Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi në oborrin e banesës iu gjet e mbjellë lëndë e dyshuar kanabis.
“Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. Sh., 46 vjeç, banues në Rreth Libofshë, pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”- thuhet në njoftimin e policisë.



