryshme të policisë dhe institucioneve tjera për 2-3 javë mezi sigurojnë certifikatat e lindjes për fëmijët e tyre”, tha mes tjerash Taravari. Ndryshe, projekti “Mirë…

Lexo më Shumë

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Angri Stafuken, i arrestuar me urdhër të prokurorisë, pasi dyshohet të jetë bashkëpunëtor i vendosjes së një sasie eksplozivi në një objekt në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, ngjarje e ndodhur me 19 nëntor të vitit 2020. Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, 21-vjeçari mësohet se i ka mohuar akuzat e ngritura, por pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë, duke e cilësuar të ligjshëm ndalimin e të riut dhe vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me…

Lexo më Shumë

Të tjera detaje tronditëse zbardhen nga shpërthimi i gazit në Velipojë, që plagosi rëndë nënën me tre fëmijët e saj.  Gazetari Senad Nikshiqi sjell pamje të reja në “BalkanWeb”, ku shihen shtatë bombola gazi, të cilat dyshohet se kanë rrjedhur, duke shkaktuar ngjarjen tragjike. Gazetari Nikshiqi thekson se nëna 40-vjeçare, A. Gjoka, ishte zgjuar në mëngjes që të bënte një kafe, dhe pikërisht në këtë çast ka ndodhur edhe shpërthimi. Dyshohet se më parë ka pasur një rrjedhje gazi të bombolave më të vogla, çka ka çuar më pas në shpërthimin e fuqishëm, i cili është dëgjuar në një pjesë…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Fier, ku një e moshuar i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte. Shtetasja 74-vjeçare F. K.,  jetonte e vetme, vuante nga depresioni dhe ishte e sëmurë. Fier/Informacion paraprak Sot rreth orës 06:30, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, dyshohet se në gjendje depresioni është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte, shtetasja F. K., 74 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Të tjera dëshmi të rënda vijnë nga Velipoja, aty ku shpërtheu bombola e gazit, duke plagosur katër anëtarët e familjes Gjoka, pronarë të një hoteli. Miku i familjes Gjoka, 62-vjeçari Zef Zefi, ka treguar për gazetarin e “BalkanWeb” dhe “News24”, Senad Nikshiqi, ngjarjen e rëndë. Ai është shprehur se kishte dalë në mëngjes për të blerë bukë, kur kishte dëgjuar shpërthimin. “Dola per te blere nje buke dhe kur degjova shperthimin. Vij kendej kur shoh tymin. Keto i kam miq se une jam vellai i gruas i pronarit te kesaj nderteses. Kur erdha ketu i gjeta te gjithe ne pishine.…

Lexo më Shumë

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Velipojë, ku ka shpërthyer një bombol gazi në një hotel, duke bërë që zjarri të përfshijë pjesëtarët e familjes, që janë pronarë të këtij biznesi. Siç raporton gazetari Nikshiqi për “BalkanWeb”, nga zjarri janë dëmtuar tre vajza dhe një fëmijë, të cilët kanë pësuar djegie të konsiderueshme dhe ndodhen në gjendje të rëndë. Mësohet se të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ndërsa priten informacione të tjera në vijim mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Lexo më Shumë

Në vendin tonë sot do të kemi mot kryesisht me diell dhe vranësira mesatare, ndërsa do të ketë rritje të theksuar të temperaturave, transmeton Alsat. Përgjatë Vardarit do të fryjë erë veriperëndimore, ndërsa në pjesën perëndimore të vendit do të fryjë erë e lehtë në drejtimin perëndimorë. – Advertisements – Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 8 deri në 19 Gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë 26 deri 35 gradë Celsius. Indeksi UV do të arrijë në 8. Në Shkup mot i ngjashëm, me diell dhe vranësira të lehta deri mesatare si dhe erë veriore. Temperatura minimale…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın ka paralajmëruar se Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë. Në takimin që zhvilloi ai me kryeministrin Edi Rama është përmendur edhe kjo vizitë teksa kanë nisur edhe bisedimet zyrtare për përgatitjet. Ai saktësoi se vizita do të jetë në muajt e ardhshëm, siç shkruan edhe gazeta turke ‘’Daily Sabah’’. Kryeministri Rama e ka vizituar disa herë Turqinë kohët e fundit para dhe pas zgjedhjeve, teksa me qeverinë e Erdogan kanë nënshkruar marrëveshje në disa fusha teksa nuk mund të harrohet ndërtimi i spitalit rajonal të Fierit nga turqit për 3 muaj, para ’25…

Lexo më Shumë

23-vjeçari shqiptar Atilio Drekai i cili u godit me shkopa bejzbolli në Itali ka ndërruar jetë në spital. Mjekët kanë verifikuar vdekjen e trurit dhe ai është shkëputur nga pajisja që e mbante gjallë. Ndërkohë edhe miku i tij italian, Pier Francesco Ferrari është në gjendje të rëndë. Dy të dhunuarit u kapën në pritë nga një grup prej 4-5 vetash në një parking në Mottella, teksa i kishte telefonuar një i njohuri i tyre për ti caktuar vendin e takimit. Dyshohet se shqiptari dhe italiani kanë pasur një mosmarrëveshje me grupin që patën konfliktin për shkak të tregtisë së drogës. Kjo…

Lexo më Shumë

I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” me Nisida Tufën regjizori i njohur Edmond Budina komentoi vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me Teatrin Kombëtar, e cila vendosi të pezullojë punimet për ndërtimin e godinës së re, por të lerë në fuqi shembjen e godinës. Entuziast për vendimin e Ku shtetueses, Budina theksoi se duhet pritur zbardhja e vendimit dhe kjo është kryesorja. “Së pari, amullia krijohet nga ata që e kanë shembur Teatrin. Duhet pritur një herë zbardhja e vendimit dhe kjo është kryesorja. Më duket tepër naive dhe e pamencur reagimi i atyre që thonë ‘kemi…

Lexo më Shumë

Policia ka evidentuar shpejtësi të lartë në Tiranë-Elbasan dhe Fier-Vlorë. Në aksin jugor, ku ndodhi para disa ditësh edhe aksidenti tragjik që shoi familjen Gushi, është kapur një 25-vjeçar i cili ishte me patentë të pezulluar për pije alkoolike, por përdorte një patentë tjetër false angleze. Ai u kap duke vozitur me shpejtësi 136 km/orë.Po ashtu në 24 orët e fundit u arrestuan 14 drejtues mjetesh dhe u pezulluan 66 leje drejtimi. NJOFTIMI NGA POLICIASTOP drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe shpejtësisë vrastare të jetës në rrugë, respektoni rregullat e qarkullimit, për të…

Lexo më Shumë

Sa vjen e ngushtohet koha për ndryshimet në kodin zgjedhor, partitë nuk lëvizin nga qëndrimet e tyre. VMRO DPMNE- kërkon që kryetari i komunës të zgjidhet në raundin e parë. LSDM dhe opozita shqiptare janë pro listave të hapura, ndërsa jozyrtarisht integristët e Ahmetit janë kundër listave të hapura në zgjedhjet lokale të tetorit. Partitë politike deklarativisht mund të japin përkrahjen por kur vjen momenti i diskutimeve ato e kushtëzojnë. Për shembull hapjen e listave zgjedhore e kushtëzojnë me kërkesë të tyre si ndonjë prag apo ndonjë propozim i kushtëzuar për një njësi zgjedhore. Por, ne si parti e themi…

Lexo më Shumë