Author: almakos

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden njoftoi të premten emërimet për disa poste në qeverinë amerikane, përfshirë personin që nëse miratohet në Senat, do të jetë ambasadori i ardhshëm në Kosovë. Bëhet fjalë për diplomatin e karrierës në Departamentin e Shtetit, Jeffrey M. Hovenier, i cili aktualisht shërben si zëvendës ambasador i Shteteve të Bashkuata në Ankara të Turqisë. Nga gushti 2018 deri në korrik 2019 ai ka qenë i ngarkuari me punë në atë ambasadë. Më herët, ai ishte zëvendës shef në detyrë i Misionit dhe ministër këshilltar për Çështjet Politike në Ambasadën amerikane në Berlin të Gjermanisë.Gjermani.…

Lexo më Shumë

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, ka reaguar lidhur me marrjen e masave për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, mjeku ka sjellë në vëmendje rëndësinë dezinfektimeve të ambienteve të ndryshme në Tiranë. Mjeku thekson se me rritjen e temperaturave, institucionet duhet t’i kushtojnë kujdes të veçantë pastrimit të rrugicave e dezinfektimit në mënyrë që të parandalohet përhapja e infeksioneve. Kalo thotë se për aq kohë sa paguan taksat, çdo qytetarë duhet të reagojë për të mbrojtur shëndetin e tij. POSTIMI I PLOTË Kohë kovidiane….3.07.2021….Rikujtesë…”Është koha për punë të mëdha” – E.R……Me marjen e Mandatit të tretë…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme do të kemi mot më të freskët, pjesërisht me vranësira, transmeton Alsat. Në mëngjes dhe rreth mesditës priten reshje të dobëta shiu dhe shtrëngata të rralla. Pasdite pritet të largohen vranësirat. Përgjatë Vardarit do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura do të varojë nga 9 deri në 33 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 7. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, ka paralajmëruar nga qyteti liqenor i Pogradecit se të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje, nuk duhet të flenë të qetë. Ai thekson se i gjithë territori i vendit është i mbushur me ndërtime pa leje, por në deklaratën e tij u bën thirrje që të mos vazhdojnë më tej. “Legalizimi i pallateve të braktisura nga ndërtuesit është një histori suksesi në Tiranë dhe disa qytete të tjera. Për fat të keq në qytete që ne i quajmë të kategorisë 2, procesi ka ecur më ngadalë, kjo sepse kanë më pak kapacitete teknike, megjithëse…

Lexo më Shumë

–Ne, flasim në emër të Austrisë, duam që Bashkimi Evropian të nis bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, mendojmë se tashmë ka vonesa, duhej ta kishim bërë këtë në të kaluarën, kështu u përgjigj në një intervistë për “360 gradë” në Alsat ministri i Punëve të Jashtme në Austri, Alexander Schallenberg. – Advertisements – “Nuk ka rajon më të evropianizuar se Ballkani Perëndimor. Ne, austriakët jemi të lidhur ngushtë- emocionalisht, njerëzisht, ekonomikisht, politikisht. Për ne do të ishte natyrale që t’u kemi juve si partnerë dhe anëtarë të plotë të Bashkimit Evropian”, tha Schallenberg.

Lexo më Shumë

Këtë të premte emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” u transmetua në televizionin News24 me një tjetër format. E gjithë studio zbriti në terren. Elvis Naçi tregon se temperaturat e larta të ditëve të fundit nuk e kanë “penguar” të zbresi në terren për të qenë më pranë familjeve në nevojë dhe sigurisht personazheve të emisionit, të cilët kthehen menjëherë në miq të tij. “Po lodhje ka, vapë e madhe është por njerëzit presin, ata kanë halle kanë problematika. Sot do të jemi në terren bashkë me Fatmën kemi ardhur sot tek një familje e cila ka qenë e pashpresë, jetojnë shumë…

Lexo më Shumë

Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kavajës, pasi akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje”, “Ngacmin seksual” , “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorim droge”. Sipas uniformave blu, në pranga ka rënë i riu K. L., pasi ka detyruar mbesën e tij të mitur 14-vjeçare të konsumoje lëndë narkotike kokainë dhe më pas e ka ngacmuar seksualisht. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin për veprat penale “Dhuna në familje”, “Ngacmin seksual” , “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorim droge” të shtetasit: K. L., 31…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të saj, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ‘Çështjen e Teatrit”. Bardhi theksoi se marrja e këtij vendimi është e shënuar për aktivistët e mbrojtjes së teatrit. Ai tha se për këtë çështje, fjalën e fundit e ka SPAK, e cila sipas numrit 2 të PD, duhet të provojë që koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund. “Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë në Shqipëri. Arroganca, dhuna, paligjshmëria humbën betejën e tyre përballë qëndresës, qytetarisë dhe interesit publik. Partia Demokratike përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetutese për të shpallur si…

Lexo më Shumë

Pas arrestimin e dy ish-punonjësve të policisë, shoqërues të ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në kuadër të operacionit antidrogë “Shpirti”, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha. Berisha ka publikuar në rrjete sociale denoncimin e një qytetari në vitin 2017 për Agustin Dedën dhe Hekuran Markun të akuzuar për plagosje, trafik lëndësh narkotike si dhe të kërkuar nga drejtësia italiane. Sipas denoncimit të bërë publik nga Berisha, Agustin Deda e ka ndërruar emrin në Paul Deda me pretendimin se ka plagosur në një lokal në Tiranë një oficer të gardës. Më tej, Deda akuzohet se ka qenë një person në kërkim për…

Lexo më Shumë

Kuvendi Deputetët i votuan ndryshimet e ligjit për ajër cilësor, shkruan Alsat. Me këto ndryshime parashihet të gjitha komunat do duhet të kenë plane për ajër të pastër. Gjithashtu, komunat do obligohen të hartojnë plane afatshkurta aksionare në periudhat kur niveli i ndotjes së ajrit është i lartë dhe që do duhet të miratohen nga Ministria e Ambientit Jetësor. Planet që do t’i ofrojnë komunat do duhet të përmbajnë masa konkrete obliguese për transportin, industrinë, grupet e brishta, oraret e punës. Nëse komunat nuk i zbatojnë masat, atëherë ato do t’i aktivizojë Qeveria edhe atë jo si rekomandim, siç ishte…

Lexo më Shumë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në Vlorë. Policia njofton se një 60-vjeçar ka plagosur me çifte motrën e tij, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Gazetari Enrik Mehmeti ka bërë të ditur se është plagosur me armë gjahu 66-vjeçarja Bukuroshe Hoxha nga vëllai i saj Seit Danaj. Vlorë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 16:25, në fshatin Bishan, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi S. D., rreth 60 vjeç, ka plagosur me armë gjahu çifte, motrën e tij, shtetasen B. H., rreth 66 vjeçe, e cila është…

Lexo më Shumë

Ndihmës sekretar amerikan i shtetit, Filip Riker në konferencën e sotme për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev ka theksuar përkushtimin e Administratës Biden në luftën kundër korrupsionit, transmeton Alsat. Riker tha se nuk mund të tregojë se kush nga Maqedonia e Veriut do të përfshihet në listën e zezë të SHBA-së. – Advertisements – “Nuk mund të them se kur dhe kush, apo si do të përdoret ky mjet, por është mjet, është një sinjal nga Presidenti dhe Administrata për seriozitetin që kemi për këtë. Keni dëgjuar presidentin Biden që thotë se lufta kundër korrupsionit është në top prioritetet në…

Lexo më Shumë