Shqipëria ka arritur në shifrën e 1 milionë vaksinimeve deri më tani. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, me anë të një fotoje në rrjete sociale.
Kujtojmë që procesi i vaksinimit në vend, nën moton “Shqipëria Buzëqesh”, ka nisur që në fillim të janarit. Personat e parë që u vaksinuan ishin punonjësit e personelit mjekësor, për të vijuar më pas me mësuesit, pedagogët, të moshuarit e azileve, të moshuarit plus 85.
Me kalimin e muajve grupmosha vijoi duke u ulur, duke arritur në kategorinë që jemi sot, në ato mbi 40. Aktualisht në vend, po përdoren katër lloje vaksinash, ku mund të përmendim Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Spuntnik V.



