Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Fier, ku një e moshuar i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte.
Shtetasja 74-vjeçare F. K., jetonte e vetme, vuante nga depresioni dhe ishte e sëmurë.
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 06:30, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, dyshohet se në gjendje depresioni është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte, shtetasja F. K., 74 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



