Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi gjatë një telefonate sot i bëri thirrje presidentit iranian Masoud Pezeshkian për “lundrim të lirë dhe të sigurt” në Ngushticën e Hormuzit “pa kosto shtesë” si dhe përpjekje për të bindur grupin Huthi të Jemenit të ushtrojë përmbajtje, transmeton Anadolu.
Ajo theksoi nevojën për të ulur shpejt tensionet aktuale ushtarake dhe për të qetësuar situatën, veçanërisht ndërsa Irani vazhdon bisedimet me vendet përkatëse për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, thuhet në një deklaratë në llogarinë e Takaichit në kompaninë amerikane të mediave sociale X.
“Qëndrimi i Japonisë është që SHBA-ja dhe Irani duhet të zhvillojnë bisedime në përputhje me Memorandumin e Islamabadit dhe të arrijnë marrëveshje përfundimtare në një datë të hershme, përfshirë çështjen bërthamore”, tha Takaichi.
Ajo shprehu pritshmëri të forta se “de-përshkallëzimi i situatës përmes diplomacisë” do të arrihet në një fazë të hershme. Takaichi theksoi se Ngushtica e Hormuzit duhet të mbetet e hapur për “lundrim të lirë dhe të sigurt pa kosto shtesë” dhe bëri thirrje për diskutime me komunitetin ndërkombëtar, përfshirë vendet që përdorin ngushticën.
Kryeministrja japoneze shprehu shqetësim për situatën në Ngushticën Bab el-Mandeb dhe kërkoi përpjekjet për të bindur grupin Huthi që të ushtrojnë përmbajtje. Bab al-Mandeb, i vendosur në Gadishullin Arabik përballë Ngushticës së Hormuzit është hyrja në Detin e Kuq.
Takaichi kërkoi zgjidhje të hershme për rastin e një shtetasi japonez të liruar me kusht në Iran në prill.
Pezeshkian shpjegoi statusin aktual dhe perspektivën e ardhshme të dialogut me Omanin për Ngushticën e Hormuzit. Lidhur me Ngushticën Bab el-Mandeb ai tha se po bëhen përpjekje për të zgjidhur çështjen përmes dialogut, përfshirë edhe Arabinë Saudite.
SHBA-ja dhe Irani nënshkruan memorandum mirëkuptimi më 17 qershor dhe nisën negociatat drejt një marrëveshjeje përfundimtare. Megjithatë, bisedimet më vonë ngecën për shkak të mosmarrëveshjeve mbi garancitë e sigurisë dhe lirinë e lundrimit përmes Hormuzit, një nga rrugët më strategjike në botë për furnizimet dhe tregtinë globale të energjisë.
Më 8-24 korrik, SHBA-ja dhe Irani shkëmbyen sulme ushtarake, ku Washingtonin nisi sulme ndaj objektivave brenda Iranit dhe Teheranit duke u përgjigjur duke goditur ato që i përshkroi si objekte dhe pajisje ushtarake amerikane në disa vende arabe, përfshirë Jordaninë, Bahreinin dhe Kuvajtin.
MARKETING


