Author: almakos

Sot mbushet një vit nga ndarja nga jeta e nënës së kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama. Ka qenë ky i fundit që ka postuar foto në rrjetin social ‘Facebook’ nga varri i prindërve të tij, duke e shoqëruar me një mesazh prekës.  “Kur vdes babai bëhesh burrë, kur vdes nëna bëhesh fëmijë dhe kur të dy të shohin nga lart, lutesh të jesh i denjë për dashurinë e tyre…,”-shkruan Rama krahas fotove të postuara. Kujtojmë se nëna e kryeministrit ndërroi jetë më 1 gusht të 2020-s, në moshën 82-vjeçare.

Lexo më Shumë

Nisur nga fluksi shumë i madh i mjeteve që qarkullojnë në drejtim të zonave bregdetare dhe konkretisht fluksit shumë të madh brenda qytetit të Vlorës, të cilët qarkullojnë për në drejtim të Himarës, Policia Rrugore vjen me një apel për shoferët. Përmes një njoftimi për mediat, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të shmangin qarkullimin brenda qytetit të Vlorës dhe të përdorin BYPASSI-in duke u futur që në rrethrrotullimin e Nartës. “Njëkohësisht Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të qëndrojnë në radhë ku ka fluks apo…

Lexo më Shumë

Ish-krerët më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vazhdojnë të mbahen në paraburgim në Hagë nën dyshimin për krime lufte. Ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimi janë mbajtur gjashtë seanca përgatitore. Por që deri më tani Prokuroria nuk ia ka dorëzuar mbrojtjes provat aktakuzës me të cilën ata rëndohen. Prokuroria ende nuk e ka njoftuar mbrojtjen as se kush janë dëshmitarët, cili është kredibiliteti i tyre, çfarë dëshmish kanë ata, por nuk ka marrë informacione as për dëshmitarët e mbrojtur. Gjithë këto procedura po i quan të stërzgjatura dhe të panevojshme, avokati Tomë Gashi. Sipas…

Lexo më Shumë

Policia e Fierit ka vënë në pranga 4 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë 18-vjeçarin Xhesildo Dule, banues në Povelçë të Fierit, pasi është kapur nga Forca e Posaçme “Shqiponja” duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan 5 doza kannabis sativa. Ndërkohë, në prangat e policisë së Lushnjës ka rënë dhe shtetasi me inicialet E. H., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin…

Lexo më Shumë

Mbi 428 mijë qytetarë kosovarë janë vaksinuar kundër COVID-19. Teksa Kosova po përballet me rritje të dukshme të rasteve me koronavirus, duke bërë që të rritet numri i vaksinimeve ditore. Në Kosovë tashmë kanë 442 raste aktive. “Nga 3.788 testime, 92 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.657. Në total numri i rasteve aktive është 442”, thuhet në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë. Kështu në 24 orët e fundit janë dhënë 15.221…

Lexo më Shumë

Kreu i AntiTerrorit, Gledis Nano ka treguar detaje nga terreni në lidhje me operacionin e riatdhesimit të 19 shqiptarëve nga një kamp në Siri. Në një prononcim për mediat, Nano tha se janë rreth 30 persona të tjerë në kamp Al Hawl, ndërsa theksoi se pjesa e tyre nuk janë bashkëpunues me strukturat, për të ndihmuar për rikthimin e tyre në atdhe. “Janë rreth 30 persona të tjerë në kamp Al Hawl. Pjesa më e madhe e personave nuk bashkë-punuan. 5 gra dhe 14 fëmijë u riatdhesuan nga Siria në vendin tonë. Sa i takon atyre që kanë ikur për…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me erë të lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor, transmeton Alsat. Temperatura minimale do të lëvizë nga 14 në 23, ndërsa maksimalja nga 35 në 43 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 9. – Advertisements – Në Shkup do të kemi mot me diell dhe shumë të nxehtë me erë të lehtë nga drejtimi jugperëndimorë. Temperatura minimale do të jetë 20, ndërsa maksimalja do të arrijë 42 gradë Celsius. Ditëve në vijim do të vazhdojë periudha e motit të qëndrueshëm dhe shumë të ngrohtë me temperatura mbi…

Lexo më Shumë

Vendi vijon të mbetet në ndikim të motit të nxehtë. Era do të ketë drejtim kryesor veriperëndimin e lehtë dhe në bregdet do të sjellë valëzim të ulët.Temperaturat ashtu sikundër shihen do të pësojnë rënie të lehta, por kjo rënie do të reflektohet më së shumti në termometër sesa do të jetë e ndjeshme në përditshmërinë tonë. Kjo valë nuk do të tërhiqet edhe gjatë fillimit të gushtit.

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi, në një intervistë në Liban ka komentuar operacionin e tretë të riatdhesimit nga kampi i ISIS në Siri. Çuçi thotë se operacioni nuk ka përfunduar ende duhet kryer transporti i 14 fëmijëve dhe 5 grave deri në Tiranë. Ai thotë se ky operacion ishte një përpjekje disa mujore ndërsa shton se riatdhesimet do të vijojnë me operacione të tjera. Çuçi kërkon që të merren të gjitha gratë e fëmijët shqiptarë që po përjetojnë tmerre në kampet siriane. NJOFTIMI NGA MINISTRIA E BRENDSHME Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka folur Beiruti për operacionin e tretë të…

Lexo më Shumë

Një rast kontradiktor ka ndodhur me një grua në Pogradec e cila ka kallëzuar bashkëjetuesin për dhunë psikologjike dhe më pas ka kundërshtuar policët. Fillimisht, ajo pretendonte se ndaj saj ishte ushtruar dhunë dhe policët shoqëruar bashkëjetuesin D.Sh. Në komisariat, E.S, nuk ka pranuar që të ndalohej bashkëjetuesi i saj, madje duke goditur edhe me gurë policët. NJOFTIMI NGA POLICIA Pogradec Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filloi procedimi penal për veprën “Dhuna në familje” për shtetasin D. Sh., 28 vjeç, banues në Pogradec, pas kallëzimit të bërë nga bashkëjetuesja e tij shtetasja E. S.,…

Lexo më Shumë

Një 19-vjeçar është arrestuar pasi i ka vjedhur menaxherit të lokalit një sasi të konsiderueshme parash. Ngjarja ka ndodhur në Himarë ku B.S, punonte në një lokal dhe vodhi menaxherin e tij. Ndërkohë në aksin Sarandë-Borsh është arrestuar një 37-vjecar pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. NJOFTIMI NGA POLICIA Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. S., 19 vjeç, pasi me datë 29.07.2021, i ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash menaxherit të lokalit, ku shtetasi B. S., ishte i punësuar. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor…

Lexo më Shumë