Author: almakos

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari foli në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço, në News24, për faktin se pjesë e operacionit “Shpirti”, ku u sekuestruan tonelata me drogë, ishin edhe dy ish-shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.Hajdari tha se është shumë shpejt për të thënë nëse dalja e tyre në dosjen e trafikut të drogës Shqipëri-Itali mund të ndikojë tek ish-ministri Tahiri, duke shtuar se duhen pritur provat nga prokuroria, si dhe duhen marrë ata në pyetje. Më tej, ish-prokurori Hajdari paralajmëroi se do të ketë goditje zyrtarësh në vijim dhe një gjë e tillë, sipas tij, do të duket shumë…

Lexo më Shumë

 Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari komentoi në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço, në News24, operacionin e SPAK dhe Antimafias Italiane “Shpirti”, i finalizuar me 38 urdhër-arreste, mes të cilëve edhe prokurorë e zyrtarë të lartë policie. Për ish-prokurorin Hajdari ky operacion tregon se goditja për korrupsionin në vend ka filluar dhe, sipas tij, në muajt në vijim do të kemi të tjera operacione të tilla, që do të godasin zyrtarë të lartë të përfshirë në korrupsion. “Operacion i suksesshëm parë në këndvështrimin që autoritetet italiane besojnë te SPAK. Kjo është arsyeja që ato kanë sjellë materiale të plota, që tregon se…

Lexo më Shumë

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz deklaroi sot se Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimet e tij për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike të rajonit. – Advertisements – Ai në një postim në Twitter ka falënderuar kancelaren gjermane për takimin e sotëm virtual të Procesit të Berlinit. “Faleminderit, Angela Merkel që na priti sot në Samitin virtual të Procesit të Berlinit! Pas COVID, tani është koha për të dhënë: Ne duhet të mbajmë premtimet tona, të mbetemi një partner i besueshëm për rajonin dhe të mbështesim rimëkëmbjen ekonomike”, shkruan Kurz. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka takuar sot…

Lexo më Shumë

Dhjetëra banorë të fshatit Kalivaç në Bashkinë e Memaliajt pretendojnë se toka që ata trashëgojnë prej vitesh po tjetërsohet. Në shenjë proteste banorët bllokuan rrugën kryesore të fshatit dhe akuzojnë se dy hektarë tokë bujqësore shtetërore e shfrytëzuar nga ta si kullotë i ka dalë “pronari” edhe pse sipërfaqja nuk është e ndarë me ligjin 7501. Për tjetërsimin që po i bëhet pronës banorët ngrenë akuza edhe ndaj kreut të zyrës së Kadastrës së Tepelenës. Banorët kërcënojnë me bllokim të aksit nacional Krahës-Memaliaj nëse apelet e tyre nuk merren në konsideratë nga organet shtetërore për t’i dhënë zgjidhje çështjes.

Lexo më Shumë

Prej një muaj vërtitet në dyert e QSUT në kërkim të një medikamenti jetësor që duhet të rimbursohet nga shteti porse ngado ku troket i thonë se ilaçi “Sevelamer” është në mungesë dhe se duhet të presë pa një datë të caktuar. Pacienti quhet Lazer Frroku, një ish-ushtarak i dalë në pension të parakohshëm pasi 5 vite më parë u diagnostikua me insuficencë të thellë renale dhe që atëherë trajtohet me dializë. Në denoncimin e tij 58-vjeçari invalid i grupit të dytë thotë se krahas mungesës së medikamentit që rimburson shteti ka mungesë edhe të medikamenteve alternative me pagesë. Pacienti…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, reagon pas dënimit të parë për dhunë seksuale gjatë luftës të dhënë sot nga Gjykata e Prishtinës. Gjykata dënoi sot me 10 vite burg për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë shtetasin serb, Zoran Vukotiç, ndërsa kryeministri Kurti paralajmëron se nuk mund të kenë amnisti për këtë krim. Reagimi i Kurtit: Dhuna seksuale gjatë viteve 1998 – 99 është përdorur si mjet lufte në vazhdimësi në Kosovë. Mijëra gra e burra, vajza e djem kanë qenë viktima të këtij krimi. Ndërkaq dy dekada pas luftës, as edhe një person nuk është dënuar për një krim…

Lexo më Shumë

Haxhire Gurakuqi, nëna e vetmuar në strehën e të moshuarve i bën thirrje të birit t’i ktheje sytë nga ajo. Konfliktet në familje bënë që Haxhireja të siguronte vetë qiranë, ushqimet e nevojat bazike për 20 vite, ndërsa para 1 viti e më shumë trokiti në derën e një institucioni privat  për të moshuar për të kaluar vitet që i kanë mbetur. Nuk dëshiron të japë shumë detaje, por me fjali të shkurtra thotë se jeta është një luftë e pafituar dhe shpreson që i biri një ditë ta takojë. Gjatë intervistës për emisionin “Jeta pa filtër” i autores Ervisa…

Lexo më Shumë

Biznesmeni Orce Kamçev është rikthyer në burgun hetues të Shutkës, pasi për disa ditë ka qëndruar në Klinikën e Kardiologjisë, pasi ankohej për probleme shëndetësore, shkruan “Fokus”. Ai është shtrirë në spital me 30 qershor pasi ankohej për vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje në kraharorë, transmeton Alsat. Para dy jave, gjykata caktoi paraburgim prej 30 ditëve për Kamçevin në lidhje me lëndën “Parcelat në Vodno”, rast për të cilin gjykimi pritet të nis me 16 korrik. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Askush nuk dëshiron të mbyllë jetën larg njerëzve të familjes, por fatin nuk e kemi gjithmonë në dorë. Emisioni “Jeta pa filtër” i autores Ervisa Lula ka mundur të futet brenda një strehe për të moshuar për të dëgjuar rrëfimet kaq njerëzore e prekëse të Liljanës, Bashkimit e Haxhiresë, secili me një varg vuajtjesh pa fund. Gjendja shëndetësore e ka privuar Liljanën që të vogël nga kënaqësitë e jetës. Me sytë me lot ajo thotë se ku ishte fëmijë rrinte më vete pasi nuk mund të qëndronte dot në këmbë e të luante si gjithë të tjerët, rrëfen merakun për…

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësor me dhjetë vota “pro” shkarkoi gjyqtarin Goran Boshevski, i cili po merrej me rastin e ish-PSP me emrin e koduar “Trajektorja”, në të cilën akuzohet ish-Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski. Këshilli Gjyqësor përcaktoi kryerjen joprofesionale dhe neglizhencë të funksionit gjyqësor. Gjyqtari i shkarkuar nuk do të gjykojë më me vendim, por ka të drejtë të ankohet në Gjykatën e Lartë. Ai gjithashtu është përkohësisht larg kryerjes së funksionit gjyqësor, domethënë derisa vendimi i Këshillit të bëhet përfundimtar. Gjyqi për autostradat kineze, i udhëhequr nga Boshevski, filloi në dhjetor 2017 dhe ende nuk ka përfunduar. Dy vjet…

Lexo më Shumë

Avokati i Popullit reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar dhe pezulluar nenin 131 të ligjit për Policinë e Shtetit, që lidhet me përgjimet. Avokati i Popullit e cilëson vendimin e Kushtetueses një fitore në mbrojtje të qytetarëve nga përgjimet masive pa autorizim. Reagimi i Avokatit të popullit: Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë sot Avokatit të Popullit, pas një kërkese të këtij të fundit për të shfuqizuar disa nene të ligjit të Policisë së Shtetit, që i jepnin kësaj të fundit kompetencë për të kryer përgjime masive ndaj qytetarëve pa një autorizim nga gjykata. Më 18 shkurt…

Lexo më Shumë

Teksa kanë kaluar mbi 24 orë nga ngjarja tronditëse në Velipojë, ku shpërthimi i gazit nga bombolat shkrumboi hotelin e familjes Gjoka në Velipojë, duke plagosur katër pjesëtarë të familjes, gjendja shëndetësore e këtyre të fundit vijon të jetë tejet kritike. Gazetari”, Erjon Skëndaj, ishte sot në ambientet e QSUT, për të mësuar më shumë mbi gjendjen e nënës 40-vjeçare, e cila po lufton me vdekjen, bashkë me tre fëmijët e saj, dy vajzat 30 e 15 vjeçe dhe djalin 12 vjeç. Brenda QSUT ndodhen edhe familjarët e katër të plagosurve, të cilët mbajnë frymën, në pritje të çdo sinjali…

Lexo më Shumë